Presidenti Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas takimit me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
Sipas Metës, duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e ka informuar Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.
Më tej Meta ka shtuar se e ka garantuar Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.
Reagimi i Metës:
Kënaqësi të takohesha me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.
E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë.
Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.
Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit.
E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.
25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.
Hajdutit po I vjen fundi
Uuuu pika presidentin ton.Nje president matuf.
Po ca matufi thua, pse kot e zgjodhi Edi yt?
=
e bukur kjo..kur komunistat jane ne lufte dhe ndihen keq… patjeter do permendin “popullin” per te cilin kane shume merak….
=
kush e kupton: ” cdo zgjidhje do vije nga populli”?
…aha e ka fjalen per zgjedhjen e Presidentit nga populli….
Vendosja e maskes eshte mbrojtja e te tjereve nga viruset qe mund te kete personi qe vendos masken.
Pra perfundimisht eshte nje kujdes qe personi me maske tregon per kujdesin per njerezit e tjere perballe.
Te gjithe ata qe nuk vendosin maske ne ambiente te mbyllura jane thjeshte : RROTA KA*I
Edhe thote qe do e vendosi populli me referendum pastaj shton 5 qeshor
Nga ana tjeter kundershton se don marrveshjen e 5 qeshorit qe eshte vazhdimi i asaj te 2008
Pra je per referendum qe te hapen listat apo per referendum prej kartoni?
Like nuk ta var njeri me. Ti thua cfare i the ti, nuk te beson njeri, ti thoje ne konference shtypi. Nuk na the se cfare te tha ai i be., se ai as nuk denjoj te permendi.
O “itjhtar” i kushtetutës.
Po ç’punë ke ti se se dhe qysh.
A është i ligjshëm?
A është kushtetues?
A kaloi nëpër hallkat që duhej?
A ka kuaorumin e nevojshëm?
Per këto je ti aty.
S’te ka vënë njeri ty me bë analizat e Monikës.
E ke bërë presidencën si “Karroca e Dylit” t’u e përdor për qëllimet e tua personale dhe politike …