Koçi: Më 25 prill Fieri do votojë për shpirtin puntor të Qeverisë “Rama”, jo çiftin e kriminal Berisha-Meta

5 Tetor 2020, 17:23Politika TEMA

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, njëherësh kreu i PS Fier ka vijuar takimet intensive me qytetarët dhe strukturat e partisë në kudër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Nga Libofsha e Fierit, zoti Koçi shprehu bindjen se në 25 prill Partia Socialiste do të marrë një mandat të tretë qeverisë dhe se qytetarët do të votojnë këtë forcë politike që është më pranë tyre.

Madje, në statusin e tij në rrjetet sociale, ndërsa ka treguar se ka një ndryshim të madh mes PS dhe opozitës joparlamnetare, zv/ministri Koçi theksoi se çiftin e kriminelëve Berisha-Meta nuk e voton njeri.

Ja postimi i plotë i kreut të PS Fier, Petro Koçi:

Jam i bindur se Libofsha do i japë nje mandat te ri shpirtit punëtor te Qeverise Rama. Ajo mbetet e vendosur kundër çiftit kriminal Berisha Meta.

Libofsha nuk është vetëm hambar votash, ajo është hambar dashurie, dhembshurie dhe mirësie te pafund, ashtu si është edhe shpirti njerëzor i  Partisë Socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje