Rama flet për PPP-të: Pa ato investime lindjet e nënave do të bëheshin me pinca të dashurisë shqiptaro-kineze. Kemi kaluar nga kushte kafshërie në kushte njerëzie

6 Tetor 2020, 14:17Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë një kuminiki me gazetarët foli për PPP-të.

Rama u shpreh se “nëse s’do të kishim këto investime nuk do ti jepnim ato shërbime,  sot do të kishim një situatë si dje, ku lindjet e nënave të reja do të vazhdonin të bëheshin me pinca të dashurisë shqiptaro-kineze.”

“Sa i përket PPP, unë ju ftoj ta kuptoni që ato janë investime të privatëve që shlyhen pjesë-pjesë nga shteti. Nuk janë para të shtetit që i jepen privatit.

Nëse nuk do të kishim këto investime nuk do ti jepnim ato shërbime. Sot do të kishim një situatë si dje, ku lindjet e nënave të reja do të vazhdonin të bëheshin me pinca të dashurisë shqiptaro-kineze. Pra kemi kaluar nga kushte kafshërie në kushte njerëzie.

Ka spitale që kanë akoma nevojë për ndryshime. Kemi nevojë për spitale të reja, por për herë të parë po ndërtohen spitale në Shqipëri. Sa i përket shëndetësisë në 7 vjet ne kemi bërë ca nuk është…vini vite sa të doni, 30-40-50-100 vjet sa të doni”, deklaroi Rama.

 

4 komente në “Rama flet për PPP-të: Pa ato investime lindjet e nënave do të bëheshin me pinca të dashurisë shqiptaro-kineze. Kemi kaluar nga kushte kafshërie në kushte njerëzie”

  1. Dr Prof Kalec Dega says:

    Kur flet per investime Rama e ka fjalen per PPP qe jane investime te privateve.
    =
    Cfare e shtyn kete mashtrues dhe dilerant drejt PPP qe pasurojne kontraktorin privat dhe varferojne arken e shtetit kur dihet qe kontrata mund te jete disa dekada, vlera ekonomike e ulet dhe alternativa te tjera investimi jane me perfituese.
    =
    Ky djall i vertete i korrupsionit dhe vjedhjes , ja ka marre Sali Berishes ne kete drejtim.
    =
    Ky beson se me koncensione do mbushi arken e shtetit deri ne zgjedhjet e ardhshme pa menduar gjate per te ardhmen dhe borxhin e shtetit ndaj privatit oligark vendas apo te huaj.
    =
    Perse nuk investojne te huajt, si ne Britani, Gjermani, Japoni e gjetke, ne Albanistanin e Al Rames?

  2. katarakti says:

    Për PPP-të ka pasur shumë paqartësi, spekullime dhe mjegull. Së pari nga kryeministri i vendit që asnjë herë më parë nuk ka begenisur të spjegojë nevojën dhe dobinë e tyre. Edhe as format sesi përdoren këto PPP-të. Deri më tani thuhej se ishte shteti që i siguronte fondet privatit para se t’i dorëzonte projektin. Dhe për më shumê dilte edhe garant për fitimin te investuesi! Ka pasur me dhjetra artikuj negativë të shkruar për këto PPP-të dhe asnjë reagim as nga qeveria , as nga ministria përkatëse. Por ndofta se po vijnë zgjedhjet apo se sot i pari i qeverisë eshte në gjendje të kthjellët mendore që u dha për herë tê parë një përgjigje! Të shohim se si eshte e vërteta.

  3. Poli says:

    nje miku im ndenji 2 jave ne spital se e infektuan pincat e koncesionarit……..

  4. Arjana says:

    Po ne Angli ne kushte kafsherie operohet qe kostoja e sterilizimit te veglave eshte pese deri gjashte here me e lire se sa PPP-ja Beqe-Rama?
    Lexojeni sa eshte cmimi i sterilizimit ne Angli: https://hgs.uhb.nhs.uk/foi-4172-sterilisation-of-surgical-instruments/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje