Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se me shumë mundësi kreu i shtetit do ia kthejë Parlamentit ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor që u miratuan këtë të hënë.
Ndërkaq, Balla ia ktheu që sot përgjigjen e Parlamentit, Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin Opinion, Balla u shpreh se Kuvendi do e rrëzojë dekretin e Presidentit.
Balla: Sjellja e këtij individi s’është sjellja që përcakton Kshtetuta për rolin e presidentit.
Presidenti të marrë nesër në mëngjes ndryshimet që do t;i cojë Kuvendi, dhe ka mundësinë që ti kthejë e s’kam asnjë dyshim që brenda fatit 20 ditor do i kthejë dhe unë po ja them që sapo Kuvendi të informohet shumica parlamentare do ta refuzojë e do e rrëzojë dekretin, e kjo pastaj shkon në 25 prill ku unë jam shumë i sigurtë, që Ilir Meta, një sherrxhi 30 vjecar i kësaj politike do marrë një super ndëshkim bashkë me aleatin e tij të ri Lulzim Basha që tre vite më parë angazhohej se ‘shpk e Ilir Metës do e conte për skrap’”.
Sipas Ballës, “PS do jetë forca e parë politike me më shumë se 74 mandate”, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
A ka marrëveshje të heshtur të socialistëve me Bashën? Çfarë thotë Taulant Balla
A janë këto ndryshime të Kodit Elektoral një marrëveshje e heshtur e socialistëve me kryedemokratin Lulzim Basha? Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist, u pyet drejtpërdrejt nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin Opinion në Tv Klan.
Balla nuk dha një përgjigje të prerë për këtë pyetje direkte, por u shpreh se nuk është në synimin e tyre që të krijojnë sistem bipolar në vend.
Lorenc Vangjeli: A keni një marrëveshje në distancë qoftë të heshtur qoftë pa zë me z.Basha? Sepse mua më ngjan që Kodi i ri Zgjedhor është një lloj përkthimi i marrëveshjes së Majit të 2017. Pra jo koalicionet, PD në të dyja rastet ishte në rrugë, dhe viktima janë të gjitha partitë e tjera. Dhe ju synoni edhe me këtë kod, në distancë ose jo, të instaloni përfundimisht një sistem bipolar në Shqipëri.
Taulant Balla: Bie poshtë sepse ne kemi një prag elektoral shumë të vogël që u mundëson partive të vogla ta kapin atë prag. Nëse Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike është i njëjti Lulzim që ka qenë në 17 Maj i cili ka kërkuar heqjen e koaliconieve, është po ai, padyshim që kjo ka ndodhur. Kjo formë koalicionesh që kemi sot ishte detyrim që buron nga hapja e listave.
Kurva LSI vdiqmbaroi…bashke me Like monike
Hajdute! Krime! Burg!
Eshte plan Gjeniu…te zhdukin meten kurve nga politika…she ta fusion burg..
Leri këto shashka o Taulant!
Pa ju një ? jeni që të gjithë.
Kuptohet që ky dhe këta të tjerët pak më shumë se ju.
Me 74-n na binde.
8 vjet juve s’paskeni fare firo !?
Njerëzit ikin, votues real më pak.
Dhe ajo që konsumohet është vetëm opozita (sado e lodhur që është).
Ku i mësove këto o Taulanti nga LlajBrixhi.
Në shkencat politike në Rumani…
Kaq i squt na dole ti mer dreq.