Koronavirusi vazhdon të përhapet, OBSH: 10% e popullsisë së botës mund të jetë infektuar

5 Tetor 2020, 21:25Bota TEMA

“Vlerësimet tona aktuale na tregojnë se rreth 10 përqind e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me këtë virus”.

Kështu është shprehur kreu i OBSH-së për emergjencat Michael Ryan, në një takim të këshillit ekzekutiv në lidhje me koronavirusin.

Deri më tani infeksionet e konfirmuara janë rreth 35 milionë, por sipas OBSH-së ato mund të jenë 760 milionë, nga 7.6 miliardë e popullsisë.

“Fillon një periudhë e vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, shumica e popullsisë mbetet në rrezik”- paralajmëroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje