Basha rikthen humbësit e PD në qarkun e Korçës: Ja lista e kandidatëve që duan të garojnë si deputetë

6 Tetor 2020, 11:42Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka rikthyer të gjithë politikanët humbës për të kandiduar sërish në qarkun e Korçës.

Demokratët do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar për të cilët thuhet se kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 kandidatë potencialë për deputetë, ndërsa demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Devoll

1.ARBEN KAMBO

2.ARTUR AGOLLI

3.BLEDJON NALLBATI

4.HEKURAN HOXHALLI

5.VALTER MIZA

6.VOJSAVA BREGU

Dega Kolonjë

1.ARTUR NAZARKO

2.FATMIR GUDA

3.MARJETA HALILI

4.SOELTO LARTI

Dega Korçë

1.ADRIAN MAHO

2.ANDREA MANO

3.DRITAN SHANO

4.GJERGJI GJATA

5.GJERGJI MERO

6.KIÇO TANE

7.KRISTI KOÇIBELLI

8.LANDI GUSHI

9.LEDINA ALIOLLI

10.MATEO BALLI

11.METIN VENXHA

12.NIKOLLAQ DOKU

13.SORINA KOTI

14.SUELA MYRTOLLARI

Dega Maliq

1.ALFRED GEGA

2.ELIDJON KOLLÇINAKU

3.ERVIN SALIANJI

4.MAGDALENA HOXHA

5.XHEVDET BELISHTA

Dega Pogradec

1.ANILA HYSENBEGASI

2.ARJAN MALCELLARI

3.ARMANT ZERKA

4.EDUART KAPRI

5.ERALD KAPRI

6.ERLIS ÇELA

7.GENTI ÇELA

8.KLEVIS BALLIU

9.OLIGERT MUCOLLARI

10.SELAUDIN JAKUPLLARI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, sipas PD kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike ku vendoset gjithçka

Procesi po ndiqet nga nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje