Rama firmos marrëveshjet me BERZH për turizmin dhe trashëgimninë

8 Tetor 2020, 12:40Politika TEMA

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian mbështesin konkurueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri përmes nënshkrimit të dy marrëveshjeve me qeverinë shqiptare sot gjatë një takimi  online, ku u evidentua se do të investohet për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri do mbështetet me 60 millionë euro hua nga BERZH dhe 40 millionë euro grant nga BE. Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit online është shprehur se mirëpret investimet nga BERZH, duke theksuar se ai do të luajë një rol të madh në këto investime.

Nuk dua të marr më shumë nga koha juaj. BERZ do të luajë një rol mjaft parësor në këtë lidhje ecuri të mëtejshme Shqipëri BE. Nënshkrim i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimnisë. Siç kemi rënë dakord më parë Shkodra Vlora Korça Fier Berat. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura të shkrimet. Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini“, tha Rama.

Rama ka theksuar se rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe BE. Ai tha se Bashkimi Evropian ka njoftuar për një paketë investimesh tepër ambicioze për Ballkanin Perëndimor, rreth 20 miliard euro. Por që Shqipëria të përthithë e para nga kjo paketë, do të duhet ekspertiza e BERZH.

Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti.

Shpresoj se hekurrudha Tiranë Durrës të jetë pjesë e një rrjeti të madh hekurudhor. Sa i takon aspektit digjital siç ju e përmendët. Kjo është diçka për të cilën mendoj se të gjithë duhet të bëjmë çështë e mundur për ta nxitur.

Energjia pastaj, për ta përmbyllur me atë që nisëm, në raport me energjinë jemi në një linjë të mirë. Duke vendosur theksin te gazi dhe energjia diellore dhe ajo hidrike ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët që dalë ngadalë të mos përdorin më qymyrgurin. Ne kemi nevojë për ekspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbushim standartet e vendosura nga BE“, shtoi ai.

2 komente në “Rama firmos marrëveshjet me BERZH për turizmin dhe trashëgimninë”

  1. Prof Dr.Kalec Dega says:

    BERZH eshte Banke qe investon dhe peshkon klienta. Peshku Rami e quan sukses.
    =
    Pra do investoi BERZH dhe Ramuti do beje shlyerjen kur te kemi shkuar ne Mars.
    =

    Do ndertohet :Hekurudha Tirane- Durres?…… e pra , “HEKURUDHE” fjale qe shqiptaret se kane degjuar qysh nga 30 vjet me pare….
    =
    ramut , na thuaj sa interes perqindje do paguash per keto “investime”

  2. Olimpia says:

    Rama,kthehu ne boten reale te ekonomise.
    Nese eshte e vertete qe BE do te jape dy paketa per BP,9 miliarde plus 20 miliarde euro,ka nje mundesi te shkelqyer per ta nxjerre vendit nga varferia dhe per ta cuar drejt modernizimit.Por per realizimin e ketij objektivi kerkohet nje program shkencor ,i sakte ,i detajuar. E vetmja rruge drejt ketij objektivi eshte industrializimi modern i vendit mbeshtetur ne dy shtylla.
    E para,investime ne shfrytezimin e lendeve te para te vendit ,sidomos kromit, bakrit dhe naftes. Keto investime duhet te parashikojne mbylljen e ciklit te plote,pra nga zbulimi,nxjerrja ,perpunimi fillestar dhe i plote i kete pasurive.Duke rritur keshtu vleren e shtuar per eksport por edhe per nevojat e vendit.Ne kete proces duhen perfshire kapitali vendas dhe i huaj, por detyrimisht ne bashkepronesi me shtetin ,i cili duhet te ruaje paketen kontrolluese ,mbi 51 %.
    E dyta ,ngritja e nje serie ndermarjesh industriale hitech,duke bere te mundur prodhimin e produkteve te gateshme ne funksion te shumekombeshve te medha.
    Dhe ne se Shqiperia perfiton rreth 2 miliarde euro,ka mundesi te medha qe nje program i tille ambicioz te realizohet,duke terhequr edhe kapitale te tjera .Nje realizim i tille influencon ne te gjithe zinxhirin ekonomik,shoqeror dhe arsimor te vendit.Shtohet ne 30…40 mije punesimi cilesor,me rroga me te larta .rritjen kerkesat per arsim te mesem dhe te larte politeknik,pakesohet krimi,emigrazioni,korrupsioni….rritet prodhimi i pergjitheshem ,eksporti shtohen te ardhurat,bujqesia modernizohet, etj .Pa industri nuk ka dalje nga varferia.Ky duhet te jete programi i PS ,ne se vertete kerkon te beje dicka te rendesishme per vendin. Natyrisht kjo kerkon qe ne drejtim te hallkave kyce te ekonomise ,shtetit ,administrates te terhiqen njerez te kualifikuar,mundesisht me shkolla dhe pervoje perendimore…
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje