Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës se ai po sillet si diktator dhe si autokrat, duke miratuar në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Por Rama tha se po të ishte diktator, atëherë sipas tij opozita jashtë parlamentare s’do kishte shanse që të ulej në tryezë me atë dhe të firmoste një marrëveshje politike.
Kryeministri foli dhe për zgjedhjen e KQZ-së re, teksa tha se i propozoi opozitës që të kishte kryetarë të KQZ-së, Ilir Rusmalin, ish-zv.kryeministrin e Sali Berishës, ndërkohë që sipas tij ky emër është refuzuar nga PD.
Ai u shpreh se as që mund të imagjinohet që PD të propozonte, Erion Braçen për një post të tillë.
“Sa për diktaturën apo diktatorët, jo diktator e autokrat, por sikur thjeshtë dhe vetëm të isha pak sa Saliu, ata që janë jashtë nuk kishin shans që uleshin në tavolinë, të dëgjoheshin dhe të firmosnim marrëveshje. I çuam Ilir Rusmalin për kryetar të KQZ-së dhe këta e refuzuan. Refuzuan zv.kryeministrin e Saliut.
E imagjinoni që të çonin këta Erion Braçen për kryetar të KQZ-së për ne. Këtë do bëj sot, unë do mbyll hundën dhe do votoj ca personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUP-it, se s’jam as diktator dhe as autokrat, se PS e ka në ADN e saj qytetarinë.
Ka ndryshim të madh mes meje, jush dhe atyre jashtë! Nëse më gjeni në historinë e fjalëve të mija, duke iu drejtuar edhe Saliut si kriminel si narkoman, atëherë keni të drejt të thoni që jemi njësojë.
Këto janë rrugaçeri, më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë, por këto fjalë rrugaçësh. Vetëm rrugaçët u dalin në rrugë dhe u thonë të tjerëve fjalën e fundit. Nëse unë do mendoja në atë formë, atëherë do isha njësojë si ju dhe si ata”, tha Rama.
Bravo Ti ke shume te drejte , por democratet jane rugacher dhe ashtu dote ngelen
Keto i ka trguar historia politike ne te gjithe boten dhe jo vetem ne Shqiperin e vogel si nga teritori ashtu edhe nga popullsia
ti diktator e autokrat, jo bre….!
=
Deri tani nuk ka ndonje thashethem qe jane ekzekutuar kundershtare me urdherin tuaj ashtu sic kemi njohuri per Saliun.
Por diktatore nuk jane vetem ata qe te vrasin ne mes te dites si te duan, ata shfaqen ne forma te ndryshme.
=
Disa shprehje te autokracise dhe diktatit tuaj te fuqishem ne nje “demokraci fallco”:
A pyete Parlamentin kur na solle revolucionaret iraniane?
A pyete Parlamentin kur doje te na sillje xhihadistet?
A pyete Parlamentin kur bere Minister te Jashtem nje Koqevar?
Po kur zgjodhe Ilir Meten President?
Per mbetjet toksike, ke po pyet?
–
Me urdher te kujt u futen ne burg ata qe nuk paguanin energjine elektrike .Me urdher te kujt u hodh ne ere Pallati i Bashes por jo i Kocos ne bregdet?
Kush i dorezoi Erdoganit, Turqit “guliniste”, kur kerkuan mbrojte nga persekutimi sipas ligjit nderkombetar te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, si koka e Ali Pashes ne tepsine e Sulltanit?
Me urdher dhe mbeshtetje te kujt pervec teje u shemb Teatri Kombetar (Per dijeni, jemi i vetmi vend ne bote qe nuk kemi nje Teater Kombetar apo Teater ne Pergjithesi) sepse ti dhe miqte e tu jeni te zene me koncensione dhe ndertim pallatesh lluksoze per FRYTET E PEMEVE te Lali Erit.
=
Shembujt jane pa mbarim, ndoshta komentues te tjere do kene me shume…
Zoti Leci, ky nuk eshte as diktator e as autokrat por eshte servil i politikes Amerikane. Dhe si i tille ja kane vene si detyre qe te qendroje edhe per 4 vite te tjera ne qeverisje. Keshtu qe kot hani mut.