Kodi Zgjedhor, reagon BE: Keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis! Ndryshimet nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it

5 Tetor 2020, 20:45Politika TEMA

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për miratimin e ndryshimeve të sotme në Kodin Zgjedhor.

Reagimi

Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit.

Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament.

Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet.

Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të mbajnë fokusin te zbatimi i reformave të nevojshme për vendin për të përparuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë reformat e parashikuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kjo do të sillte standarde më të larta të integritetit dhe transparencës në procesin zgjedhor, çka është thelbësore për të ardhmen politike të vendit.

2 komente në “Kodi Zgjedhor, reagon BE: Keqardhje që nuk u arrit asnjë kompromis! Ndryshimet nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”

  1. ERTV says:

    “Qershia mbi tortë” ?
    Vazhdoni tani dëgjoni demagogjjtë e
    Ed Neronit, Saleh godfather-it, LUL Holandezit, Like Floririt, Mona Gjizës Medi Gërdaut…
    Zihuni për 100.000 vende pune në administratë.
    Dhe duroni pordhët e këtyre.

  2. Kim été says:

    Shtetet e fuqishme e njohin më mirë synimin e BE-së për të pushtuar botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje