Deputeti Kostaq Papa ka propozuar një ligj me një nen, miratimi i të cilit, sipas tij, shpëton Shqipërinë nga rreziku i shitjes së detit nga tradhtaret shqiptarë te vendet fqinje.
Një dekadë më parë, një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive në detin Jon u prish pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare e shpalli atë antikushtetuese dhe cenuese për integritetin territorial të vendit.
Një dekadë më vonë, kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet çështje e pazgjidhur dhe burim i vazhdueshëm tensioni mes dy vendeve.
Por deputeti Kostaq Papa, i cili kishte numrin 46 në listën e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë ku zgjidhen gjithsej 34 deputetë, thotë se e ka gjetur zgjidhjen e problemit të detit me Greqinë duke propozuar një ligj me dy nene.
Neni i parë i projektligjit “shpallje si det historik të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Papasës”, thotë: “Deti i Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Palasës, përmnush kushtet e detit historic dhe shpallet Det Historik”. [SIC]
Neni i dytë thotë: “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”.
Papa, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut pak kohë më parë me një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në të cilin e përshkroi veten me jo shumë modesti si mbështetës i kauzës së barazisë gjinore sepse ai vetë në rini kishte qerasur shoqet me pije të shtrenjta, e argumenton propozimin me dëshirën se një shpallje e tillë e detit në fjalë si Det Historik, do të eliminojë rrezikun që tradhtaret ta shesin detin te “vendet fqinje”.
“Projektligji synon të mbyllë spekulimet n ë lidhje me problemet që janë shfaqur nga kërkesa e shtetit fqinj për delimitimin e ujërave detare dhe shtrirjen 12 milje të kufirit detar në Detin Jon,” thuhet në relacionin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë. [Link]
“Në këto hapësira ujore detare shqiptare kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme historike botërore, rajonale e kombëtare,” vijon më tej argumentimi, para se të rendisë një numër ngjarjesh, të cilave propozuesi iu është referuar në tërësi si “historike”, të tilla si zbarkimi i Eneas dhe luftëtarëve të mbijetuar të Trojës në Butrint para se të vijonin udhëtimin epik për themelimin e Romës, zbarkimi i Jul Cezarit në Palasë gjatë luftërave civile, betejat e Karl Anzhuinit apo betejat me “piratin e detit Haxhi Dauti”.
Sipas Papës, “ky projektligj mbyll përfundimisht mundësinë e matjeve të gabuara e me shumë përthyerje në detin e Gjirit të Sarandës dhe çon vijën e ujërave tona në koordinatat e duhura”.
Kostaq Papa zëvendësoi deputetin Sali Berisha në maj 2019 pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga Kuvendi i Shqipërisë bashkë me deputetët e tjerë të opozitës.
Enver cohu se njerezit qe kaliti partia jane kthyer ne demokrate….
Sa per punen e Eneas se erdhi ne Butrint para se te shkonte ne Rome jane perralla dhe jo fakte historike.Ducja e kishte urdheruar arkeologun Ugolini qe te fabrikonte fakte te tilla per te pushtuar vende te ish Perandorise Romake te lindjes.Vete UGOLINI e deklaroi kete mbas disa vjetesh.Gjiri i Sarandes eshte historik por per histori jo per legjenda. Kur te behet historikisht e pranuar lufta e Trojes ahere dakort,shtohet dhe ky argument.
Po kaq budallenje qenka kjo klase politike ku propozohet nje nen qe ka qene i pa diskutueshem nga sistemi komuniste qe lam .Pse nuk ngul kembe, ky zevendesi i Berishes ,kush i cvleftesoje ligjet e me parshme per detin teritorjal dhe gjiret e mbyllura qe ky na dalka shpetimtar .
Ka vetem nje veprim qe e kam shprehur me pare .Hapni gjyqin per komisjonin e ngritur nga Berisha per marveshjen e detit ne 2009 me Greqine . Aty do te mesoni cmendurite e Berishesh e te grupit negocjator .
e pse te mos rivotohet ligji i para 90?
Perse i tallni keta te shkrete. Me te tille deputete miratuat kodin zgjedhor diten e sotme. Apo kur ju duhen jane te mire, kur mbaroni pune kane injorante.
nr: 1 M.Q.S. deti Jon quhet jon dmth yni. Eshte i joni.
(Per Adriatikun mqs squhet Jon diskutimet jane te hapura)
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit si koment.
Bravo burrë i mençur po kujt ja thua.Eshte shumë e vështire te gjesh njerëz të mençur se mençuria në fund të fundit është dhunti por e keqa jonë është se ne nuk i kuptojmë njerzit e mençur dhe kur i thonë mendimet e sakta dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Ky është për president
Per te qene propozim shume i pranueshem mos ia thoni emrin dhe as profesionin.
Biles te mos thuhet fare qe eshte deputet.
Thjesht te thuhet : “Propozim i Papes”….
Mirepo ka rrezik qe njerezia te vere ne dyshim gjendjen mendore te Papa Franceskut… ?
Te gjithe keshtu jane keta te PD-ke,budallenj.Opo nuk ka nje te mençem,por te gjithe gomar Narte.Prandaj shkon rrukullim e shkreta shqiperi.
Mire se ne e shpallim det historik, po pala greke a e pranon? Mund te thote: pjesen tuaj shpalleni si te doni, por une dua pjesen time (ate qe pretendon).
Eshte miratuar ne OKB ne vitin 1976. Grekirit e dinin por qe te hynim ne ne rinegocjata nxiten Sali kriminelin dhe tradhetarin te cfuqizonte ligjet e me parshme .Parlamenti yne ,me gomer veshgjate ,ne 2008 i miratoje propozimet e Qeverise kriminale te Pd qe shfuqizohen ligjet dhe amendamentet e para ku deti yne i brendshem dhe gjiret te jene te hapura .Nuk di si Kushtetuesja e 2009 nuk e futi me burge kete hale qe po na qelb edhe sot .
Ç’ti komentosh ketij te gjorit . Gjynah per familjen dhe lum partia qe e ka . Ehee…….. Deputet vllai ! Perfaqeson popullin demokrat ne parlament.