Dash Shehi: Kreu i opozitës është Basha, jo Meta. Ama ne do ta mbrojmë Presidentin deri në fund të mandatit

8 Tetor 2020, 08:18Politika TEMA

Kreu i LZHK-së Dash Shehi thotë se teza se Meta është lideri i opozitës është tezë e hedhur nga kryeministri Rama. Sipas tij, sa herë Meta të mbrojë Kushtetutën, do ketë në krah opozitën.

“Ne do ta mbrojmë Metën deri në fund të mandatit. Por teza që Meta është kreu i opozitës është tezë e Ramës se opozita e ka një kryetar. Ne gjykojmë që kjo nuk është skena e politikës.

Në 8 vite parlament keni parë që t’i thonë kryeministrit që e ka gabim. T’i thonë për rrugët disa miliona euro apo për shëndetësinë e koncesionet.

Politikës shqiptare i ka munguar detyrimi moral për të thënë atë që mendon”, tha Shehi në emisionin Arena.

Më tej, ai u shpreh se opozita ka një detyrë të madhe: të rrëzojë Ramën dhe më pas të rindërtojë vendin.

“Ne më Metën kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por një marrëdhënie institucionale. Ne gjykojmë se ne dhe presidenca kemi të njëjtat prerje.

Sa herë Meta respekton kushtetutën na ka në krah ne, por opozita shqiptare është shumë më e madhe se sa Meta.

Si fillimi kemi një detyrë të madhe për të rrëzuar Ramën. Ne kemi edhe rindërtimin e vendit si detyrë”, shtoi ai.

2 komente në “Dash Shehi: Kreu i opozitës është Basha, jo Meta. Ama ne do ta mbrojmë Presidentin deri në fund të mandatit”

  1. kasemi says:

    Nuk ke bythe ti o dash as te mbrosh e as te sulmosh njeri, po thuaj se likja eshte kthyer me opoziten dhe po i sherben asaj prandaj doni ta mbroni. Kur ishte kunder likja sala tha se likja e ka vendin ne burg (ne te vertete aty e ka), tani e mbron!!!

  2. astirasi says:

    Keta kermat parazitare, opozitare,pleqe te matufepsur qe skane punuar asnje dite te vetme ne jeten e tyre,kerkojne te rrezojne qeverine e vine keta ne pushtet.O Dash futi ndonje pace plonci e ndonje dhiplo qysh ne pike te sabahut dhe derdellit sa te duash neper televizione e media se sta fershellen kush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje