Qeveria italiane bën të detyrueshëm përdorimin e maskave edhe në mjediset e jashtme

7 Tetor 2020, 17:34Bota TEMA

Qeveria italiane bëri sot të detyrueshëm përdorimin e maskave ​mbrojtëse në mjediset e jashtme, si pjesë e masave të reja të kontrollit për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Kërkesa e re u miratua në një takim të Kabinetit, i cili zgjati, gjithashtu, gjendjen e jashtëzakonshme të lidhur me virusin deri më 31 janar”, tha një zëdhënës i qeverisë.

“Maskat e fytyrës duhet të vendosen në çdo kohë, përveçse kur ndodheni në situata të izoluara, si të qenët vetëm në një park”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Sandra Zampa, për televizionin publik RAI.

Nga masa përjashtohen fëmijët nën 6 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara ose me gjendje mjekësore të papajtueshme me maskat e fytyrës.

Rregulli për maskat mbrojtëse pritet të hyjë në fuqi në orët e ardhshme në të gjithë vendin.

1 komente në “Qeveria italiane bën të detyrueshëm përdorimin e maskave edhe në mjediset e jashtme”

  1. dajana says:

    PO DERRAT NE SHQIPERI A MUND TE MBAJNE MASKEN…. SIGURISHT QE JO SE NUK I LEJON NOCKA…. CDO DITE NGA 150 TE INFEKTUAR DHE PERSERI LOKALET PLOT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje