Ishte me COVID-19, ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori sportiv nga Fieri

6 Tetor 2020, 09:37Sociale TEMA
Ishte me COVID-19, ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori sportiv nga Fieri

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare gazetari dhe komentatori sportiv i qytetit të Fierit, Mikel Mbriçaj. Mësohet se ai ishte i infektuar me koronavirus.

Mbriçaj ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe ishte i njohur nga komuniteti fierak dhe më gjerë.

Ai e ushtronte profesionin e tij në Fier. Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shprehur mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, ku thonë se Mbriçaj “e donte jetën dhe gjithmonë e shihte atë me optimizëm”.

Miqtë thonë se studios së transmetimit të ndeshjeve të futbollit tashmë do t’i mungojë timbri i ngrohtë dhe karakteristik i komentatorit fierak.

Gazetari sportiv Dëfrim Methasani tha se Mbriçaj do të mbetet “një imazh kujtese, një komentator brilant dhe me kontribute.”

2 komente në “Ishte me COVID-19, ndahet nga jeta gazetari dhe komentatori sportiv nga Fieri”

  1. VLORA says:

    Ngushellime familjes.Njeri i mire dhe profesionist.

  2. Supreme Fyrher says:

    U prehte ne paqe Mikel Mbricaj.

    Zoti e marrte prane fronit te tij dhe ngushellime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje