Kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) në Turqi, Devlet Bahçeli deklaroi se bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen, raporton Anadolu Agency.
Bahçeli këtë vlerësim e bëri gjatë fjalimit në takimin e grupit parlamentar të partisë së tij MHP, në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në Ankara.
“Propozimet për një zgjidhje përmes mashtrimit të tilla si armëpushimi, dialogu, negociatat, diplomacia për përleshjet Azerbajxhan-Armeni në këtë fazë është kurth, skemë, konfirmim për humbje. Çdo tryezë që do të vendoset pa thyer belin e armikut agresor, pa u konfirmuar politikish suksesi ushtarak do të ishte kompromis. Bandat e armatosura të Armenisë ose do të tërhiqen nga Malësia e Karabakut ose do të shtypen”, tha ai.
Sipas tij, zgjidhja e vetme në Kaukazin Jugor është tërheqja pa justifikim e Armenisë nga tokat turke. “Konfirmimi i sovranitetit të Malësisë së Karabakut është duke vendosur flamurin e Azerbajxhanit. Zgjidhje tjetër nuk ka”, theksoi Bahçeli.
Luftimet në rajonin e Malësisë së Karabakut filluan më 27 shtator kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake, duke shkaktuar edhe viktima.
Gjatë ditëve që nga shpërthimi i konfliktit, forcat e armatosura armene vazhduan të bombardojnë qytete azerbajxhanase duke shënjestuar civilët.
turku eshte armiku numer 1 i paqes ne bote sot . lufte ne 4 anet . do te ja shtypin koken terroristit rexhep . Nagorni Karabak eshte i Armenise . me 100% popullesi Armene , s kosova . Armenia do ta fitoje edhe kete lufte , eshte duke u mbrojtur nga terroristat azeri the terroristat turq .
Mos na beni te qeshim ,jane lajme qe pergatiten ne guzhin duke gatuar,dhe ruset nga ana tjeter me iranin ?Ju lutem mos botoni lajme te kesaj natyre,permblidhuni ne dy rreshta .
Nga tokat azerbaxhanase, jo nga tokat turke.