Ilir Kulla qep gojën për aferën që iu zbulua në Itali: Thoni çfarë të doni, unë nuk flas

5 Tetor 2020, 18:22Politika TEMA
Ilir Kulla qep gojën për aferën që iu zbulua në Itali:

Ilir Kulla me Berishen

Ilir Kulla, i ftuar në Top Channel, nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi se qendron pas lajmit të rremë për ardhjen e mbetjeve toskike nga Italia në Shqipëri, me qëllim nxitjen e revoltave në Shqipëri për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti, gjë që u vërtetua pas hetimeve të drejtësisë italiane.

Kulla tha se do të lejojë njerëzit të flasin, ndërsa ai vetë do të qëndrojë në heshtje.

Denis Dyrnjaja: Dëshiroja t’ju bëja disa pyetje të shpejta, në lidhje me lakimin e emrit tuaj ku ju jeni përfshirë në një lajm të rremë, në raport me lëndë toksike që kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2017,a mund të më thoni ç’është kjo çështje?

Ilir Kulla: Unë do të vazhdoj të qëndroj larg reagimeve. Unë nuk mund të ndaloj njerëzit të flasin për mua, as e pretendoj një gjë të tillë. Ju falenderoj që ndryshe nga kolegët tuaj, të cilët kanë shkruar shumë për mua për të marrë opinionin tim, nuk kam ç’të them.

Denis Dyrnjaja: Kjo është një çështje spekulative, sipas jush?

Ilir Kulla: Nuk kam asnjë koment. Unë do të lejoj të gjithë të thonë çfarë të duan, sepse nuk dëshiroj të bëhem pjesë e maskaradës së politikës.

Denis Dyrnjaja: Është një lojë politike, ku ju po përfshiheni rastësisht?

Ilir Kulla: Unë kam shumë kohë që jam në këtë që ju mund ta quani treg politik, mediatik e tjerë. Kur hapen mediat me një sensacion shumë të madh se unë jam mik i Sali Berishës. Unë kam qenë mik me të gjithë, përveç Sali Berishës, me të cilin nuk kam punuar asnjëherë dhe nuk kam qenë mik asnjëherë. Unë nuk do të hyj të bëj me asnjërin as replikë apo koment.

Denis Dyrnjaja: Ky është një interpretim politik, miku i Sali Berishës, Ilir Metës, miku i Edi Ramës diçka tjetër. Po në raport me atë dokument që ka dalë nga ministria?

Ilir Kulla: Shiko i nderuar, unë nuk kam ndërmend të komentoj asgjë. Para disa ditësh vdiq një shkrimtare shumë e nderuar për fëmijë, në moshën 76-vjeç, Shpresa Vreto. E mbaj mend Shpresën kur ishte lufta e Kosovës dhe mbante në shtëpi një djalë të vogël nga Gjakova që kishte humbur të gjithë familjen që quhej Dreni. Kur e takova, iu prezantova dhe ishte i vetmi njeri që nuk më pyeti çfarë e kisha Nehat Kullën apo Pëllumb Kullën.

Denis Dyrnjaja: Ju jeni i hapur nëse kjo çështje hetohet?

Ilir Kulla: Unë nuk kam çfarë të hapem apo të mbyllem. Nëse dikush mendon se kam bërë një gjë, duhet të më thotë mua ke bërë këtë gjë.

19 komente në “Ilir Kulla qep gojën për aferën që iu zbulua në Itali: Thoni çfarë të doni, unë nuk flas”

  1. vlora says:

    Fajtor eshte prokurori Olsian Cela qe qahet neper forume per krimin ne shqiperi dhe nuk e theret kete birbo te japi sqarime.Lajmi nuk doli nga shqiperia po erdhi ne shqiperi dhe ky ka detyrim ta sqaroj se paguhet nga leket tona si keshilltar i presidentit dhe vet presidenti duhet te distancohet

  2. kujtimi says:

    Nuk e dime po prokurori i pergjithshem a thua do ta hapi gojen apo ja kane mbyllur me ndonje dore evrosh?

  3. armand says:

    Raporti i policise italiane te akuzon o Ilir dhe jo kundershtari politik.
    E dhjeve fare kur permende DIA-n dhe prokurorin e antimafjes italiane. Ti e bere qe historia te ishte me e besueshme por harrove qe me institucionet e vendeve serioze s’mund te luash sic luani me ato te Shqiperise. Te mbeti dopio 6 ne dore Like prandaj flet si kodra mbas bregut pa lidhje fare. Te pakten tregohu burre dhe pranoje dhe mos vrapo te thuash qe s’je mik me Berishen se vetem tregon friken qe ke prej tij.

  4. Edge kriminelat e njohur si Salih brrisha heshtin,
    per shume krime e afera,
    presidenti heshte per Vilat e Pasurine ,
    bytheci basha pashtu, – e heshtja nuk i shpetone haha ???
    por nji dite do behen te flasin ?

  5. violina says:

    Oh sa fytyra te bukura qe jane..Per shtrigat e Salemit”’

  6. ROK CUBI says:

    Ky eshte i ndershem,mos i bini ne qafe,i ka ngjare shefit

    1. Nevrikari says:

      Je i madh????

  7. il says:

    Kodi i mafies.
    Heshtja.
    (Iku ky).

  8. Ceni says:

    Cfare te thote mavria, eshte i dhjere. Ben pjese ne stanin mafioz te Likes, i ka qejf punet e pista.

  9. Altin says:

    Ja dha mesazhin Mafies. Nuk e hap gojen. ….. Ku eshte prokurori? Po operohet me kodin e Mafies hapur dhe prokuroria nuk nderhyn. Shtet m…

  10. Hydajeti says:

    Shum shpejt do vihet ne dispozicion te drejtesise italuane, s’ka ku je te semes te shkoje me shume se tek vila ne lalez e kryehajdutit eprorit tije. Ky do thirret nen akuzen e te berit terror ne organizate terroriste. Ky dhe dy te tjere ne presidence kane bere punen e transportuesit te vlerave monetare te jashteligjeshme te presidentit. Ilir Meta ka perdorur stilin e berishes, ku i perdor sa i perdor njerezit pastaj fillon eleminimin per zhdukjen e gjurmeve. Kane gjynahe te medhaja jarshi popullit.

  11. kola says:

    Po i thote mandatoreve te tij Metes dhe Berishes qe nuk e hap gojen. Qe sido qe te vijne punet ai nuk tregon intrigen e Berishes dhe Metes per te destabilizuarvendin. Bravo ilir keshtu flet nje trafikant nga shijaku

  12. Loku says:

    Te flase ne prokurori. Burra te ndyre.
    Shpifes ordiner.

  13. Kastrioti says:

    E çuditeshme por e vertete qe; tenxherja ka kapakun e saj. Shikojini te dy fytyrat, dy fytyra te frikeshme dhe te neveriteshme. Zoti tha me goje se, per te dalluar njeriun e mire nga i keqi, do ti bente me shenje, dhe ashtu beri. Shikoni fytyren e berishes e ka ne balle dhe ne sy, te shkruar se sa bandit eshte. Shikoni kullen, ku nngjasia e fytyres me berishen nuk ndryshon, duke i pare surratin ketyre i lexon shpirtin. I pari berisha, qe prej vitesh duhej perballur me drejtesine, i dyti kulla, njeri qe paguan per shantazhe kundra vendit te tije. Ky i fundit do te perballet me drejtesi italiane me patjeter. Nuk mund ta mbroje as meta e as berisha, keta vetem mund ta ndihmojne me cigare ne burg vetem kaq.

  14. Ramo Mezini says:

    EVROPA I MORI SHQIPERIS TE GJITHA PASURIT NGA FLORIRI I PASTER NE KALLEPE TE BURIMET NENTOKE,, I MORI FUQIN PUNETORE E PRODUKTET BLEGTORALE.I SHPERFYTYROI VIRTYTET E LARTA QE KRENOHEJ SHQIPETARI, PER KETO E PLOT TE TJERA DONTE TI JEPTE SHQIPERIS PLEHERAT DHE NJE CENTRAL BERTHAMOR NE VLORE. AI CENTRAL DO E BENTE VLOREN TE PA BANUSHME NGA MBETURINAT KIMIKE BERTHAMORE QE DO DILNIN NGA FABRIKA. JO VETEM ARMIQT E BRENDHEM QE KANE DASHUR E DUAN TA VRASIN E SHKATERROJNE VLOREN POR EDHE SHETET ARMIQ TE SHQIPERIS PIKSYNIMIN E KANE TE VLORA. ARMIQT E JASHTEM DHE TE BRENDSHEM TE SHQIPERIS BEJNE DETYREN QE LUFTOJNE VLOREN PO ATA QE I THONE VEHTES PATRIOTA PSE HESHTIN DHE MBESHTESIN ARMIQT? BILES EDHE I ZGJEDHIN E VOTOJNE.

  15. Plugu says:

    Shikoni ça fytyre ka Ilir Kulla si bytha e lopes.

  16. Mario says:

    Sa turp ne Shqiperi.Nga Italia Senatorin ne fjale dhe te tjere jane ne Burg,ne Shqiperi Prokuroria e Re ne thonjza,buk ka guximin ta marre ne pyetje per nje veper te faktuar me prova,dhe pse,sepse eshte ndihmesi i presidentit.Vetem ne Shqiperi ndodhin keto historira,te gjithe e kuptojne qe Ligjin e ben Meta -Berisha dhe tani me kete Drejtesine e re .Te rrofte or Edi se vetem per Lloqe je,duhesh direkt ti denoncoje ne Prokurori dhe te denohen se per pak desh te morren zvarr per Plehnat,dhe ti rri dhe qesh.Me duket se edhe ti nuk mbush mire Edo,te erdhi veza tek dora dhe nuk di ta perdoresh per ti marr para Armiqte e tu.Va Fanqulo tutti,te gjithe nje Mut jeni,Zoti ju pafte Keq dhe me Keq.

  17. Demokrati says:

    Fytyra kriminelesh………vaj medet per kete vend

  18. Ilir me vjen keq per ty qe te ka ikur zeri , po kujdes dhe me figuren , mos para pi kafe ku ke pire deri tani !
    Je perdorur keq , po keq fare ama .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje