Fondi Botëror për Natyrën (WWF) ka nisur një fushatë kundër ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në Shqipëri e Ballkan të titulluar “Urime të gjithë humbësve.”
Nga Nensi Bogdani
Nëpërmjet një njoftim për shtyp organizata mjedisore WWF i bën thirrje të gjithë aktivistëve mjedisorë dhe qytetarëve të interesuar për mbrojtjen e mjedisit për të nënshkruar peticionin në mbështetje të fushatës për të shpëtuar lumenjtë e Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit të Ballkanit nëpërmjet nënshkrimit elektronik në losingrivers.com/alb.
Pavarësisht se energjia që gjenerohet nëpërmjet tyre vjen nga burimet e rinovueshme, HEC-et e vegjël janë cilësuar si të dëmshme për mjedisin ku ata ngrihen, pasi ndotin dhe thajnë lumenjtë.
“Hidrocentralet e vogla nuk janë as efecientë. Në vitin 2018, atyre iu alokuan 70% e subvencioneve shtetërore në Ballkan, por ata gjeneruan vetëm 3.6% të energjisë elektrike”, shkruhet në publikimin për shtyp të Fondit Botëror për Natyrën (WWF).
“Me ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, ne të gjithë bëhemi humbës, humbasim lumenjtë, parqet tona kombëtare, speciet endemike të peshqve, tokën pjellore, vendet e punës, e shumë më tepër”, vijon deklarta për shtyp.
Në Ballkan ka pothuajse 700 hindrocentrale ekzistuese, ku Shqipëria konsiderohet si vendi me dendësinë më të madhe të rajonit për sa i përket ndërtimit të HEC-eve, me 227 të planifikuara dhe 100 të tjera në ndërtim.
Aktivistët dhe shkencëtarët janë të ndërgjegjshëm se përgjatë gjithë këtyre viteve, nëpërmjet tarifave nxitëse, qytetarët u kanë paguar qindra miliona euro investitorëve privatë, ndërkohë që janë humbur lumenj dhe burime natyrore të panumërta.
“Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këto humbje, WWF ka filluar një fushatë në Shqipëri dhe në rajon për të hequr subvencionet shtetërore për hindrocentralet e vegjël, pasi pa to shumica e 2700 projekteve për ndërtimin e HEC-eve të vogla në Ballkan nuk do të ishin fitimprurës dhe rrjedhimisht do të ndaleshin”, përfundon njoftimi për shtyp i organizatës mjedisore WWF.
Keta paguhen per te mos bere asgje asnje zhvillim asnje investim. rraca e paraziteve qe jetojne per helmuar popullin me frikera. Shtremberojne shifrat.
Di njeri te thote qe marrin 70% e subvecioneve (per cfare) dhe prodhojne 3.6%, Po sa duhet te jete?
HEC-et e vogla i kane dhene jete fshatrave se hapen rruget ne zona te braktisura. HEC nuk punon kur ka pak uje, ne vere, ne dimer uji disiplinohet.
Perfitimi ekonomik eshte shume i madh, duhet te behen, te shfrytezohet kjo pasuri qe Shqiperia eshte bekuar.
Më drejt do ishte që të thuhej se sa ishte vlera e subvencioneve dhe sa ajo e përfitimit të energjisë elektrike.
Dihet se fitimi nga HEC-et është i zgjatur në kohë.
Nga ana tjetër, përveç fjalëve të përgjithshme, nuk di asnjë studim që të tregojë raportin dëm/përfitim që sjell në natyrë ndërtimi i një HEC-i.
Me llogjike te thjeshte fshatari o njeri, HEC-et ndertohen mbi lume, i ndryshojne rrjedhen natyrale, ndryshon ekosistemi, ndryshon bukuria, cfare mender studimesh kerkon?
Tani eshte koha e energjise se rinovueshme, energjise diellore, turbinave te eres, iku koha e HEC-eve, po thuaj s’ka ikur koha e injoranteve.
Kjo eshta Vjosa ime(jona).Mos e prekni
Jam i bindur qe kjo fushate vjen nga jashte per disa arsye
Te fitosh pamvarsine energjitike jo te gjitheve u behet qefi
Sidomos kush shet
A e dini ju sa milion euro energji importojme ne vit?
Mbi te gjitha a e dini kujt ja blejme me cilin cmim?
A e dini qe edhe kur shesim ja shesim po atij qe i blejme dhe ai fiton nga ne edhe kur blen?
Mendoni se eshte rastesi qe kta 30 vjet asnje parti qofte ne qeveri apo opozite nuk flet per kete biznes?
Vjosa edhe mua me pelqen i paprekur
Ai buron ne greqi a e dini qe 80% ujit te vjoses ne pjesen greke nuk arrin ne shqiperi por devijohet ne liqenin e janines?
Pra wwf nuk e sheh ralitetin apo eshte qorre
Hecet nuk devijojne lumin devijim quhet ai qe ka bere greqia ai e prish ekosistemin duke e thare shtratin
Pra don wwf nje vjose te virgjer shkoni matane kufirit dhe thyeni priten
Mos ngaterroni prioritet e BE ajo se ka problem se po ndertohen hecet ne vjose problemi i saj eshte kush po i nderton
Psh aeroporti i vlores mos valle be don nje vlore pa aeroport?
Jo ajo nuk don konkurrente te jashtem te saj per keto vepra
Ahere pse vijne po keta te padeshirueshmit ne shqiperi?
Mjafton me pa sa shpejt u pasuruan politikaret tane