Dokumenti i ri: Kush ia dhuroi makinën 215 mijë euro Lulzim Bashës për të mbyllur protestën e Astir-it

6 Tetor 2020, 15:51Politika TEMA
Dokumenti i ri: Kush ia dhuroi makinën 215 mijë euro Lulzim

Në një takim elektoral të ditëve të fundit në Tiranë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ngriti një pyetje: pse kryetari i PD, Lulzim Basha, i mbyll me nxitim protestat, pasi merr ndonjë dhuratë nga firmat koncensionare?

Një pyetje, e cila në fakt është bërë disa herë në mëdia dhe shpeshherë ato e kanë lidhur me faktin se kreu i PD u vë gjoba kompanive të ndryshme në emër të protestave kundër rpojekteve të Bashkisë apo qeverisë. Një gjobë, në natyrë apo në cash, të cilat kompanitë detyrohen ta japin për të mbyllur antireklamën e PD.

Rasti më flagrant, të cilës duket se i referohet edhe Veliaj është protesta e Astir-it, për ndërtimin e Unazës së Madhe. Përse u mbyll atje protesta, pyeti Veliaj, menjëherë pasi Lulzim Basha mori dhuratë një makinë prej 130 mijë Euro nga firma “Viktoria Invest”? Pyetja rikthen sërish në vëmendje një çështje që duket si “patate e nxehtë”në duart e Bashës.

Akuza mbi dhuratën e makinës nga kompania Viktoria Invest për Bashën, në kulmin e protestave të PD kundër projektit të Unazës së Madhe, u bë fillimisht në Parlament nga deputeti i PS, Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit, Balla paraqiti dy dokumente që vertetojnë se makina që përdor kreu i PD Basha, ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest.

Çështja bëri bujë, pasi PD dukej se kauzën e vet e kish ngritur te protesta në ASTIR, ndërkohë që vetë kryetari i saj pranonte dhuratë nga kompania që ish ngarkuar të kryente punimet në segmentin e Unazës së Tiranës, ku zhvilloheshin protestat.

Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

Duke vijuar më tej, me një kërkim të thjeshtë në internet, rezulton se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, shkon me një vlerë deri në 214.900 Euro. Çka e bën një automjet edhe më të shtrenjë sesa ka deklaruar Erion Veliaj.

22 komente në “Dokumenti i ri: Kush ia dhuroi makinën 215 mijë euro Lulzim Bashës për të mbyllur protestën e Astir-it”

  1. Drini says:

    Investigoni pronaret e Victoria Invest.
    Vellezerit Kuci, te njohur per masakren e Elbasanit me 4 te vrere ne 1997.
    Te akuzuar per vrasje, shantazh, gjobevenie.
    Njeri prej tyre ka qene ne kerkim per afro 15 vjet.
    Strehohej gjithmone ne te njejtin qytet ku drejtor policie emerohej Lorenc Panganika, bile sponsor i emerimit te tij gjithmne si drejtor behej nga daja i ktyre vellezerve, nje idhtar i thekur i PD-se.
    Histori dimri me nje fjale.

  2. Edlira says:

    Republike bananesh…kriminelet partiake nga te gjithe krahet shkojne ballelarte diten per diell dhe shteti ben sehir!

    Popull-delesh!

  3. Realiteti 2025 says:

    Ne nje kohe qe ne kerkojme se kush ia dhuroi ose ia fali makinen lluksoze, harrojme qe me leket e taksat e popullit Basha u shperblye per pallatin e paligjshem shembur nga Edvin Rama.

  4. USA says:

    Lani Victoria’s ja keta te zenit.

  5. Shenjestra says:

    Basha hajdut i lidhur me hajdutet.

  6. vlora says:

    Prokurore u zente syte buka qe ju jep populli .Dilni te pakten pergenjeshtroeni.Dilni e jepni nje pergjigje apo llalla u ka ngjit semundjen e indiferentizmit.Prisnim reformen ja kjo eshte reforma ku k/prokurori thote une nuk kam pune me dosjet po me orarin kur vijne ne pune prokuroret.Ngarkojani rojes kete detyre e mos te paguajme dhe Olsianin

  7. Troposa says:

    Drejtesia??? Lerini llogjet…

  8. Ilir says:

    Ke te qash me pare. Ky eshte me i korruptuar se Rama.

  9. Kapelja says:

    Basha merr nga nje makine apo apartament ndersa Rama per cdo tender e PPP 20% . Leket e Shqiptareve u vodhen Rama mund te kete depozituar ne vendet offshore 500 apo 600 miljon Euro Meta po ashtu Basha etj Veliaj akoma me shume.

    1. Asd says:

      Basha idiot; E di qe nuk do te vije kurre ne pushtet ndaj mbledh cdo therrime. Sapo ti rreshkase kemba, Victoria do te shkoje tia kerkoje mbrapsht veturen. Behet fjale per pak kohe, prandaj nuk ka per tu vjetruar shume.

    2. Lul kastraveci pa fara says:

      Kapelja i paska ven kapelen lulashit dhe qenka i virgjer ,prandaj e solli sali komunisti nga perkthyes i dosjeve te uck.

  10. Loran shehu says:

    As 20 mij euro sben ai benc sot ne treg o
    Mero legeni

    1. Operacioni Zjarri says:

      Imagjino qe eshte me targe C, targa te vjetra domethene. Nderkohe te rejat kane te pakten 10 vite qe jane ne qarkullim. Keta nuk dine as te genjejne

  11. Daja says:

    Po sala dhe likja ke 2 miliard $$. Kasketa n

  12. artiles says:

    Prandaj e ka marrë lumi këtë vend!

  13. Nikolla says:

    Basha kete makinen e ka si puna perzevativit, e perdor nja nje muaj dhe mer tjetren. Puna eshte ke ato njerez tek astiri qe i besuan bashes dhe tellallit te tij çunin e spiunit fari balliut, beri skenarin sikur e çuan ne gjyq dhe ky i fundit fitoj gjyqin. I shkreti ai milet qe priste nga basha dhe balliu qe gjasme nuk mungonte tek protesta se ishte me protestuesit. Nuk e moren dhe ta lidhnin aty mashtruesin, s’ka kujt ti ngjaje, beme baba te te ngjaj, shifi surratin per te kuotuar shpirtin.

  14. Nga Trafikimi me Toyota
    tash kalon ke Benci.
    Te Tilla Dhurata marrin sot gjithe Trafikant o Kriminel
    asnji shqiptare i thjeshte qe s’ka lidhje Mafioze ,
    nuk i gehen dhurata te tilla ?

  15. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Në burg Luli.
    Su ngop ky hajdut?!

  16. !!!! says:

    Si do ja kene friken Bashes keta firma koncensionare ?!! Basha nuk ka pushtet. Bashen nuk e pyet njeri.
    Po qe per friken e protestave, nuk e rruan njeri per Bashen. Firmat nuk e rruajne per Ramen, do e rruajne per Bashen.
    Te ben pershtypje !! Ka qene gazeta Tema ajo qe i ka minimizuar ne menyre qesharake te gjitha protestat e PD-s , madje te filmuara edhe me dron, ndersa sot, kjo gazete i perdor keto protesta si argument per rrezikshmerine e Lulushes !!
    Si ka mundesi qe Lulushja ( simbas Temes ) te jete kaq i rrezikshem sa dhe firma te fuqishme, me pronare te hurit e te litarit, te marrin Lulin me te mira per disa protesta kalamajsh, qe nuk kane sjell asnje ndryshim ?!!
    Mos na tranoni pash Zoten.

  17. muci-muci says:

    nje mercedes i tille, kushton sot maksimumi 26 000 Euro. E kam blere vete, para 2 viteve fiks te tille, 24 990 EURO ne GJERMANI. Seria e fundit e prodhimit eshte Korrik 2013. ky cmimi qe keni dhene ju nuk ka shanse qe te shkoje nje model i ti tille…..

  18. Mandravellua says:

    Po ly Balla palla, badhle me lsli Etin….pse nuk.bejne denoncim. Apo akoma vazhdon prralla “drejtesine e ka Saliu”.
    Po nuk u mjaftuan 8 vjet per te rregulluar drejtesine, ik hani farra luledielli me Tit Vasili., se as ju nuk jeni per keye pune.
    Perfundimisht Edi, Likja, Llulushja, dhe Sala jane njelloj hajdute e mashtrusa. I vetmi wr ben ndryshim eshte Saliu. Ai eshte dhe vrases. Pa per te vjedhur….njelloj jane te gjithe.
    Si konkluzion: Shqiperia nuk ka asnje shanc te behet vertet vend Europian
    Po derivat i Turqise do jemi, dhe per 100 vjet.

  19. Baca-Bajram says:

    Po mire Basha shantazhon kompanit me protestat, po ju Zoti Vel-leshi pse i jepni kontratat miljonshe per ndertimin e unazes nje kompanie qe nxit dhe promovon korrupsionin. Pra te gjithe si PD-istat dhe te ashtuquajturit “Socialiste” nje mut jeni. Sa te peshtir qe jeni bo mer amon, na cat trapin duke ber gam gam dhe hiqeni sikur po zbuloni e luftoni korrupsionin, por ne te vertet s’jeni gje tjeter vec se karagjoze te peshtire, qe per nje vote shisni nenen, motren dhe gruan. Pershendetje nga nje Socialist i zhgenjyer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje