Pasi u zyrtarizua kthimi i saj në Kosovë, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku, ka njoftuar se po kthehet në vendin e saj pas shumë vitesh.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ajo thotë se se do të largohet nga misioni i saj në Washington.
Çitaku ka shkruar se ishte privilegj i saj që ishte në gjendje të prezantojë historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në të gjithë SHBA.
Ndër të tjera ajo ka falenderuar institucionet e Kosovës për besimin që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
“Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time.
Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Ëashington DC dhe në gjithë SHBA. Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar.
Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj.
Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij”, ka shkruar Çitaku.
“Prostidentja e Re” ? ? ?
Hashki on the Highway to Hague.
Si gjithmone e denje dhe e zgjuar.Kam ndjeke konferencat e OKB ne New York,Vlora ka qene e shkelqyeshme.E meriton edhe ptesidente eKosoves te jete