Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se më datë 7 tetor do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane.
Në një postim në facebook ambasada bën të ditur se aplikimet do të jenë të hapura deri më 10 nëntorit.
“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)!”- bën me dije ambasada.
Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx
(TemA)