Kuvendi i Shqipërisë miraton me 97 vota por, 15 abstenim dhe 5 kundër Kodin e ri Zgjedhor, i cili përfshin një sër ndryshimesh, si heqja e koalicioneve, uljen e pragut zgejdhor në 1% dhe hapjen e listave.
Nga 84 vota që duheshin për të kaluar këto ndryshime, socialistët kanë arritur të sigurojnë 97.
Procesi i votimi është kryer me fletë, proces i nisur që në fillim të seancës, vijon ende ku deputetë hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.
Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë dhe nuk i kanë karta e tyre të votimit elektronik.
Kujtojmë që seanca e sotme ka patur tensione dhe debate të shumta, ku nuk munguan as kërcënimet e Ilir Metës nga Presidenca.