Lefter Maliqi i vetëofrohet LSI-së, sulmon Ramën: Kryemafiozi iu vërsul Presidentit se po takohet me viktimat e OFL, po i vjen ngordhja. Ky parlament duhet shpërndarë

6 Tetor 2020, 10:00Politika TEMA

Pas miratimit dje në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, deputetit Lefter Maliqi ka dalë më një reagim të fortë sulmues sot në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Rama.

Teksa e lëshon gojën keq ndaj kryeministrit, Maliqi shkruan se dej u vërtetua deklarata e presidentit Meta se Kuvendi është i paligjshëm dhe duhet shpërndarë.

Postimi i plotë:

Kryemafiozi lehi 2 orë në seancë plenare e jashtë saj, duke folur me gjuhën e bandave, të cilat i kanë hipur në qafë në 7 vite e gjysmë.

Për votimin e ‘Kodit Mafioz’, Kryemafiozi arriti të kapte e të nënshtronte disa cironka që aksidentalisht janë në Parlament, dhe i thonë vetes ‘Kap Ça të Kapësh’ (KÇK), se ky rast të erdhi vetëm një herë në jetë.

Kryemafiozi, i pashpresë, pavarësisht metodave mafioze e tinëzare që bën se i genjen mendja se do fitojë 25 Prillin, iu vërsul Presidentit me akuza bajate, kur është ai vetë, i cili ka 8 vjet që qeveris vendin, që ka të gjitha institucionet, pushtetin vendor etj.

Si mund të akuzohet dikush që nuk ka gjë në dorë o i ‘Marrë Fund’; akuzohesh vetëm ti o i Zi, sepse ti e ke qeverinë dhe çdo gjë tjetër të këtij vendi, FATKEQËSISHT.

Paturpësisht i the Presidentit se takohet me viktimat e OFL-së, kur je ti o Kryemafioz që e shpike OFL-në dhe je ti o Kryemafioz që harton listat me emrat që do dhe nuk do tu shkojë ai formular i shkretë.

KUSH duhet të akuzojë KË në këtë rast, o i ‘Sëmurë Mendor’.

PATURPËSISHT deklarove se je ti që vendos se kush do të jenë lojëtarët sulmues dhe kush ato rezervë; po kush je ti o Kryemafioz që të duket vetja pronar i Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Pse nuk i ktheve përgjigje deklaratave të Presidentit për ‘shokun tënd dhe të gjitha palaçollëqet që ke ‘underground’’, por nga frika se ti nxorri të palarat në shesh, u zbythe, dhe nise batutat, me të cilat kujton se do marrësh timonin tjetër, se ai i 2017-ës të ka mbetur në dorë, dhe me të po i bie tepsisë së 2013-ës.

Aktit tënd të fëlliqur, me të cilin bëre nul marrëveshjen konsensuale të 5 Qershorit, që u firmos në ‘Shtëpinë Amerikane’, iu përgjigjën të gjitha selitë diplomatike, duke ta përplasur shuplakën në të gjithë gjatësinë tënde o i ‘Marrë Fund’.

Opozita e Bashkuar PD-LSI, do të të kthejë mbrapshtë 1 milionë shuplakat e 2013-ës, pavarësisht shkopinjve që po mundohesh t’ju vendosësh nën rrota.

O Kryemafioz, që leh pa pushim për këdo, por nuk të kafshon dot, sepse në 25 Prill, ti do kafshosh veten dhe gjithë shpurën e Rilindjes tënde të kriminalizuar dhe korruptuar, dhe nuk do ketë tetanoz që t’ju shpëtojë.

Dje, doli fjala e Presidentit të Republikës që Parlamenti është i paligjshëm dhe duhet shpërndarë.

4 komente në “Lefter Maliqi i vetëofrohet LSI-së, sulmon Ramën: Kryemafiozi iu vërsul Presidentit se po takohet me viktimat e OFL, po i vjen ngordhja. Ky parlament duhet shpërndarë”

  1. fati says:

    Sa mire e ke thene vete se: “Qeni qe leh nuk te ha, po i vjen ngordhja”. Vertete ashtu eshte, e sigurisht e ke thene per vehte se ti po leh, ndersa rama po punon. Ndoshta atij do ti vije ngordhja, por jo nga ti e like hajduti, ndersa ti ne fakt ke ngordhur me kohe. U mundove me pd por nuk te eci, mire ta bene se qeni qe leh nuk te ha, e tani na qenke kthyer nga likja. Me siguri ky do te pranoje se likja pranon cdo lloje zagari, mjafton te lehe.

  2. kasapi says:

    Edhe magjari jem ktu ne Gomsiqe asht me i zgjut si ky budall me emrin Lefter.
    Ky budall sa here ka kercenuhe aq here po don me e tregue veten se asht injorant karierist dhe pis.
    Ju betohem bre burra se tan Gomsiqa nuk ka me e pranue kat budall as per kafe.
    Posht te tan njerzit si magjari Lefter!
    Rrnofte Edi Rama!

  3. todi says:

    I shkreti Lefter spo di ç’të kapi dhe kë të kapi për një çikë deputetllëk…llëk…llëk!!! Këtë herë po mundohet të kapi Liken se Luli e la në baltë!!!

  4. Vlora says:

    Gomar deti, i thonë nga Vlora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje