Nga Arben Meçaj
Ora 23.30. 11 shtator 1998. Spitali Nënë Tereza (sot), në shkallët e Kirurgjisë për fëmijë, fati më dha mundësinë të takoj mikun tim Azemin. Unë operoja çunin (doktor Heta një mjek duarartë) dhe Azemi operonte çunin e motrës.
Kush i kujton vitet 1993-1996, i del parasysh lidhja ime 24/7 me Azemin. Konsultonim çdo shqetësim politik dhe familjar tonin. Konsultonim dhe programonim sëbashku çdo lëvizje të tij në këtë periudhë.
Kam dëgjuar shumë fjalë për Azemin por askush nuk dinte idetë e tij, të vërtetën e lëvizjeve të tij luftarake, përballjet dhe përpjekjet për mbijetesë në ambientin “djathtist” të PD. Askush nuk dinte marrëdhëniet dhe kompromiset e tij me kolegët, veten, Berishën. Un dija çdo detaj. Më besoni, nëse pak do të dinit, Azemin do ta vlerësonit shumë.
Ishte viti 1996, kur mua më “neutralizuan” nga PD, dhe rrugëtimi politik i Azemit vazhdoi ashtu si dihet, me zigzage, ulje ngritje, afrim dhe largim me PD (nënkupto Berishën).
Ndërkaq ‘97-‘98 karakterizohet nga dy momente që prodhojnë rrethana politiko-historike të cilat investojnë ngritje të aksioneve të Azemit në PD.
PD në opozitë, ishte eksituar nga filozofia konfliktuale e Berishës dhe lufta në Kosovë. Rrethanat e kohës implikojnë një situatë tepër të tensionuar në Shqipëri. Dhe në këtë situatë, shpërthen karakteri luftarak azemian. Angazhimet me struktura në Kosovë, angazhimet me resurset njerëzore për lëvizje protestuese radikale deri fizike në Shqipëri, e kthyen Azemin në figurën qëndrore të PD.
Azemi po kthehej më fort se kurrë në perceptimin militantist PD-ist të kohës. Kreditet e tij në PD, në strukturat militante të PD po rriteshin frikshëm. Frikshëm po rriteshin dhe kreditet njerëzore dhe financiare të Azemit. Azemi u bë i Frikshëm për “dikë” në PD.
11 shtator, tek shkallët e spitalit ballë për ballë me Azemin. Ai vetëm. Habitem. Si ka mundësi?! Perqafohemi.
– Azem, i them, a ke dijeni që brenda 16 shtatorit është planifikuar një vrasje “VIP” në PD, për të realizuar një skenar të revoltës së armatosur kundër qeverisë dhe që në objektiv je edhe ti?
Kishte mbi një muaj që informacione të klasifikuara flisnin mbi një organizim militar në Shkodër e Tiranë, formacion militar i gatshëm për aktivizim menjëherë pas një vrasje VIP në PD. Informacioni në fillesat e veta ishte i klasifikuar, por në shtator lajmi ishte bërë temë bisede në kafene. Kafenetë “projektuan” dhe viktimat VIP. Kuotoheshin Azemi e Pjetër Arbnori. Çuditërisht Pjetri u zhduk nga qarkullimi.
– Po, më thotë Azemi.
– Atëherë pse lëviz kështu, kaq i pa kujdesshëm? – i them.
Në vitin ‘94 Azemit, kur po kthehej nga një aktivitet politik në veri, me një kamion iu bë një atentat në Fushë-Krujë. Autovetura sportive blu Mitsubishi ku udhëtonte Azemi u shkatërrua komplet. Çuditërisht, Azemi dhe Noshja (shoferi) shpëtuan për mrekulli.
Në darkë shkuam dhe morëm veturën (grumbull llamarinash) dhe biseduam. Azemi më shprehu dyshimet (bindjen) nga e kishte “peshqeshin”.
Kjo situatë u përsërit dhe dy herë të tjera deri në ’96-ën. Azemi e dinte mirë kush e donte të vdekur. Por egoja apo “delli” i tij për të rimarrë kuotat e goditura apo rezistenca ndaj luftës në PD jo rrallë i cenonin stabilitetin arsyetues. Në fushëbetejë ekspozohej “luani” Azem.
Kur u njoftua vrasja, isha në makinë duke shkuar sërish për spital. Lajmi dëgjohej në çdo ambient. Filloi një shi i dendur në Tiranë. Më ra pika. Një ditë më parë e paralajmërova. Si kishte ndodhur…
Ato ditë ndoqa me interes ngjarjet, detajet, skanarët, manipulimet. Në gjithë këto vite mblodha informacione, deduktova, investigova dhe konkludova: 22 vjet kush nuk ka folur. Unë nuk kam dashur të implikohem. Por vjen një ditë dhe… Ngacmohesh nga intensiteti manipulues i ngjarjeve të 12 shtatorit 1998, ndaj vendosa të flas.
Paraprakisht, për të dhënë një opinion mbi vrasjen Hajdari, me duhet të sqaroj lexuesit e gazetës DITA që e ka ndjekur këtë dosje me detaje mbi opinionin tim për pyetjet:
• A kishte dijeni Azemi mbi rrezikun që i kanosej ?
• A ruhej Azemi dhe nga kush ?
• A ishte vetë-izolur Azemi në “kullë” apo lëvizte i lirë.
Prej 22 vitesh, nga korridore të dirigjuara mediatike, vrasja e Azemit TINËZ trajtohet vetëm në 2 minutëshin e derdhjes së plumbave vdekjeprurës mbi të. Ka pasur një strategji mjaft mirë të kalkuluar për të devijuar argumente dhe analiza të tjera mbi ngjarjen vetëm në këtë minutazh. A thua ngjarja ishte thjesht dyluftim “kaubojsash” pas një grindje tek banaku.
Po si mund të mos trajtohet me përgjegjshmëri motivi i pranisë disa orëshe të atentatorëve në oborrin periferik të PD? Si nuk u trajtua mungesa e angazhimit të disa strukturave paramilitare të PD, se paku për negocime me “të dyshuarit”? Përse duhej pritur që të mbërrinte Azemi (i thirrur me urgjencë nga aktivitetet në Lushnjë) për të “negocuar” me atentatorët.
Azemi kishte dijeni mbi rrezikun që e kërcënonte, veçanërisht për skenarin e shtatorit, dhe ruhej. Por, ai e dinte mirë nga kush duhej të ruhej. Armiku i tij në fillim shtatorin e ‘98 nuk ishte fisi Haklaj.
Ai nuk ishte asnjë dyshim dhe frikë nga Haklajt (ishte akoma në besë pas bisedës me bacën e Haklajve). Azemi i njihte mirë kodet e malësisë. E në këtë mirëbesim malësie ai drejtohet drejt Atentatorëve. Ai kishte dijeni të plote kush ishin dhe çfarë përfaqësonin “rrethuesit” e PD.
Gjithë njerëzit e PD ishin të informuar prej mbi katër orësh mbi pranine e komandos tropojane rrotull selisë së PD. Nuk është abuzive të theksohet, se kishte zëra dhe për objektin e komandos, dhe objekti nuk ishte Azemi.
Para 22 vitesh ne nuk kishim dijeni mbi atentatet e organizuara. Të parat i pamë në Tropojë me atentatet me mina ndaj anëtarëve të familjes Haklaj. Më vonë kemi pare dhjetra atentate, dhe bashkarisht jemi pak më “kompetentë”. Që të organizohet një atentat duhet minimalisht: Motivi, Vendndodhja, Kronologjia e pranise në një ambient. Dhe në këtë logjike, sot ngjarja Hajdari shtron disa pyetje.
Së pari, Azemi atë ditë ka qenë në aktivitete publike në Lushnjë. Pra ai e ka identifikuar qartësisht vendndodhjen. Komandot e kishin informacionin se Azemi nuk ndodhej në seli (mediat informonin mbi aktivitetin e tij në Lushnjë). Atëherë, kush mund të shpjegojë arsyen përse Aaentatorët, për të vrarë Azemin, kishin rrethuar gjithe ditën selinë e PD?!
Ndërkohë për çdo profan me njohuri minimaliste mbi pusitë apo pritat shtrohet pyetja: Përse duhej të rrethohej në mënyrë demonstrative selia e PD, kur fare lehtë, pusinë vrastare mund ta bënin në intenerarin rrugor Lushnjë -Tiranë. Në këtë intenerar, kushtet teknike të atentatit për një grup të strukturuar (flitet për 80 persona) do të ishin jo vetëm optimale, por mbi të gjitha që garantonin dhe fshehje identiteti.
Por në fakt atentatorët në 12 shtator janë ekspozuar shkujdesshëm dhe në mënyrë demonstrative në perimetrinë vizualisht të lexueshme të selisë së PD. Të ishin profanë apo fillestarë atentatorët. JOOO! Ata ishin absolutisht profesionistë, si për formimin ushtarak, ashtu dhe në kuadër të angazhimit militar në Tropojë dhe Kosovë.
Së dyti, itenerari i përditshëm kronologjik i Azemit ishte: shtëpi -selia PD. Selia PD – shtëpi.
Rruga drejt shtëpisë së Azemit kalonte në rrugën e Elbasanit dhe devijonte majtas në një rruge qorre, lokale, të pa asfaltuar dhe pa fare ndriçim. Terren optimal për çdo skeme atentati (veçanërisht në kthim në darkë në shtëpi).
Pra nëse atentatorët do të kishin objekt Azemin, kishin minimalisht dy alternativa teknikisht të “pastra” për atentat, dhe nuk kishin motiv teknik për të “rrethuar” selinë e PD.
Nuk ka dyshim se atentatorët në “rrethimin” e selisë së PD, kishin tjeter objekt. Një person i cili ishte “ngujuar” në “kullë”. Prej sa kohësh? Prej sa ditësh? Tek ky person duhet lidhur “kali” i hetimit mbi vrasjen e Azemit.
Azemi darkën e 12 shtatorit është nxjerrë në pritë. Skenari i nxjerrjes së Azemit në pusi është algoritëm jo vetëm i pa hetuar, por nëse analizohen zhvillimet mediatike, lehtësisht konstaton se janë bërë dhe po bëhen përpjekje për të dirigjuar opinionin drejt një piste të vdekur pa vlerë, pa motiv, me objektiv shmangien nga pista e vërtetë e ngjarjes.
Për 22 vjet është tentuar (dhe këto dite po ritentohet intesivisht) të limitohet ngjarja vetëm në 2 minuta përplasje, në ato skenarë 3D, se kush shkrepi armën i pari.
Nga kush? Azemin e nxorën njerëz brenda PD në pusi! Edhe pse objekti i atentatorëve ishte tjetërkush, fakti vërtetoi se, pa dijeni të Azemit, atentatoret ishin karikuar bindshëm se kishte motive të arsyeshme që targeti të ndryshonte shënjestër. Ata ishin “informuar” me të dhëna që justifikonin vrasjen e Azemit.
Para disa ditësh Azemi kishte menduar se kishte “korrektuar” marrëdhëniet me Haklajt pas takimit me babain e tyre në ambientet e PD. Ai kishte menduar se kishte marrë besën. Por ishte gabuar! Sa naiv Azem! Po, a nuk e dije se në selinë e PD “edhe muret kishin veshë”.
Dikush në këtë periudhë ju kishte dorëzuar të dhëna “shtesë” Haklajve për Azemin, duke thyer besën prej “pabesisë” së servisur. Nga kush? Izeti duhet të flasë.
Por, për të gjykuar vrasjen e Azemit, duhen analizuar patjetër rrethanat historike të kohës. Pa këto rrethana është e pamundur të analizosh skenarët, palet në konflikt, interesat, dhe për rrjedhojë dhe arsyet përse plumbat devijuan objekt, u derdhën mbi Azemin dhe jo mbi objektin e vërtetë të inkursionit vrasës të 12 shtatorit.
Në shtator, ambienti mediatik dhe politik shqiptar ishte ngarkuar me frymën e pritshmërisë të përplasjes së dhunshme qeveri – opozitë. Ambienti është një “fuçi baruti”, ku pritej vetëm kapsolla ndezëse (vrasja e një personi VIP).
Frymëzuesi dhe nxitësi i këtij skenari ishte padyshim Berisha.
Është e “habitshme” sot kur analistë apo gazetarë opinion-formues “harrojnë” në arsyetimet e tyre të theksojne se, në shtatorin e ’98-ës , në çdo tavolinë flitej kur do të ndodhte vrasja dhe kush do të ishte “personi VIP” që do të vritej.
Në Kosovë kishte filluar lëvizja çlirimtare UÇK me mbështetje nga NATO dhe USA, ku faktori Haklaj deçizonte shumë aksione mbështetëse të NATO-s në Kosovë, ndërsa prania e Qeverisë shqiptare (dhe pse jashtëzakonisht e dobët) ishte impresionuese.
Në këtë panoramë, destabilizimi politik i Shqipërisë ndeshte drejtpërdrejt me angazhimin USA dhe NATO për Kosovën. Çdo tentativë destabilizuese e politikës shqiptare, realisht nuk kishte objekt qeverine, por fatkeqësisht, vinte në rrezik suksesin e aksioneve intensive të aleatëve për Kosovën.
Pjesë e shqetësimit ishte dhe lëvizja PD (ku Azemi ishte tepër intensiv) për furnizim me armë të strukturave luftarake në Kosovë jashtë kordinimit dhe bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar të angazhuar ushtarakisht në Kosovë.
Ndërkaq Qeveria shqiptare, tmerrësisht e brishte, e sapo dalë nga ‘97, kishte interesa të drejtëpërdrejta politike për të neutralizuar aksionet e dhunshme të PD, aksione të cilat kishin një nxitës, frymëzues dhe protagonist, Berishën. Fryma e tensionit radikal kishte përfshirë mendjet diabolike të lidershipit politik majtas dhe djathtas.
Në Tropojë, zhvillimet ‘96-‘98 kishin prodhuar konflikte jetësore ndërmjet Haklajve, Berishës dhe Hajdarit, konflikt ku personi më i pambrojtur ishte Azemi. Ai e njihte realitetin dhe kishte filluar “komunikimet” me Haklajt.
Analiza e mësipërme konkludon se në ngjarjet intensive të shtatorit ‘98 tre aktorët Haklaj-Berisha-Hajdari janë jo vetëm aktivë, por dhe me implikim të drejtëpërdrejtë në ngjarjen e 12 shtatorit.
Manovrimet e tyre sa të sofistikuara aq dhe naive në një algoritëm të lexueshëm qëllimesh, interesash, manovrimesh dhe misionesh në ndeshjen e tyre patën një produkt: Devijim të objektit të atentatit, dhe… vrasjen e Azem Hajdarit.
Kush e donte të neutralizuar Berishën, çfare instrumentash do të duhej të shfrytëzonte për këtë neutralizim? Kush e donte të neutralizuar politikanin Azem? Si do të shmangte Berisha agresionin hakmarrës të Haklajve? Një pazëll sa i komplikuar aq dhe i thjeshtë nëse zbërthehet marrëdhënia Haklaj – Berisha – Hajdari.
E sakte 100%.
VRANE NJE KELISH ,,,
DHE LANE PA VRARE NE QEN TE LAJTHITUR , QE SHKATOJ KRIMET ME TE RENDA NE HISTORINE E KETI KOMBI ..
Fut uje ne dy pika ky arsyetim.
Edhe vrasja e Berishes mund te kryhej ne cdo pike te trajektit te tij deri tek shtepia ne nje rrugice pa drita, me nje kalim mes Brrakes dhe Rr Fortuzi. Pse ndejten disa ore perpara PD-se vrasesit?
Vrasja e nje VIP-i me qellim destabilizimin e Shqiperise i bie te jete kerkuar nga serbet. Haklajt sipas teje po ndihmonin UCK dhe NATO. Si shume paradoksale te ndihmonte edhe serbet…
Perse ndejten disa ore rrotull PD-se? Priten sa t’u sillnin gjahun ne shteg. Pyetja eshte Kush e nxori ne shteg?
Sa mire do ishte te kishin vrare jriminelin Sali Berisha. Pa dashje do kishin shpetuar Shqiperine.
PO KU JE 007 PO SA SEKRET KE MBAJTUR PER 22 VJETE JA DHE CESHTJA E SHEKULLIT U ZGJIDHE MBARUAN EDHE HALLET E SHQIPERIS DHE TONAT CNA GJETI NA MBYTEN SPECIALISTET DJE KOKAT E MEDHA
Nje kontrabandist dhe zjarrvenes i Shqiperise nga veriu ne jug, nje plackites e hajdut ordiner, edge vrases – ja ky ishte Azemi. Edhe ti Arben Mece, mgjs ing.por paske qene dakort me bemat e tij atehere dhe sot, turp per ty. Mos ba e shit per hero; ka vjedhur aq shume sa e shoqja dhe femijet nuk i kane sistemuar akoma sot; nuk justufikon dot 1 milion dollare o Arben, leri te tjerat qe gjoja i justifikon. Nuk te lexova dot, titulli me dha permbajtjen, por nuk ke pse e ul vehten kaq poshte sa te lavderosh ate; nuk merr dot pluse, vetem minuse, se dukeshe sikur po ndjenje gabimet e po kerkoje falje ne disa intervista duke share Berishen. Kur ti “qytetari” u bashkove dhe perkrahe bemat e shpellareve, nuk te beson me njeri kur shan Berishen, hani e pini ne nje legen.
Jeni rraca me e felliqur e kombit shqiptar.
Sec ka nje delir artikullshkruesi ne retoriken e tije. E kam degjuar ndonjehere ne daljet e tije dhe gjithnje,pertej oratorise,te le nje boshllek ne gjerat qe thote. Perpiqet te beje analize e thote shume fjale por me shume pak brendi,gjera te thena e te sterthena. Kerkon protagonizem,por bosh,bosh…
Mos fol me se e prish. Fiks fare.
Shaqu i ke thene te tera. Jane shume ish studente te dhjetorit qe jo vetem nuk ju bashkuan PDse por qendruan sa me larg Hajdareve me kompani qe punonin per zilet e Sales dhe me zhgenjim ne zemer moren rruget e emigracionit. Turpi me i madh ishte kur Hajdari shpallet edhe hero i popullit… Sala nuk ka pike respekti per kombin tone. Njeriy qe kaliti Enveri me partine e tij. Sa turp!!
Nje kontrabandist dhe zjarrvenes i Shqiperise nga veriu ne jug, nje plackites e hajdut ordiner, edhe vrases – ja ky ishte Azemi. Edhe ti Arben Mece, mgjs ing.por paske qene dakort me bemat e tij atehere dhe sot, turp per ty. Mos na e shit per hero; ka vjedhur aq shume sa e shoqja dhe femijet nuk i kane sistemuar akoma sot; nuk justufikon dot 1 milion dollare o Arben, leri te tjerat qe gjoja i justifikon. Nuk te lexova dot, titulli me dha permbajtjen, por nuk ke pse e ul vehten kaq poshte sa te lavderosh ate; nuk merr dot pluse, vetem minuse, se dukeshe sikur po ndjenje gabimet e po kerkoje falje ne disa intervista duke share Berishen. Kur ti “qytetari” u bashkove dhe perkrahe bemat e shpellareve, nuk te beson me njeri kur shan Berishen, hani e pini ne nje legen.
Jeni rraca me e felliqur e kombit shqiptar.
Asgjë nuk ke thënë.
Veç opinione si keto që themi ne me Kg dhe m.
Edhe pse thua që e njihje mirë.
Gjithësesi e the pastër që Azemi nuk ishte hero.
Por i dyshuar në gjak.
Si dhe kontrabandistë i rëndomtë veshur me pushtet.
Si dhe konfirmon se Sala na paska qenë ai që lëvizte fijet.
Përjashton “lojën” e brendshme në Shqipëri dhe pastron figurën e organeve të asaj kohe.
Si resume. Izeti nuk na qenka fajtor (dhe nqs ka dijeni etj) jo për burg të përjetshëm.
Si dhe Azemi nuk na qenka as dëshmor e as hero.
Por një njeri i vrarë “aksidentalisht” me pistolete me silenciator të mbushur në dorë.
Dhe Saliu duhet te shkoj në burg për këtë dhe ngajrjet më parë dhe më pas në Tropojë.
Shaqo ne gjykimin tm shume i sakte dhe preçize.
Fatkeqesi per kombin shqiptar qe ra perkohesishte ne dore te super malokeve qe ne breza kane njohur per ushqim fasulen dhe turshine me speca dhe gjize, vaj halli te njohin keta politiken.
Akoma eshte po aq fatkeqesi sa ne te dy anet e kombit tone Kosove dhe Shqiperi ka akoma njerez qe duane me force te dominojne ne politike me ate superinjorancen e tyre te pashembullt dhe te pa krahasushme me askend ne bote.
Kujdes o njerez se ata jane te rezikshem se injoranca eshte nje semundje me e keqe se e KANCERIT.
Nuk e di por nga fillimi e deri ne fund ky “ditar -pershkrim” me le shume me shume ne dyshime per ato qe ti Arben kerkon t’ja justifikosh Azemit dhe plus me perforcon akoma me teper ate imazh -portret te Azemit qe krijuam te tere ne si njeri ordiner, ,bandit, karierist, budalla (jo trim) i manipulueshem ne ekstrem (ketu jam me ty) por dhe kriminel vrases (nuk po etiketoj perdhunues siç degjohet shpesh) . Arben nuk e di por a e din ti qe Azemi ju doli ne “priten” e Haklajve me dy truprojat e tij te armatosur me kallashnikove dhe vete me pistolete me silenciator e theksoj pistolete me silenciator ???!!!!!!!! Ti thua qe ishte ne bese me Haklajt dhe nuk ja u kishte friken e nje atentati nga ana e tyr, ndersa fakti flet te kunderten !!! Ashkohet ne “bisedime” per te sqaruar gjendjen me kallashe dhe pistolete me silenciator tek njerezit qe te kane dhene besen ??!!!! Per ç’fare aresye Azemi mbante pistolete me silenciator ……arme qe perdorin vetem vrasesit profesioniste me pagese ??!!! Mora vetem kete fakt per te te rrezuar alibine tende Arben per “engjellin” paqesor A. Hajdari ,por ne shkrimin tend ka aq shume te pa verteta sa te merresh me to eshte kohe e humbur . Ti e ke pasur shok ,e kuptoj te takon ta mbrosh por eshte e kote . Sa per Berishen ….jane te dy e njejta kategori qe per kariere te shkelin me kembe jo ty e mua por dhe njerezit me te afert ,karakteristike e Tropojaneve . Vertet qe strumbullari i konflikteve mundet te kete nisur qe nga ai qe juve aludoni por nje merite te veçante ka dhe “doresi” si complice (bashkepunetori) ne ekzekutimin e urdherave te “shefit” ………….. le te vazhdojne te tjeret tani ….kohe e humbur kot ….
Eshte e vertet se qarkullonin fjale per destabilizim. Disa dite para ngjarjes nje mik me thote: po shpetuam kesaj here, nuk ka me lufte ky vend. Eshte qetsi, si mund te plasi lufta, e pyeta. Ka plot menyra. Vrasje politike, armet jane sheshit. Se besova. Pas dy ditesh ndodhi vrasja. Ishte e pritshme.
Ky Arben Meçe më kujtohet kur fliste dhe argumentonte me pasion të madh për mbikalimin tek zogu i zi, sa që i dilte pështymë dhe i rridhnin jargë nga goja. Jepte shifra për numrin e makinave që qarkullonin dhe përbetohej me këmbë e me duar, e shtrihej mbi tavolinë duke argumentuar se një rrethrrotullim është mëse i bollshëm. Me shkencën e këtij derdimeni po vuajmë prej 12 vitesh duke ndenjur në radhë për të hyrë apo dalë tek zogu i zi. I gjithëditur ky idiot. Kudo i fut hundët. Një hale që kutërbon dynjanë. Rracë e poshër.
Ne fakt ka te drejte ky 007.
Ata kishin ardhur per te vrare Berishen por Berisha ju tha “po pse o njerez, fajin jau ka Azemi se ai ju ka bere kete e ate, ” Pas kesaj ata te bindur nderruan target-in, do vrasim Azemin. Berisha ferkon duart dhe i thote Azemit ” se kush po te kerkon atje jashte ”
dil e shiko njehere cfare duan ? Azemi ju bind edhe doli.Fundi dihet .
Normal qe vrasesi eshte Berisha se ai jo vetem qe ndryshoi tabelen por e ” nxorri ne prite ” Azemin .
Kaq e thjeshte eshte o milet. E thote 007.
Dhe me e forta ky kishte edhe informacione per grupet qe do benin pastaj revolucionin qe as Fatos Klosi si dinte.
Problemi u zgjidh Idajeti do hapin gjyqin, izet haxhija do deshmoje “kush e nxori ne prite ” Azemin dhe Sala do denohet. Ata qe e vrane do lirohen sepse “nuk kishin ardh me vra Azemin por Salen”. Padtaj Merua do botoje i pari se i takon ekskluzuviteti, vendimin e gjykates kurse Artan Hoxha ka te drejten ta komentoje i pari.
Tani “GJUME TE EMBEL”
Ne fakt ka te drejte ky 007.
Ata kishin ardhur per te vrare Berishen por Berisha ju tha “po pse o njerez, fajin jau ka Azemi se ai ju ka bere kete e ate, ” Pas kesaj ata te bindur nderruan target-in, do vrasim Azemin. Berisha ferkon duart dhe i thote Azemit ” se kush po te kerkon atje jashte ”
dil e shiko njehere cfare duan ? Azemi ju bind edhe doli.Fundi dihet .
Normal qe vrasesi eshte Berisha se ai jo vetem qe ndryshoi tabelen por e ” nxorri ne prite ” Azemin .
Kaq e thjeshte eshte o milet. E thote 007.
Dhe me e forta ky kishte edhe informacione per grupet qe do benin pastaj revolucionin qe as Fatos Klosi si dinte.
Problemi u zgjidh Idajeti do hapin gjyqin, izet haxhija do deshmoje “kush e nxori ne prite ” Azemin dhe Sala do denohet. Ata qe e vrane do lirohen sepse “nuk kishin ardh me vra Azemin por Salen”. Padtaj Merua do botoje i pari se i takon ekskluzuviteti, vendimin e gjykates kurse Artan Hoxha ka te drejten ta komentoje i pari.
Tani “GJUME TE EMBEL”
Shyqyr qe vrasja ndodhi ne oborrin e selise se PD-ke,se po te ndodhte jashte,Sali Berisha nuk do te mbahej me akuza kundr qeverise se Fatos Nanos e te tjere qe mund t’ia merte mendj atij njeriu te papergjegjshem. Eshte me se e qart se Azemin e vrau Sali Berisha per ta hequr qafe,pasi Azemi i ishte bere si guri ne kepuce Sali Berishes.
Sponsorizim Arben. 100% artikull i sponsorizuar.
Na tregon opinionin tend sikur mezi prisnim ta lexonim. Asnje gje nuk verteton ky shkrimi yt. Edhe ti vet nuk je dakort me ato qe shkruan. Sa burra bajat….
Ka pasur ne Dore te Zeze qe levizte gjerat dhe nese gjithe te tjeret ishin sa viktima, aq edhe mafjoze terroriste, Sali Berisha ishte i vetmi mafjoz terrorist, vegel e kesaj Dore te Zeze.
Politikisht Azemit Hajdari ishte nje ordiner, sot do ishte vetem nje kapo mafje me ushtri te veten dhe miljarda. Berishes i duhej vetem per grupet terroriste mafjoze qe Hajdari me mjeshteri mafjozi mblidhte rreth vetes, grupe paramilitare mafjoze qe i ngelen Berishes pas vdekjes se Hajdarit, duke shtuar rradhet e milicise tribalo terroriste te PD.
Izet Haxhia duhet te flase!
Deri tani ka manipuluar.
Si eshte e mundur qe partita e spihuneve qe spihunonin gjithcka, qe e dinte se me ke ishte Izeti diten e vrasjes ( sipas denoncimit te Berishes ne ambasaden amerikane), ne vend te ruante Berishen, pritet qetesisht diten tjeter biles drejton grushtin e shtetit ushtarakisht?
E thjeshte!
Izet Haxhia komplotonte ne emer te Berishes, te gjithe e dinin dhe askush nuk e vuri kurre ne dyshim.
Haklajt nuk kishin ardhur per Berishen, por i kishin shtyre ne cark. Berisha i vetmi qe dinte planin, priti qetesisht Hajdarin dhe e urdheroi ti egzekutonte. Pse Berisha priti Hajdarin per 4 ore dhe nuk nxorri 24 rojat e tij personale?!
Pse Berisha nuk lajmeroi nderkohe meqe ishte “ne rrezik” as policine, as ambasaden amerikane?
Pse Hajdari shkoi si derr ne thes?!
Pse Haklajt priten 4 ore deri sa te vinte Hajdari me pistolete me silenciator?!
Berisha dhe krahu i tij i djathte terrorist, Izet Haxhia ishin te paprekshem. Vetem ata te dy e dine se kujt po i sherbenin. Izet Haxhia per te folur duhet te hetohet si terrorist, me metoda speciale.
Akuza nuk duhet te jete implikimi i ketyre ndaj nje tjeter bagle te ngjashme!
Sali Berisha dhe Haxhia duhet te hetohen per terrorizem dhe tradheti qe synonte zhdukjen e Shqiperise nga harta per llogari te asja “/D’ore te Zeze” qe ishin vene ne sherbim.
Qellimi i grushtit te shtetit nuk ishte marrja e pushtetit nga berishistet, por ndarja e Shqiperise se destabilizuar e paafte per shtet dhe protektorati ne copat e ndara.
Cfare ju kishin premtuar Sali Berishes?!
A ishte shperthimi i Kosoves fakti qe ndali faktin e kryer te asgjesimit te Shqiperise nga harta, sepse 5 miljon shqiptare te shtypur destabilizoin gjithe Europen?!
Pse Amerika dhe Europa qe gerthasin edhe per te drejtat e Tibetit, nuk denoncuan kurre aparteidin serb mbi kosovaret para lufte?!
Pse e quajten ne fillim rezistencen shqiptare, organizate terroriste? Kur nuk e bene kete me rezistencen e popujve te tjere te ishjugosllavise?!
Pse ju prishen planet shume vjecare me shqiptaret dhe kuptuan jo vetem zhdukja dhe ndarja e Shqiperise por edhe nje Kosove nen Serbi do te ishin nje zjarr ne zemer te Europes.se intrigave?
A kishte te drejte Enver Hoxha?!
Po diktatura e ashper, a ishte vetem pjelle e tij apo edhe veper e gjithckaje qe na rrethonte?
Thumb up!
Te jemi te sakt dhe te drejtperdrejt , sa eshte shuma e evrove qe te jane premtuar , per kete mashtrim fare te lexushem , e bajat , per te trazuar mendiet e popullit !?. Kush jane ideatoret dhe organizatoret e ketij shkrimi fare pa rrjedhshmeri te se vertetave te kohes . Kush eshte ai grup dallaverazhinjsh qe vazhdijne te krijojne mjegullnaja e percarie . vetem per perfitime politike , dhe ekonomike ?.Meqense Zoteri Mecaj i di kaq mir ngjariet –sic thot — prekuroria e reformuar s’ka pse pret . Te thrras zoterine , ti marr demponimin , dhe te arrestoi ose Berishen –nese eshte i fajshem ; ose ky moster nuk duhet ta shof kurr driten e diellit .Pse nuk ka denancuar per plot 23 vjet , nese keto qe thot jane te verteta , perse e ka mbrojtur Berishen , kurse Mecaj e ka ditur se ishte dora e vrasies –me mire te themi vrases — gjithmon sipas Mecajt . Tash e me pas , dy gjera ka : Ose Berisha te paguaj bemat , sipas Meces , ose Mece te hapij vet dyert e burgut , dhe te shkoje ne vendin qe i takon . Shqiperia te shpetoje njehere e mir , nga keto mostra .
Nje njeri ordiner dhe i pashkolluar per postet qe i jane dhene per 7-8 vjet. İ shkolluar per kepucar dhe pa per here te pare tiranen. Dhe qe ka zhvatur prona neper tirane etj e dime. Qe ju be kurth kete e din gjithe populli sna thej gje te re. Edhe shelzeni te ishte ne funksione te PD do vritej nga sal qeni. Dhe ti pas 22 vitesh po na tregon qe je “i virgjer”. Shko bej deklarime ne spak athere. Thuaj qe e beri Saliu ose mos pirdh kot.
Sa djem i vrau Berisha Haklajvet?
Kater djem dhe 20 nipa e kusherinj?
Epo me duket se tani eshte rradha e Shkelzenit sipas drejtesise se maleve, se kjo e reja e SPAKut na lindi e ngordhur.
Po si duket po pergjojne me durim deri sa te zeri dyshekun qe ti bejne arken me dhuraten brenda.
Pastaj te vazhdojne me ci ka ngelur deri sa ti shkulin edhe kullen e Vicidolit, Lalezit dhe kockat nga varri.
JA DHE SHENJESTRA E JUSTIKOJ NANON. FAJIN E KA BERISHA SEPSE AZEMI U VRA NE OBORIN E PD.PO AI ITALIANI QE VRAU NE SHTEPINE E TIJ 2 HAJDUTE QE KISHIN SHKUAR TE VIDHNIN A ISHTE FAJTOR ? PO ME TE ARDHE NJERI ME TE PERDHUNU FAMILJEN NE SHTEPI FAJTOR JANE FAMILJARET TUAJ ?
Ca krahasimi prej idioti, o Servet mavria!
Azem Hajdari qe nje cope katunar dhe idiot qe nuk kishte haberin nga politika Diten qe “fitoj” zgjedhjet PD , azem Hajdari u fut ne banke dhe terhoqi nje milion dollare gjoja per nevoja te partise (PD) Keto Para nuk u mor vesh ku shkuan po sigurish qe ne xhepat e konytrabandistit dhe hajdutit Azem Hajdari
O z.Arben,te ndigjoj me shume vemendje neper studiot e tv,dhe me thene te drejten ne shume cka thua jam dakord,por qe te kesh respect per nje njeri te hurit dhe litarit si Azemi,kjo me duket e pabesueshme,per te tjerat cfare arsyeton ne kete shkrim jam dakord.
Sala dhe azemi kishin futur hundet kudo pra ishin te dy agjenta te U.D.B.se Jugosllave . Ishin perzier te dy ne veprime mafjoze , ishin perfshire te dy ne organizimin dhe zbatimin e vrasjeve mafjoze, . zenje me njeri tjetrin kush po ben me shume pare nga grupet mafjoze qe njeri punonte per Azemin tjetri per Salen dhe ne fund egoja mes te dyve kush eshte me i forti si tropojane e kush ben ligjin per keq jo per mire . Ti Arben Meçe thoshe ne nje vend qe Azemi ka ndihmu ne luften e Kosoves duke çuar arme . Po Azemi ka ndihmu xhepin e vet duke shitur arme .
Azemi dhe Saliu u bene armiq per paret e naftes kontrabande prandaj Saliu e zhduku Deri atehere paret e kontrabandes armeve ,naftes a skrapit i kishin ndare bashke Te dy shiten dhe shkaterruan gjithe shqiperine me urdherte Milloshevicit i cili pagoi 20 miljon dollare tja arrinte kesaj
Vrasja e Azemit lidhet si me fjalet e perhapura me para vrasjes, po dhe me ngjarjet pas vrasjes. Me grushtin e shtetit te 14 shtatorit, ku trupi tij u perdor per te sulmuar dyert e kryeministrise. Ai u vra dhe u perdor per te rrezuar qeverine. Si lidhen tere keta element eshte pazell jo i lehte. Izet Haxhia, ish shoqerusi Berishes, nuk ka qene rastesisht dy dite me vrasesit. Mgjse ne shpjegimet e tij sillet i paditur ai bente pjese ne tropojanet e ngelur pa pushtet, ne ata qe donin rikthimin. Azemi nuk vlente sa pushteti dhe as sa doktori. Me siguri, dikush qe njihte mire tropojanet dhe historite e tyre beri regjizuren dhe azemi shkoi per lesh.
Nga mënyra e vrasjes së Azem Hajdarit, të jep shënjat se është shprehje e linjës së ndjekur në vijimësi nga Sali Berisha.Berisha i pasionuar dhe i verbuar pas pushtetit dhe sundimit apsolut,me qëllimin për të shërbyer në disfavor të zhvillimeve demokratike të Shqipërisë,por me emblemën në dukje të një shoqërie demokratike,e mbrojti këtë linjë me parrullën e shkëputjes nga sistemi komunist dhe daljes në liri (kupto anarshi në qëllimin e fshehur të Tij).Liria, Atij i nevojitej si maskë për të kamufluar anarshinë e frymezuar per shkaterrimin e plotë të ekonomisë,ushtrisë,dhe pasurisë 45 vjeçare të vënë me mund dhe djersë nga populli Shqiptar.
Për marrjen e Pushtetit ai vuri në levizje sherbimin e fshehtë,duke mbjellur frikën dhe pasigurinë.Ai organizoi vrasjen e 4 të rinjve në Shkodër per ta përdorur si alibi kundër socilaistëve,dhe e realizoi atë.
Konteksti i ngjarjeve të viteve 1997-1998 na çon në konkluzionin se Berisha humbi në mënyrë të turpëshme pushtetin si edhe zgjedhjet e vitit 1997.Kreditet e tij politike ranë në nivelin më të ulët.Por këto kredite pësuan tronditje të madhe edhe në Partinë Demokratike.Simboli i tij,besimi dhe lidershipi i Tij në Parti u bënë fraxhile.Si njeri i rritur pranë pushtetit komunist dhe si lider i gatuar në guzhinat e dyshimta dhe i shpallur me hipokrizi si i vetofruar per të marrë në dorë levizjen studenteske per të udhëhequr nje ShqiperI Demokratike Ai-Berisha-doli me shpalljen se ky pushtet është pushteti i bandave dhe se ai duhet të rrëzohet me çdo kusht.Për këtë,-deklaroi Ai një ose 2 muaj para 12 shtatorit 1998 dikush do të japi jetën nga NE.
Me projektin për vrasjen e Azem Hajdarit-Berisha-rriste kreditet e Tij të humbura duke akuzuar -siç thoshte Ai-pushtetin e bandave të Partisë Socialiste,të hiqte ngë këmbët një rrezik të math për autoritetin e Tij dhe të pa parashikueshëm,dhe sidomos kryesorja,forcimin e kohezionit të antareve të Partisë Demokratike dhe militantëve të saj,duke forcuar pozitat e Tij të lëkundura.Atë e gënjeu mëndja-se duke përdorur vrasjen dhe arkivolin e Azem Hajdarit-të mirte edhe Pushtetin nëpërmjet një grushti shteti që e realzoi faktikisht por nuk e kurorezoi për nderhyrjen e nderkombetareve.
Këjo është arsyeja e vëtetë e vrasjes së Azem Hajdarit ndersa menyrat,shkaqet,rruget,metodat kurthet mund të jenë nga më të ndryshmet.Vrasesit erdhën në Tiranë dhe pritën me orë të tëra sa t’u dilte Azemi përpara,dhe sa u doli e vranë.Natyrisht ata që e vranë,po të mos ishin për ATE,nuk do rrinin në makinë me kallashnikovë me plumba në gojë,por do dilnin jashtë nga makina.Edhe Azemi-aty brënda zyrave të PD-së-është karikuar maksimalisht se “ATA”përjashta në makinë duhen vrarë në vënd menjëherë,per ta mbyllur qëllimin që kishte Berisha,por që natyrisht,Azemit i janë thënë gjera të tjera.Berisha dikur,vite më vonë,deklaroi në një televizion ose intervistë,nuk a mbaj mend mire.se Azemin e vranë Serbët.Kejo eshtë një mënyrë e mbuluar per të thenë se Azemin e vranë per rolin e Tij në furnizimin e luftes Kosovare kundra regjimit të Millosheviçit.Por këjo thenie ishte e vonët,atehere kur Ai-Berisha-i kishte konsoliduar pozitat udhëheqëse në Parti,duke tërhequr në krahun e pushtetit te vet, gjithë përkrahesit e Azemit,duke e arritur këtë në vazhdimesi duke luajtur me figuren e Azemit si hero i partise dhe i Shqiperisë.
Perralla me mbret.
Deputetit Azem Hajdari ju be atentat brenda ne parlament. Se si qysh e tek e dini vete ju te nderuar komentues.
E perseri deputetit Azem Hajdari i bene atentat dhe e vrane, jo me brenda ne parlament por perpara selise se PD, qe ish vazhdim i atij te bere brenda ne parlament.
Te tjerat jane perralla me mbret.
Ata qe e vrane, kujtuan se duke qene me pushtet mund ta benin ne menyre demostrative vrasjen e tij dhe ta pa maskuar dhe nuk do ti vrisnin.
Kishin haruar te mjeret se vrasja qe do benin ish vrasja e nje deputeti, qe per pasoje do i kthehej ne bumerang vrasesve.
Dhe ashtu ndodhi
VRANE NJE KELISH ,,,
DHE LANE PA VRARE NE QEN TE LAJTHITUR , QE SHKATOJ KRIMET ME TE RENDA NE HISTORINE E KETI KOMBI ..