Shantazhet ndaj antarëve të Vettingut, Varhelyi dhe Calavera: Sulmet e padrejta duhet të ndalen, mbështesim fuqimisht procesin që është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE

7 Tetor 2020, 20:35Politika TEMA
Shantazhet ndaj antarëve të Vettingut, Varhelyi dhe Calavera: Sulmet e

Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, zhvilloi sot një takim me antarët e Komisionit të Vettingut, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre.

Në këtë takim Oliver Varhelyi shoqërohej nga shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera.

Përmes një postimi në “Twitter”, Genoveva Ruiz Calavera, thekson se Vettingu vijon punën me profesionalizëm dhe përkushtim, si dhe bëri një thirrje që sulmet e padrejta ndaj disa antarëve të Vettingut duhet të ndalen.

“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vettingut me ?? Komisionerin @OliverVarhelyi. Vettingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shprehet Genoveva Ruiz Calavera.

Ndërsa, Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi shkruan:

“Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. #EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë”, shprehet Oliver Varhelyi.

Kujtojmë se kjo mbështetje e fortë e ndërkombëtarëve për anëtarët e Vettingut vjen pas shantazheve që prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar kanë bërë së fundmi ndaj gjyëtarit të Kolegjit të Apelimit Luan Daci dhe komisioneres se KPK Brunilda Bekteshi, duke i kallëzuar në SPAK. (TemA)

Important visit to Albanian vetting institutions with ?? Commissioner @OliverVarhelyi. Critical that vetting continues with the same professionalism and dedication to ensure that justice reform delivers for the benefit of Albanian citizens. Unfair attacks must stop. @eu_near pic.twitter.com/MsOavKDtWC

— Genoveva Ruiz Calavera (@CalaveraRuiz) October 7, 2020

#Albania: Very good meeting with the members of the vetting institutions. I commend their professionalism and hard work. #EU strongly supports the vetting process, which is key to bring Albania closer to the EU. Justice reform must continue. pic.twitter.com/g9NxsEI7ag

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 7, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje