Rrëfehet Fatos Klosi, zbulon për herë të parë takimin me shërbimin sekret serb: U detyruam nga amerikanët

7 Tetor 2020, 22:42Politika TEMA

Ish-shefi i Shërbimit Informativ shqiptar Fatos Klosi ka treguar prapaskenat e një takimi me shërbimin informativ serb pas luftës, në 2002 në Bukuresht, të detyruar nga amerikanët.

“Me serbët jemi takuar shumë më vonë se lufta. Me serbët jemi takuar pas luftës, na detyruan amerikanët të takoheshim dhe takimi vajti mirë, në 2002, në Bukuresht.

Kishte mbaruar lufta, serbët po ristrukturonin shërbimin informativ, e kishin një farë kushti nga perëndimorët për të thënë se gjërat kanë ndryshuar kanë prioritete të tjera.

Atje patëm rastin. U morëm vesh përnjëherë, njerëzit e harrojnë. Punonjësit e shërbimit janë punonjës shteti, detyrat i cakton kryeministri.

Prioritetet i cakton politika. Doli se kishim të njëjtat detyra nga politika. Ne kishim kaluar në luftë kundër krimit dhe terrorizmit. Çështja e Kosovës ishte mbyllur.

Ishte nën protektoratin e NATO-s. Folëm hapur fare”, tha ai për emisionin ‘Ballkan’.

2 komente në “Rrëfehet Fatos Klosi, zbulon për herë të parë takimin me shërbimin sekret serb: U detyruam nga amerikanët”

  1. Tetovari says:

    Po po kan fol hapur, tradhtar te kombit. Turp

  2. Lili says:

    Per cfare diskutuan pos per detyrat e reja qe Serbia I jep ketij , e qe ky duhet te zbatoje ne Shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje