Lulzim Basha është ndalur në një biznes mobilerie në Fushë-Krujë.
Teksa është njohur me problemet e këtij subjekti, Basha thotë se është i brengosur për hallet e qytetarëve dhe se mezi pret të vijë në pushtet për t’i zgjidhur ato.
“Të falënderoj për këtë preznatim kaq konciz. Ke bërë një sakrificë personale për të mbajtur punonjësit në punë. Kjo që ka ndodhurme ty është prezantim. Pak njerëz ia kanë dalë. 100 mijë kanë dalë nga puna.
Këta i ke paguar me paratë e tua. Sa i përket situatës aktuale, ti e sheh që gjendja ekonomike po shkon drejt përkaqësimit. Dua ta ndaj në dy pjesë, apra 25 prillit, dhe pas që kemi një program.
Duhet një mbështetje e fuqishme e menjëhershme, në radhë të parë për ata që kanë humbur njerëzit e punës. Mbi 100 mijë njerëz që kanë humbur punët. Për këta duhet një pagesë minimale, se janë me duart lart, me sytë nga qielli, por janë kryefamiljarë e familjarë. Çek 160 mijë lekë për ata për 6 muaj.
Afatgjatë. E para trajnimi, ne parashikojmë një skemë me punë të pjesshme, që e quajmë trajnim dual, gjysmën e kohës në shkollë, gjysmën në kompani. Është trajnim gjerman. Tjetra ka të bëjë me nxitjen e eksportit. Këto probleme nuk lindën me COVID dhe tërmet. Shqipëria këto 7 vite s’ka investuar. Çfarë keni bërë e keni bërë vetë, me forcat e tua pa ndihmën e shtetit. Kosova, Serbia e Maqedonia forcojnë eksportin. I japin para kompanive të tyre të çojnë produktet e tyre në panaire.
Paratë qeveria i ka shkuar në fasada e koncesione.
Prioriteti numë 1 i PD është mbështetja e sipërmarrjes. S’ka punësim, s’ka konsum, s’ka ekonomi. Pra janë të lidhura, prandaj duhet mbështetur sipërmarrja. Si mbështetja e eksporteve, trajnimeve etj që janë pjesë e programit tonë për qeverisje. Pastaj vijnë komponentë të tjerë që kanë të bëjnë me konkurrencën. Nëse penalizohesh nga nafta, nga energjia, etj, humb ti, humb dhe shteti.
S’mund të vijojmë më me taksat më të larta në rajon, prandaj ne kemi taksën 9%. Masat që do merren do ua lehtësojnë jetën dhe aktivitetin. Shqetësimi kryesor janë këto 6 muaj. Shqiptarët në 25 prill do zgjedhin për ekonominë dhe normalitetin. Pasi tani sipërmarrësit janë kokëulur, të dhënat tregojnë që 61% e bizneseve shqiptarë para 2 muajsh dalin pa fitim. Tani është momenti që shteti të ndihmojë. Mbi 70% e ndërmarrjeve dalin me humbje.
Plani jonë është e domosdoshme që sipërmarrja të mbështetet. Kemi dy masa të veçanta, për biznesin e vogël çek 1 mijë euro për të paguar taksat e ato shpenzimet. Jam shumë i brengosur nga numri i madh i bizneseve që po falimentojnë përditë. Bëhet fjalë për dhjetëra biznese”, thotë Basha. (TemA)