KQZ bëhet KSHZ: Ilirjan Celibashi merr zyrtarisht detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve

7 Tetor 2020, 12:39Politika TEMA

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri dorëzoi këtë mëngjes detyrën te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është KQZ-ja e re produkt i reformës që ndryshoi kodin elektoral.

Me marrjen e detyrës Celibashi deklaroi se: “Koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit të jenë po kaq të rëndësishme. KQZ ka një përbërje profesionistësh që do të krijojë besim te qytetarët.

Do punoj me paanshmëri dhe transparencë. Unë mendoj se edhe në të shkuarën ka patur zgjidhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, të paktën kemi 2 rotacione kushtetuese. Zgjedhjet e 2005 dhe të vitit 2013. Faktori ndërkombëtar ka patur vërejtje, por kjo nuk është një situatë kaq e zezë. Ka pasur zgjidhje që kanë marrë edhe vlerësim maksimal nga ndërkombëtarët. Do t’ja dalim me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve”, tha ai.

3 komente në “KQZ bëhet KSHZ: Ilirjan Celibashi merr zyrtarisht detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”

  1. Rroku says:

    O i lumte ketij tipit , po gruan kuj ja ka dhene me PPP kesaj radhe ? Heren e fundit ja kish marre OLLDASHI , besoj se ka shkuar ne katund Cerme me Murrizin

    1. isi says:

      pse jeni kaq ordinereeee….po ti ke pa gje vet??? apo shpif shpif…se ashtu donte samiri dhe pamfleti, qe te rreheni ju popull dele!
      ska lidhje fare po fare me olldashin!!!!

  2. isi says:

    pse jeni kaq ordinereeee….po ti ke pa gje vet??? apo shpif shpif…se ashtu donte samiri dhe pamfleti, qe te rreheni ju popull dele!
    ska lidhje fare po fare me olldashin!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje