Azerbajxhani dhe Armenia fqinje vazhduan luftime të ashpra rreth rajonit të diskutueshëm Nagorni-Karabah, ndërsa konflikti hyri në ditën e nëntë.
”Armenia po përjeton përplasje të vazhdueshme në rajonin jugor të Nagorni-Karabahut”, theksoi zëdhënësi ushtarak Shushan Stepanyan në një deklaratë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ”forcat armene kishin sulmuar qytetin e dytë më të madh të Azerbajxhanit, Ganja, me raketa të lëshuara nga rajoni veriperëndimor i Berdit”.
Rajoni i diskutueshëm i Nagorni-Karabahut, i konsideruar nga Kombet e Bashkuara si pjesë e Azerbajxhanit me shumicë myslimane, është mbajtur nga forcat e krishtera armene për dekada.
Azerbajxhani dhe Armenia bënë një luftë në terren në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, me një bilanc prej dhjetëra mijëra viktimash.
Përplasjet kanë ngritur shqetësime për një luftë të gjithanshme, me luftëtarët që kërkojnë mbështetje nga fuqitë rajonale Turqia dhe Rusia.
Nagorni Karabahu nuk popullohet nga nje shumice myslimane por popullohet nga armenet qe perbejne shumicen.