Spiropali sulmon ashpër opozitën dhe Ilir Metën: Natën bëjnë kompromise me kriminelët për vota, i garantojnë se do jemi ministër i Brendshëm. Të pafytyrë, pas 25 prillit ju nxjerrim jashtë loje

7 Tetor 2020, 19:00Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj opozitës jashtë-parlamentare dhe presidentit Ilir Meta.

Spiropali tha se drejtues të lartë të opozitës bëjnë marrëveshje me kriminelët për të siguruar vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ajo u bëri thirrje të qendrojnë larg krimit duke u shprehur e sigurtë që pas 25 prillit do të marrin atë që meritojnë.

“Eksponentë nga më të lartët në strukturat e opozitës jashtë parlamentare, që na akuzojnë ne pa të drejtë nga mëngjesi në darkë, janë ata që bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar dhe kriminelët, me viktimat e ligjit të OFL-së.

Duke iu thënë bëhuni me ne se do jemi ministra të Brendshëm, bëhuni me ne se do i kthejmë ligjet që janë bërë, bëhuni me ne se do ua lëmë rrugën të lirë dhe fushën e veprimit të lirë.

S’janë me dy fytyra, por janë të pafytyrë. Natën bashkëpunojmë me krimin nëpër skuta. Nga i pari ai Kreu i Shtetit.

Ta harrojnë! Ne jemi të vendosur që pas 25 prillit jo vetëm të luftojmë krimin, por të nxjerrim dhe këta jashtë loje. Këta e përdorin krimin në favor të tyre.

Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit jemi krenar pasi kemi kaluar ligjet në Kuvend. 120 mln euro të sekuestruara nga OFL.

Më shumjë se 8 vite qeverisje bashkë të atyre që… Të rrinë larg skutave me krimin, se që ta dinë, prapë në kutitë e votimit pleshta do marrin”, tha Spiropali nga foltorja e Kuvendit.

3 komente në “Spiropali sulmon ashpër opozitën dhe Ilir Metën: Natën bëjnë kompromise me kriminelët për vota, i garantojnë se do jemi ministër i Brendshëm. Të pafytyrë, pas 25 prillit ju nxjerrim jashtë loje”

  1. Ministrja artiste says:

    Ti PO ti, ti i nxjerr.
    Po pushtetin e ke.
    Fare thjeshtë kapi kriminelët e futi terk vendi
    Pse nuk e bëni??
    Lifta kundër krimit nuk ka pse pret 25 Prillin o artiste.
    Kështu edhe Likja e Salehu s’kanë kë takojnë e çfarë organizojnë.
    Apo i leni vërdallë se ju duhen të gjitha palëve për fushatë e zgjedhje.
    Ah mjerë Rilindja me këto artiste.
    Ju thotë Edi dilni e flisni me rradhë.
    E këto dalin e s’dinë ça flasin.
    Vetëm “autogola”…
    Rilindëse e bija e botës

  2. loni says:

    Pune pirunesh.

  3. && says:

    te gjithe thone per njeri tjetrin mbas 25 pillit do dilni jasht loje.
    ju çofte zoti emigranta ne afrike pa drejte kthimi ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje