Llastimi i Ilir Metës nga analistët e mediat, arsyeja pse ai sulmoi TemA-n

6 Tetor 2020, 10:35Politika TEMA

Ka një arsye të fortë që Ilir Meta sulmoi egërsisht gazetën TemA, sapo kjo e fundit e kritikoi presidentin se kishte tejkaluar apo shkelur një ligj për një rast të caktuar.

Përtej emocioneve, vrerit të shpërndarë në eter nga Meta dhe njerëzit e tij, ka një çështje thelbësore që në fakt të bën të vësh kujën.

Ilir Meta prej kohësh, kryesisht pasi hyri në koalicion me Edi Ramën e deri më sot, nuk është vënë nën sulmin e medias apo të opinionit publik të paneleve televizive në vend.

Madje prej disa prej njerëzve të rëndësishëm që mbushin ekranet çdo natë, është cilësuar si “garanci e ekuilibrit politik në vend”.

E ka thënë Lubonja vazhdimisht, por edhe të tjerë analistë, që hapur duket se janë zëdhënësa të logjikës së Ilir Metës dhe LSI-së së tij, politikisht.

Në mënyrë të hapur, pa e çarë kokën se kemi të bëjmë së paku me një rast ku një pjesë dërrmuese e opinionit publik e cilëson Ilir Metën si deformues i kësaj jete publike, një përfitues dhe në fund të fundit shkatërrues i jetës normale publike dhe demokratike në vend.

Ka një të dhënë shumë të çuditshme në 7 vitet e fundit: sapo ka hyrë reforma në drejtësi në fuqi, pra pas asaj nate të korrikut 2016, më të sulmuarit nga një pjesë e rëndësishme e medias mainstream në Shqipëri, kanë qenë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e ngarkuara me punë e SHBA nëe Tiranë Leyla Moses-Ones, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, se sa Ilir Meta apo politikanët e tjerë shqiptarë.

Ç’nuk kanë thënë këto media dhe njerëz të paneleve për këto diplomatë, që në fund të fundit nuk marrin asnjë cent nga buxheti i shtetit, nuk kanë harxhuar asnjë para të shqiptarëve, përkundrazi kanë dhënë.

Sulmuan Vlahutinin për korrupsion, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk ka thënë asgjë për Ilir Metën.

Vlahutin thjesht u angazhua që të miratohej reforma në drejtësi, të cilën e miratoi edhe Ilir Meta në fund të fundit. E pse Vlahutin është armiku e Meta jo?

Më pas, kur Adriatik Llalla u cilësua si një zyrtar që po pengon reformën në drejtësi prej SHBA-së, madje u cilësua edhe person non grata nga sekretari amerikan i Shtetit, Ilir Meta e mbrojti fare hapur në konferencë shtypi në Kuvendin e Shqipërisë.

Asnjë nga këto media dhe analist nuk e analizoi se pse Meta del kundër SHBA dhe mbron Llallën. Edhe duke e analizuar, pa mbajtur anën e amerikanëve. Thjesht ndoqën logjikën e Ilir Metës.

Meta ka qenë njeriu që është mbrojtur nga kjo lloj media, sepse ka shpërndarë para për ta; e ka paguar. Ndaj për presidentin e votuar nga PS, që më pas i doli kundër PS-së dhe këtë Rama e zgjodhi sepse dreqi e di arsyen, u çakërdis kur TemA, një media onlinë mainstream tashmë, jo portal i fshehur, e kritikon, e akuzon, e konteston.

Po kush është Ilir Meta që nuk mund të kontenstohet? Pse nuk ju përgjigj me fakte kritikës apo akuzës? Sepse nuk është mësuar ta bëjë.

Meta e konsideron median si pjesë që ai e gjën mënyrën ta bëjë për vete dhe jo një logjikë normale ku të dialogojë, polemizojë apo edhe ta kundërshtojë, sepse në fund të fundit është logjikë e demokracisë.

Këtë përballje Ilir Meta nuk e bën dot se nuk e ka bërë kurrë. Kur ka blerë edhe Fahri Balliun, që mund ta rrëzosh me argumente më të thjeshta, tregon paaftësinë e tij për t’u përballur.

Ai di vetëm prapaskenën, qokën, bisedën… E në këtë rast vetëm politikan nuk është. Do edhe t’i ngjajë Trump…

14 komente në “Llastimi i Ilir Metës nga analistët e mediat, arsyeja pse ai sulmoi TemA-n”

  1. Dr.Prof Kalec Dega says:

    Pra TemA zbuloi qe Presidenti i Shqiperise, emerur dhe mbajtur ne detyre nga Kryemimistri i Shqiperise, shkeli ligjin por jo drejtesia shqiptare! Shume interesante kjo!
    =
    Nuk kuptohet tani inati i cecenve te Al rames, e kane me Presidentinqe shkeli ligjin apo drejtesine shqiptare qe lejon nje President te shkel ligjet.
    =
    Ne qofte se sipas Temes, Iliri i Cepanit shkeli ligjin perse Tema nuk beri ankese prane organeve kompetente mbi baza private?
    =
    Sa per Trump, ne fund te shkrimit, o fshatar albanistani, je shipkar te besh krahasime me Njeriun me te fuqishem ne bote te zgjedhur President nga populli Amerikan sipas ligjit…
    =
    Lehni qen, lehni…

    =
    “Shume zhurme per asgje”

  2. Timi says:

    Tipik fshatar tinzar, hajdut, llapaqen. Pas 25 prillit fo shoetojne prej jetij keqberesi.

  3. Henks says:

    Shikojini mirë ça surretërish, fytyra të shpifura e turi derra..

  4. ERTV says:

    Për hir të së vërtetës këtu ka të drejtë Ed Rama.
    Pasi po flasim për një kazan.
    Dhe kazani këtë punë ka.
    Burimi i tyre i të ardhurave janë nga pagesat e këtyre.
    Pra këta kanë borderotë e tyre ku këta kanë emrin.
    Dhe paguhen për shërbimet e kryera.
    Dhe pushtetit të tyre i veshin dhe pushtetin mediatik me këto pseudo media.
    Që veç propagandë bëjnë.

  5. aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Kalec,quheshin ne kohene xhaxhit spiunet e Deges se brendeshme,
    sa per sqarim.
    F.l.m. Kalec qe ne kete pike ,te pakten tregohesh i sinqerte.
    Qe lir Muta ka ngelur ne ate pike ku ti te maresh rrolin e avokatit,
    tregon sa poshte ka rene ai.
    Kaleco,po diplomen e avokatit a e ke blere te Kristali ?
    Te fala Likes.
    Aaa, se per pak harrova, mos harro ti besh edhe Mones te fala.

  6. Xoni says:

    O Tema mos botoni komente te disave me ç’ekuilibrime psiqike si ky Kaleci.

  7. Titi says:

    Te pakten u zbulua nje nga tiparet kryesore te Metes…hakmarrja primitive e ruralit dhe ju çorr ajo buzeqeshja prej idioti qe kerkon te imitoje boset e vjeter te mafias.

  8. Vari Janullen! says:

    Fatos Lubonja per shqiptaret ka vleren e Fahri Balliut, por jane pjese e kalcifikuar e nje sistemi kancerogjen qe mban peng Shqiperine prej 30 vjetesh dhe shqiptaret sju bejne dot asgje, vecse ti neverisin.

  9. K says:

    Trio vokale intelektuale ,që na ka ka zili bota.

  10. floriri says:

    BANDA E SHPELLAREVE…. ME EMRIN ILIR FLORIRI SALA ME KETA DERRA E PAGEZUAN TANI I KA ALEAT PSE…..?? SEPSE NUK E DURON DOT KETE EMER POR FLORIRI DO DALI SE DREJTESIA PO VJEN.
    KJO E TMERON LIKE FLORIRIN…

  11. Velo says:

    O Kalec Gjethja, nëse je i ndershëm na thuaj: është shkelje ligjore dhënia e pasaportës 3 vite më përpara se e lejon ligji? Kaq!

  12. G.A says:

    Pjese me e bukur e shkrimit : Kur ka blere dhe Fahri Balliun,,,,, qe eshte “ku thrret qameti”, imagjino sa poshte ka rene…. ? ? ?
    Gjithesesi eshte per tu patur frike akoma. Do dali neper sheshe me cunat OFL-ista te blere e do i hapi perseri pune ministrit Lleshaj. E ne prape do paguajme policet me taksat tona per te ruajtur mitingjet e jo kriminelet.
    Bir selmani e vaj vatani !

  13. Davidi says:

    Dy analistet me te shquar, qim peka dhe fari spiuni. Ooooo zot, ç’pret me. Eshte fyese per shum e shum gazetare e analiste kur keta cilesohen si anal/iste. Ketu ka mbet shqiperia tek fariu i 1960 dhe qim peka i shkelqyer ne universitetin e plepave, hallall qe eshte anal/ist, se mund ta kishe prokuror. Ça behet mor aman, po pse me keto plera do merremi akoma. Ruajna zot ment e kres.

  14. Shqiptari says:

    Foto tejet domethenese,ndonese gotat jane bosh,por menyra e te pozuarit,pantonima dhe buzeqeshja,ambienti dhe dollia qe ngrene ,te tera flasin vete.Ka nje harmoni te plote ne pamje,ne ide,ne mendime,interesa dhe ne rrugetimin e tyre politik dhe ideologjik.
    Z.Meta,i lindur dhe i rritur ne politike(kujtoj qe erdhi ne politike si i ri komunist ,si student i vitit te pare ne takim me shokun Ramiz),u rrit te PS dhe u stervit te LSI si mjeshtr i kulisave dhe strkembsave politike.Tashme Z.Meta ka nje pervoje te gjate 28 vjeçare ne kulisat e errta te politikes Ballkanase dhe veçanerisht asaj primitive shqiptare.Ai e njeh mire rolin e medias,rolin e TV-ve,te njerezve qe jane para kameras dhe komunikojne çdo dite me publikun.
    Ne kete fushe,Meta,Berisha,Rama dhe sidomos Berisha kane investuar,kane punuar dhe u kane bere favore biznesmeneve te mediave,u kane dhene hapesira,troje,godina dhe çksa eshte me e rendesishme,tendera dhe para publike.
    Nga keto firma qe ka hedhur Meta dhe politikanet e tjere qe kane drejtuar vendin ,kur kane qene ne karrige te rendeshishme te shtetit,kane bere me para shume nga biznesmenet e mediave.Tashme ata jane te detyruar t’u kthejne borxhin dhe te bejne tellallin,avokatin dhe apologjetin e ketyre qeveritareve.
    A kane fituar dy partneret e z,Meta ne foto?
    Sigurisht qe kane fituar nga Berisha dhe Meta duke bere biznes,para,por dhe poste politike e shteterore per femijet dhe familiaret.
    Te tre me origjine fshatare,nga Skrapari,Mokra dhe fshaterat e Kuksit,te tre me origjine komuniste,me mendesi te njerezve te vegjel,jane agersive dhe intolerante.
    Vereni kur flasin.Jane te gatshem tr fyejne,te poshtrojne,te akuzojne te hedhin balte mbi kedo,pa u menduar gjate.
    Z.Meta e ka tradhetuar shpesh lidhja e tij publike me personazhe te tille idiote,provincial,qesharake dhe pa asnje lloj logjike dhe morali oer çka shkruajne dhe llomotisin neper ekrane.Nuk mohohet qe media duke komunikuar çdo dite me politikanet afrimitet dhe koofidence dhe kjo eshte nirmale ne tere biten.Po ne rastin konkret,ne Shqiperi,media eshte e lidhur keq me politiken,qofte ajo midis pronareve,qofte ajo e zagareve(gazetareve)me politiken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje