Parlamenti Europian: Emetimet e CO2 të bien deri në 60%

7 Tetor 2020, 16:06Bota TEMA

Parlamenti Europian votoi një objektiv për reduktimin me të paktën 60% të emetimeve të gazit me efekt serrë të BE-së deri në vitin 2030, më ambicioz se 55% propozuar nga Komisioni, ndërkohë që shtetet anëtare do të duhet të marrin qëndrim vetëm në dhjetor.

Amendamenti, duke përfshirë këtë objektiv brenda kornizës së një “ligji të gjerë klimatik”, u miratua dje nga eurodeputetët që u takuan në seancën plenare në Bruksel, me 352 vota pro, 326 vota kundër dhe 18 abstenime, sipas burimeve parlamentare.

Ky miratim, i cili do të duhet të konfirmohet sot nga votimi i tekstit të plotë të ligjit, do të hapë rrugën për bisedime me shtetet.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kishte propozuar në mes të shtatorit të synonte një ulje prej 55% të emetimeve të gazit me efekt serrë nga BE deri në vitin 2030 krahasuar me nivelin e vitit 1990, kundrejt një objektivi të vendosur aktualisht në -40%, në mënyrë që të arrihet objektivi i miratuar tashmë i “neutralitetit të karbonit” në 2050.

Tashmë, shtetet anëtare do të shprehen për këtë propozim të ekzekutivit europian para se të angazhohen në negociata me Parlamentin për afatin 2030.

1 komente në “Parlamenti Europian: Emetimet e CO2 të bien deri në 60%”

  1. Ladi says:

    Planeti duhet shpetuar.
    E ardhmja e femijve tane duhet siguruar.
    Pershendes me entuziasem vendimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje