Rama: S’ka kthim vizash për shqiptarët, thjesht një sistem sigurie. Kjo do predikohet nga gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit

6 Tetor 2020, 13:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procedura e re që ka vendosur BE për qytetarët e vendeve jo anëtare, për të aplikuar për një ETIAS para se të udhëtojnë në një nga vendet e zonës Shengen, është thjesht një sistem sigurie, jo kthim pas tek vizat për shqiptarët.

“Ka që në 2016 që flitet për këtë, por nuk bëhet fjalë fare për ndonjë kthim pas. Bëhet fjalë për një sistem sigurie të BE për të gjitha shtetet jo anëtare të BE, qytetarët e të cilave duan të hyjnë në BE dhe nuk kanë nevojë për vizë.

Jemi në një shoqëri që besoj s’ka të sharë me amerikanët, zviceranët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi, do duhet që para se të nisen në BE, të bëjnë një aplikim online dhe ky aplikim nuk është për vizë. Thjesht e bën aplikimin, i cili futet në sistemi dhe ti merr konfirmimin nëse je apo jo i lejuar të hysh në BE, në bazë të kartelës kriminale.

S’ka lidhje fare kjo me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale të regjistruar si person i lidhur me terrorizmin apo krimin e organizuar. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE.

Nuk është kthim mbrapa te viza, siç me siguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit. Është thjesht një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha Rama.

 

3 komente në “Rama: S’ka kthim vizash për shqiptarët, thjesht një sistem sigurie. Kjo do predikohet nga gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalzit”

  1. Shqipo me ajfon says:

    Vetem perpara gjigand. Shqipot nuk pyesin per viza. Akoma nen rrotet e kamioneve fshihen per ne Angli. 80 % e te tjereve te penalizuar pasi kane thyer afatin tre mujor te kthimit.

  2. Poli says:

    Ja fute kot per Zviceranet se aty jetoj….kalojme pa asnje kontroll ne Austri e Gjermani…as police nuk ka….Po per Maqedonasit e Serbet a eshte?

  3. Fadili. Malesi e Madhe says:

    Kjo hyn ne fuqi me 1 janar, shoku Poli. Ke gati tre muaj kohe per te kaluar “pa polic”, ne dogana. Jo vetem Maqedonia e Serbia, por edhe SHBA, Anglia e Zvcra do t’i nenshtrohen kesaj procedure. Jane gjithesej 60 vende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje