FOTOT: Bllofi i Bashës, bën fushatë te bizneset e grave të ish-drejtorëve të tij në Bashki

6 Tetor 2020, 12:38Politika TEMA
FOTOT: Bllofi i Bashës, bën fushatë te bizneset e grave të

Lulzim Basha vizitoi dje disa biznese në Tiranë, por me sa duket hyn vetëm në bizneset e ish drejtorëve të tij të dikurshëm në Bashkinë e Tiranës, të cilëve u qan hallet që kanë tani në opozitë.

Dje, zyra e Shtypit e PD njoftoi se kryetari i PD zhvilloi takime me biznesin në rrugën e Durrësit.

Por, mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se njerëzit që kanë folur para kamerës me regji të Bashës janë anëtarë të PD-së dhe ish-vartës të kreut demokrat kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës.

Siç e shihni edhe nga fotot, Basha u ndal dje në një dyqan veshjes me pakicë në rrugën e Durrësit, ku zhvilloi bashkëbisedim me dy gra. Pronarja e dyqanit rezulton se është bashkëshortja e kryetarit të degës Nr. 8 të PD-së, Pëllumb Seferi.

Ky i fundit, i cili ka disa foto me Bashën, ka qenë drejtor i çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë e Tiranës në kohën kur drejtohej nga PD.

Në mungesë të mbështetjes së biznesit, Basha duket se ka gjetur zgjidhje t’u qajë hallet bizneseve të ish drejtorëve të tij.

4 komente në “FOTOT: Bllofi i Bashës, bën fushatë te bizneset e grave të ish-drejtorëve të tij në Bashki”

  1. ben says:

    Na habiten.Paska edhe vende qe vendosin photon e Lulit,zyre seksioni PD-eje, sigurisht,por debilitet i madh.Luli basha me photo neper zyrae PD*es.Cfare me bo,injoranca nuk ka brire.

  2. Boo says:

    Ktyre gazetareve te Temes sikur u ka ngele fjala BLLOF ne bythe mor aman.
    Na e shpifen.

  3. Supreme Fyrher says:

    Mire o Mero mire, mjafton te marresh mijra euro nga Fuga se ne rregull e ke ti.

    Edhe nese ky lajm eshte i vertete, fakti nuk mbulohet dot qe Ekonomia Shqiptare eshte ne veshtiresi, qe masat qe u moren nga qeveria ishin 0 me xhufke dhe qe Rama pervecse rrenave nuk ka bare asgje thelbesore per hapje vendesh pune keto 8 vite.

    Per te mos harruar ushtrine, qe eshte me poshte se 0.

  4. PD Dega 8 says:

    3000 euro i ven pune per edukatore kopshti e kishte Pllum Seferi n’koh t’vet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje