Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Shefi i qeverisë foli edhe për zgjedhjen e KQZ-së re, teksa tha se i propozoi opozitës që të kishte kryetarë të KQZ-së, Ilir Rusmalin, ish-zv.kryeministrin e Sali Berishës, ndërkohë që sipas tij ky emër është refuzuar nga PD.
Ai u shpreh se as që mund të imagjinohet që PD të propozonte, Erion Braçen për një post të tillë.
“Sa për diktaturën apo diktatorët, jo diktator e autokrat, por sikur thjeshtë dhe vetëm të isha pak sa Saliu, ata që janë jashtë nuk kishin shans që uleshin në tavolinë, të dëgjoheshin dhe të firmosnim marrëveshje. I çuam Ilir Rusmalin për kryetar të KQZ-së dhe këta e refuzuan. Refuzuan zv.kryeministrin e Saliut.
E imagjinoni që të çonin këta Erion Braçen për kryetar të KQZ-së për ne. Këtë do bëj sot, unë do mbyll hundën dhe do votoj ca personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUP-it, se s’jam as diktator dhe as autokrat, se PS e ka në ADN e saj qytetarinë.
Ka ndryshim të madh mes meje, jush dhe atyre jashtë! Nëse më gjeni në historinë e fjalëve të mija, duke iu drejtuar edhe Saliut si kriminel si narkoman, atëherë keni të drejt të thoni që jemi njësojë.
Këto janë rrugaçeri, më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë, por këto fjalë rrugaçësh. Vetëm rrugaçët u dalin në rrugë dhe u thonë të tjerëve fjalën e fundit. Nëse unë do mendoja në atë formë, atëherë do isha njësojë si ju dhe si ata.
Ndryshimi i gjuhës time është se gjuha ime u thyen kockat juve, kurse gjuha juaj nuk thyen kocka, gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyen normat elementare të edukatës së jetuar së bashku.
Ilir Rusmali nga kjo salle ka mbajtur gjithmone qendrime politike kundra Partisë Socialiste.
Dhe unë nuk kam asnjë lidhje personale me Ilir Rusmalin.
Tek ai ama vleresoj vetëm 1 gjë!
Edhe ai sa here flet thyen kocka, por kurrë, asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk ka thyer themelin e bashkëjetesës qytetare dhe normat e edukatës së jetesës së përbashkët”, tha Rama.(TemA)
RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN
Opozita e Rugeve OPOZIT mos e quash kure
Bravo Rama.
Rusmaili do I bente gropen ne zgjedhje Lulit Se eshte Miku I topallit e rames e direkt pastaj topalli te merrte Pd e te shpetonte dhe ‘mikun” e saj rama. Katund I Vogel ky yni e nr kohe digjitale gjitjcka merret vesh …Shtetl sipermartje private e 4-5 kriminrleve e qelbesirave??!!!
Bravo per kujtesen, vendosmerine, edukaten, kulturen dhe pergjegjesine qe i ke vene vetes Bile edhe te faleminderit shume qe shikoj nje njeri qe ka punuar aq shume per Shqiperine dhe e ka ndryshuar aq shume ne strukture sa asnje here tjeter, veç asaj qe do te futesh tek njerezit: edukaten dhe kulturen, bashkejetesen dhe mirenjohjen per punet e mira pavaresisht se kush eshte njeri apo tjetri. Kafshet e egra nuk zbuten o Edi Rama, te gjitha, megjithese se nje anglez zbuti dhe gjarperin, por… ne moshen 49 vjeç ai gjarper e hengri dhe vdiq. Prandaj vazhdo se ke njerezit e ndershem i ke me vete qe nga gazetaret e ndershem e deri tek qytetaret qe syte i kane nga Tirana dhe jo tirania qe e kthyen e duan ta kthejne prape Saliu me Ilir Meten. Qytetaria jote eshte shembull per cilindo qe do familjen, qe do shoqerine qe do Shqiperine. Edhe mua me vjen turp kur degjoj ndonje femer ne parlament me ato peshtirje banale , por s’ke ç’i ben: kemi pranuar te jetojme ne liri dhe çthurje, me homofile e heterofile, me femra te ndershme e me bordello. RESPEKT!
O Hanry ti mendon se Celibashi do ta kursej Lulin, do ta marre ne preher. I joti mishin ta ha po kockat ti ruan. Celibashi do ta haje me gjithe kocka. Ku I joti eshte mentalitet diktatoresh. Enveri kur te shpalte armik nuk te reabilitonte kurre. Vazdoni se mire e keni perjashtoni te djathet dhe mbeshtesni te majtet duke kerkuar votat e te djathteve. Vazhdoni se nje m…te madhe do merrni.