Plani i “Microsoft”: 850 milionë euro investim në Greqi

5 Tetor 2020, 17:46Bota TEMA

Microsoft planifikon të realizojë një prej investimeve më të mëdha të huaja në Greqi, një lëvizje për të cilën Athina zyrtare thotë se do t`i japë një shtysë të fortë sipërmarrjes e do të inkurajojë edhe kompani të tjera të mëdha të investojnë në vend.

Projekti i koncernit të njohur është të hedhë së shpejti rreth 850 milionë euro në shtetin helen. Një dhuratë e shumëpritur kjo për qeverinë grekë që lufton prej kohësh me papunësinë në vend. Investimi do të jetë praktikisht më i madh i gjigantit amerikan të teknologjisë përgjatë 28 viteve që operon në Greqi, tha presidenti i Microsoftit, Brad Smith.

Ky vendim sipas tij tregon besim në ekonominë greke, popullin dhe ekzekutivin e “këtij vendi”. Së bashku me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, Smith sqaroi se janë planifikuar edhe trajnime në fushën digjitale për rreth 100.000 punonjës të sektorit publik dhe të atij privat. Kjo është pjesë e marrëveshjes.

Greqia e kishte marrë pjesërisht veten kohët e fundit nga kriza e gjatë ekonomike dhe financiare. Megjithatë, pas shpërthimit të krizës së koronavirusit, papunësia u rrit përsëri: nga 16.4 përqind në fillim të vitit në 18.3 në qershor.

2 komente në “Plani i “Microsoft”: 850 milionë euro investim në Greqi”

  1. n says:

    Pritet qe te hapi 100 mije vende pune. Greqia eshte vend i rrenuar nje here e mire ekonomikisht por te pakten perpiqen deri diku te zhvillojne ekonomine. Bullgaria, Turqia, Kroacia, Serbia po ashtu bejne perpjeket e tyre, sido qe te jete. Shqiperia nderkohe ka per te mbetur republika banane e emigranteve qe mbledhin portokalle ne Greqi dhe lajne plaka ne Itali ose luftojne per azil ne Gjermani, se vendi i tyre ofron si “pjata kryesore” drogen, oligarkine, prostitucionin dhe kontrabanden. A po, dhe vjedhjet e vilave ne Itali nga “skifteret”.

  2. Prostituta Kombetare Sali says:

    Edhe Doktor Mortja dhe PsikoRama duhet te jene te gezuar per popullin e Kalkidhes!
    Kurse Nave Na ecim me kembet tona, te vetmet investime qe lejohen jane ato te bandave politike!
    Rrnoft populli shqiptar!
    Padyshim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje