Nga Spartak Ngjela
Kur një shtet drejtohet nga pasionantë pa mend, shoqëria e këtij shteti krijon tronditje në psikikën e vet kolektive, kurse shteti, degjeneron; ose në një juntë ushtarake, ose në degradim institucional.
Pikërisht kjo është situata juridiko-shoqërore që konstatohet sot në Serbi.
Gjithsesi, ne shqiptarët këtë e kemi në favor.
Po ta shohësh me një vëmendje psikologjiko-historike, në qeverisjen e sotme të Serbisë, midis të tjerëve që janë pa ndonjë vlerë në sistemin argumentues antishqiptar, dallon tre anëtarë të qeverisë që ende janë me psikikën e vjetër primitive të hordhive sllave, kur këto sulmuan Ballkanin Perëndimor, në shekullin e VII-të. Gjithsesi, të tre janë brenda gravitacionit të totemit dhe taboo-së frojdiane, të cilën do ta shpjegojmë më poshte.
Kjo ndodh sepse, në historinë e tyre barbare në Ballkan, serbët i kanë krijuar vetes mite të forcës së tyre, të racës së zgjedhur serbe, dhe të drejtën e pushtimeve teritoriale, me kërkesën e miteve. Por, të gjitha këto ua varrosi përfundimisht bombardimi i NATO-s në vitin 1999.
Një mit i tillë , midis disa të tjerëve që i kanë krijuar për territoret e pushtuara; është edhe Kosova, edhe pse e kanë ditur që ajo gjithmonë, që nga lashtësia, ka qenë e banuar nga shqiptarë. Ajo tani është një totem real për ta.
Totemi është një objekt apo dhe një mit i konfiguruar që shërben si emblemë për një familje, një klan apo dhe tërë një fis dhe një shoqëri. Kjo shpesh vjen e shfaqet si një kujtim i ngrirë dhe i ardhur nga paraardhësit. Ky kujtim, pastaj konkretizohet me objekte të shenjta totemike, të cilat bëhën simbolika shoqëroro-fetare, që nuk mund të preken, sepse prekja e tyre është një mëkat i frikshëm.
Pikërisht kështu janë të ndërtuar serbët edhe sot: në psikikën e sëmurë të mitit të tyre qëndron Kosova, të cilën e kanë edhe totem, por edhe një taboo fetare.
Në fakt, kjo më qartë duket sot në qeverinë aktuale të Serbisë, e cila është e mbërthyer midis dy frikërave: frikës së Amerikës dhe të Perëndimit, por edhe nga frika e taboo-së së Kosovës, që vetë e kanë krijuar. Sepse, po ta shohesh me një analizë të qetë gjendjen psikologjike të qeverisë aktuale të Serbisë, ajo është e gjitha e pushtuar, si në 200 vjet, nga dëshirat e hordhisë pushtuese të fiseve sllave në Ballkan.
Treshja psikohordhike serbe sot në Beograd është: Vuçiç, Daçiç dhe Vulin – Kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ministri i Mbrojtjes.
Kryeministri duket disi më i matur, por, brenda maturisë që paraqet në fillim të fjalimeve të tij, shpejt e kap psikoza e totemit dhe vjen më pas e kërcënon shqiptarët, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, e ka nga frika, dhe kërkon të respektojë taboo-në psikologjiko-fetare, që serbët e kanë krijuar për Kosovën.
Taboo-ja fetare manifestohet dhe krijon presion frike në kulturat shoqërore. Kurse Frojdi e trajtoi atë si një forcë me natyre iracionale që forcohet me mbivalencën e pikpamjeve shoqërore; forcë kjo që, me frikë, e ndalon individin që të bëjë veprime kundër dogmës sociale, si moral apo si religjon. Kjo qëndron, e pakontrolluar, por që të imponon frikë të tejme për ta shkelur si dogmë apo si kërkesë të moralit shoqëror.
Sipas një idejë të pranuar gjerësisht, taboo-ja që jeton në çdo shoqëeri, tenton të krijojë objekte të shenjtë, që i mbërthen morali shoqëror dhe i mbron me anë të frikës, në çdo shoqëri. Pikërisht kjo krijon kontrollin shoqëror. Dhe pikërisht kjo është gjendja sot në Serbi: frika nga miti Kosova, që vetë e kanë krijuar në 200 vjet rresht. I fundit që desh e kaloi Serbinë në shkëtërrim të plotë, si pasojë e mitit të Kosovës, ishte Slobodan Milosheviçi, i cili për kryeministrin e sotëm të sebisë, mendohet se është ende gjallë.
Marrëzia, është natyrë njerëzore.
Propaganda serbe për Kosovën, në 200 vjet, e ka parë Kosovën si një “vend të shenjtë të popullit serb”, prandaj e ka bërë atë një taboo fetare dhe kishtare. Por, a mund të pyesin shqiptarët për këto marrëzi iracionale të krijuara nga mëndja e egër serbë në 200 vjet? Aspak. Shqiptarët tani nuk e pyesin fare, madje kanë filluar të qeshin edhe me Vuçiç edhe me Daçiç dhe me Vulin. Sepse e dinë që këta fakirë janë të sëmurë. Po ta shohesh me vëmendje, ata, që të tre, po duan të tregohen si një kafshë e egër, por që nuk kanë as dhëmbë dhe as kthetra.
Në fakt, psikika serbe për Kosovën është një taboo që krijon frikë në mendjet primitive serbe, por aspak te shqiptarët; sepse propaganda e tyre me hekur, me zjarr dhe me vrasje, siç e thamë, në dy shekuj rresht, e ka thyer Kosovën në taboo-në e nje miti fetar. Po ne shqiptarëve, çfarë na duhet të merremi me iracionalizmin barbar të politikës dhe kishës serbe! Asgjë.
Po t’i shohesh me vëmendje, që të tre ata qeveritarë që përmendëm më lart, falsin si njërëz të pushtuar nga një ankth i brendshëm, sa herë përmendin Kosovën. Ne këtu po qeshim me ta, se janë në një hall patologjik që ua kanë krijuar paraardhësit me barbarinë e tyre. Mirë është të dalin nga ky makth patologjik, se shqiptarët as që i pyesin fare. Prandaj…
Nëse këta tre fakirë të mjerë, Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, që e dinë Milosheviçin e varrosur, një njeri të madh, kur gjithë institutet psikiatrike e kanë analizuar si një skizofren me delir madhështie dhe me impulsin e shkatërrimit, të përzier edhe me një dëshirë të brendshme për mizori, duhet ta kuptojnë që kjo po i bën qesharakë në historinë aktuale të Perëndnimit.
Megjithatë, shpesh po duken edhe si njerëz që, pikërisht për këtë shkak, mund të zënë çmendinat e Beogradit. Të tre, Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, jënë në psikozën e frikës, sepse siç duket Milosheviçin e kanë kthyer ne një totem dhe iu duket se është ende gjallë në Serbi. Por, italianët kanë shprehjen më të bukur për këtë rast: povero gente!
Zoti avokat,duhet te jetë lapsus por thuhet “povera gente”.
Antishqiptarëte,armiqtë dhe të sëmurët psiqikë i ke edhe në Tiranë.
Me respekt.
Bravo Spartak. Shume respekt per analizen frojdiane te liderve te sotem serb. Kane mbetur te ngurruar ne psikozen e kafshes, njeriut primitiv qe punonte dhe jetonte mes frikes se te nesermes dhe deshires per te pasur sa me shume per vete. Te tjeret duhet ose te dorezoheshin ose te eliminoheshin. Keta monstra duan te hyjne ne BE pa kaluar e ditur se BE kerkon njerez dhe jo kafshe. Sigurisht qe ka kafshe te tjera edhe ne Europe qe gjejne toke te perbashket me monstrat e Serbise. Nuk e kuptojne qe koha e shpatave, gureve, dhe sulmeve ndaj kalave ka perenduar. Kjo marrezi mbeshtetet nga Kisha serbe. Te njetin ndikim ka edhe Kisha ruse mbi popullsine dhe udheheqesit. Te gjithe ata qe jane ne krye te shtetit ndjekin mesimet e priftit qe ne kete toke shikojne dhe kane shikuar vetem ne dhe ju, jo te gjithe ne. Nuk e kuptojne qe pavaresisht si ata e mendojne dhe shikojne fene dhe Perendine, ky i fundit ka krijuar gjithcka dhe te gjithe jemi “NJE”. Nuk mund te vrasesh nje person dhe te thuash qe e vrau Zoti sepse nuk beson ne profetin e tij. Zoti ka derguar shume profete dhe ne shume gjuhe. Dhe, Zoti nuk vret, por vetem krijon. Vrasesi je ti dhe ti je pergjegjes per ate vrasje qe bere dhe do ta paguash ne kete jete apo ne jetet qe do te vijojne. Koncepti i KARMES. Faleminderit per shpjegimet qe bejne sens dhe analizen e shkelqyer te psikikes kolektive dhe individuale te liderve dhe popullit e Kishes serbe.
Bravo shumë e vertet zotri, koment ijuaj me vend,ësht fatkeqsi perse ne Shqiptaret nuk mundemi te bashkohemi si u bashkun 2 Gjermanit qe skishin ne mes tyre tjeter popull apo shtet, ku ikemi Qeverit tona si ne Kosove ashtu ne Shqipri, po luftojn kush dota vjedhe popullin mashum, zoti i denoft.
Ja dhe i tredhuri I rradhes……
Vucic eshte PRESIDENT avokat!
Ska poblem,Vucici do qe te duket si Putin,President Kryeminister,i njejti eshte.Ne zgjedhjet e ardheshme kthehet perseri Kryeminister,nje lapsus i ndikuar.
Sakte..
Ok Avokat. Por nuk eshte Vucic Kryeminister. Vucic eshte president.
shko o debil…mbarove pune me RAME-METE-Saliun dhe te ngeli serbi , trap…
BRAVO
Komplimente Avokat! Eshte e vertet qe serbet jane nen ndikimin e forte te fese. Ajo ka ushqyer dhe formezuar keto mite te qellimshme, per te tjetersuar tokat shqiptare. Por bombat e NATO-s e kane vene ne hall te madh serbine. Nuk dine c’te bejne,bte kapin kohen apo te vazhdojne bizantizmin. Keni vrejtur besoj, qe Vucic here pas here shkon dhe falet te kryeortodoksi, sepse nuk ka liri politike para asaj fetare. Sot lajnet jepnin se ne veri te kosoves, ne nje koder ne fshatrat serbe, po ngrihej nje kryq metalik 20 metra i larte. Njelloje si skulpturat ne qender te shkupit, apo varret greke ne jug te shqiperise. Eshte simbolike bizantine.
Avokat po na bën merak.
Brnabiç Kryeministre.. de jure..
De facto Vuçiç i lëviz telat.
Vuçiç eshte president zoti Ngjela.
Kryeminister eshte ajo gruaja qe eshte martuar me nje goce.
Vucic eshte PRESIDENT avokat!
Serbet akuzojne shqiptaret per njerez te prapambetur…por ku ka me te prapambetur se serbet me vrasjet shtazarake qe I ben shqiptareve ne Kosove.Nje komb i zhvilluar minimumi kerkon falje per keto krime.Serbia eshte jo per EU por per stepat e Mongolise.
O Taku,ke te drejte shume.Por a.mundesh te na spjegosh pse keta personazhe behen si mut ose si derat e eger te plagosur para amerikaneve dhe gjermaneve.Apo ju kujtohen fyshekzjarret dhe tomahoket, mbi Beograd.Keta bastarde e dine mire qe Farances,Rusise etj.ju kane rene breket dhe si perkedhelin e terbojne me si 100 vjet rjesht.
ANTISHKENCOR mb.
Që bie në kundërshtim me parimet e shkencës, që nuk përputhet me shkencën dhe me metodat e saj. Teori (pikëpamje, metodë) antishkencore.
ANTISHOQËROR mb.
Që është në dëm të shoqërisë; që është në kundërshtim me rregullat e jetës shoqërore. Vepër (shfaqje, sjellje) antishoqërore. Teori (pikëpamje, ide) antishoqërore.
ANTISHQIPTAR mb.
Që është kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve si komb, që është në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Politikë antishqiptare. Tezë (teori) antishqiptare. Veprime antishqiptare.
ANTISHTETËROR mb.
Që drejtohet kundër shtetit në fuqi, që synon përmbysjen e tij; që dëmton shtetin, që shkel rregullat dhe ligjet e tij. Politikë (veprimtari) antishtetërore. Organizatë antishtetërore.
Shkrim I sakte!
Kuptimplote, arsyeplote dhe I sakte!
Perpos detajeve te komentuesve te mesiperm qe mund te jene edhe gabime te daktilografuesit,
nje BRAVO e madhe per Avokatin!!
ANTISHKENCOR mb.
Që bie në kundërshtim me parimet e shkencës, që nuk përputhet me shkencën dhe me metodat e saj. Teori (pikëpamje, metodë) antishkencore.
ANTISHOQËROR mb.
Që është në dëm të shoqërisë; që është në kundërshtim me rregullat e jetës shoqërore. Vepër (shfaqje, sjellje) antishoqërore. Teori (pikëpamje, ide) antishoqërore.
ANTISHQIPTAR mb.
Që është kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve si komb, që është në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Politikë antishqiptare. Tezë (teori) antishqiptare. Veprime antishqiptare.
ANTISHTETËROR mb.
Që drejtohet kundër shtetit në fuqi, që synon përmbysjen e tij; që dëmton shtetin, që shkel rregullat dhe ligjet e tij. Politikë (veprimtari) antishtetërore. Organizatë antishtetërore.
Ku ka më antishqiptare sesa VDEKJA!!
Ora tv ka filluar të përdorë si kryefjalë përcjelloren “duke punuar”
po gerund-ohet gjuha shqipe
Avokat mesoje. Kryeministre e Serbise eshte lezbikja Brnabiq.
bravo avokot e je tue paske dhjer si tash gjith me he
Lexoni përmbajtjen o injorantë. Por ndoshta në Shqipëri kanë mbetur vetëm injorantë dhe grindavecë. Avokati i bëri një analizë sa konçize aq edhe saktë atyre tre fundërrinave të Beogradit.
Shume dakort . Fjale te prera dhe direkte .
Njè analiz gjeopolitike qè do ti pèlqente çdo shqiptari dhe do tè shtoja se makthi qè i ka zènè “selfèt” i ka zènè edhe grekèt ,kanè tè njèjtèn sèmundje duke vendosur religjonin dhe varrezat masive .I madhi Kadare e shkèrmoq shumè mir etjen e fqinjève qysh nè 1913 grek e “selfèt”dhe pèrsèsèri u ngjallèn sidomos kur ra diktatura” libri >>Ra ky mort e u pamè”njè analiz e pèrsosur e Kadaresè kur citon “self”sèrbèt qè quhen shèrbètor akuzojn popullin tonè qè èsht autokton nè tokèn e vet.Mè e bukura kur i paraqet selfèt nè konferencèn e Rambujes me disa romè-arixhinj se gjoja sèrbia èsht e hapur karshi minorancave gjithashtu i dèrgon si pèrfaqsues tè vendit nè konferenc ,por arixhinjt serb jo vetèm morèn pjes nè Rambuje por edhe kèndonin natèn pèr tè shqetèsuar delegacionin shqiptar .Kadare i ka pèrshkruar selfèt nè mènyrèn mè tè shpjegueshme dhe shqipèruar perfekt.S,Ngjela njerèz si ju i duhen parlamentit por me njè paerti mè vehte ,kèshtu do tè kryeje rolin e njè opozite sepse vendit tonè i duhet njè parti patriote qè mbron interesat e popullit dhe kombit,siç kanè kèto lloj partish e dhe shtetet fqinje.
I dashur Spartak shumica e shkrimeve kètu kundèr teje janè nga supaxhinjt e janullès por Tema nuk i kontrollon .
Jam shume dakord me ty avukat,dhe ju pelqej shume edhe ne shkrimet e tua,dhe kur flet ne studjo. Po kam nje vrejtje per ty dhe te gjithe qe shkruajn dhe flasin,perse flisni me fjale te huaja dhe nuk flisni shqip,per disa fjale a po doni qe te mos ju kuptojne te gjithe ata qe e lexojne ose degjojne,si psh religjon,taboo,totem,povero gente,e shume fjale te tjera qe nuk po me kujtohen tani.Ju faliminderit per mirkutimin,nje dashamires ne qofte se e lexon.
Nese Shqipnija e Kosova armatosen perafersisht sa serbija ateher serbet kendellen dhe vijne ne vehte me kishe e me pop dhe me politiken e tyre ne raport me shqiptaret !! Shiqone raportin Kroaci -Serbi ku kjo e fundit ska pretendime ndaj vllazerve kroato -ilire. Zhvillimi ekonomik ,zhvillimi dhe fuqizimi i ushtrise shqiptare eshte shpetimi dhe balanci i forcave ne rajon …
Ai problem qe kane serbert dhe asnje shqiptar nuk ja mban te flase eshte fakti se mbi 50% e serbeve te tanischem kane rrenje shqiptare.
Fakt eshte se ne serbi ka filluar nje lloj vetendergjegjesimi se nga i kemi rrenjet. Ky eshte problemi qe ka Vucic dhe asnje shqiptari nuk ja mban te flase. Pra per nja 3 gjeneracione nuk do kete me serb !