Ndryshe nga Meta e LSI, Basha e PD e marrin "lehtë" ndryshimin në Kod: Fitojmë me çdo lloj sistemi! Berisha e mundi Nanon pavarësisht “Dushkut”

5 Tetor 2020, 22:46Politika TEMA

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ndonëse akuzon kryeministrin Edi Rama për miratimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor, shprehet i bindur në fitoren e zgjedhjeve të 2021 me çdo lloj sistemi.

Bylykbashi tha në emisionin “Open” se Rama ndryshoi rregullat e garës, ndonëse Komisioni i Venecias thotë se ndryshime të tilla nuk duhet të bëhen nëse ka kaluar një vit nga data e zgjedhjeve.

“Sido që ta bëjë sistemin zgjedhor ne do t’i fitojmë zgjedhjet në 2021. Ne përgatitemi për të hyrë në zgjedhje për të fituar zgjedhjet me çfarëdo lloj sistemi.

Sali Berisha fitoi zgjedhjet me sistemin që i jepte “Dushkun” Fatos Nanos.

Po thoni që Edi Rama është bandit, por fajin nuk e ka Edi Rama.

Kush është diferenca mes banditit dhe policisë, banditi e ka armën për të vrarë, polici për të zbatuar ligjin.

Ajo që po them, ka ndryshuar rregullin themelor për garën zgjedhore. Qëllimi i Këshillit Politik është të arrijë standarte ndërkombëtare duke miratuar drafte ligjesh me konsensus.

Komisioni i Venecias thotë që rregullat nuk ndryshojnë një vit para zgjedhjes”, u shpreh Bylykbashi.

1 komente në “Ndryshe nga Meta e LSI, Basha e PD e marrin “lehtë” ndryshimin në Kod: Fitojmë me çdo lloj sistemi! Berisha e mundi Nanon pavarësisht “Dushkut””

  1. Iii says:

    Por Venecia nuk thote ik nga Parlamenti se e ben opoziten me mire jashte parlamentit! Vertet nuk e kuptoj pse iket nga Parlamenti dhe Bashkite e çfare fituat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje