Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje Skype në “News 24” deklaroi se miratimi i Kodit Zgjedhor në parlament është një strategji e Edi Ramës për të mbajtur më gjatë pushtetin.
Lubonja theksoi se Rama me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kërkon që të vazhdojë përçarjen e opozitës.
“Edi Rama me këtë ndryshim, synon që të mbajë pushtetin dhe përçarja e opozitës si më 2017, për të ka qenë shumë e rëndësishme, duke mbetur parti e parë.
Kjo është e qartë si strategji e Ramës. Ilir Meta reagon më shumë, sepse ndoshta preket më tepër. LSI kishte rritje, për shkak se kishte pushtet.
Ajo që ndodhi më 2017 mund të vazhdojë edhe me PD-në, që edhe Partia Demokratike mund të pakësohet, nëse vota është e atij që është më i fortë për ta blerë.
Opozita duhet të luftonte për koalicionet. Kam frikë se Edi Rama do iu marrë të gjitha llogoret opozitës e do i lërë lakuriq fare. Arbitri duket që është me njërën palë, me Ramën.
Opozita duhet të bëhet njësh me problemet e popullit. Edhe për Kodin Zgjedhor, opozita duhet të thotë tek ambasadorët që nuk është i drejtë”, tha Lubonja.
Fatos Lubonja foli edhe për vizitën e Vahleryit në Shqipëri, deklaroi se vetë BE-ja ka interesat e saj gjeo-strategjike në vendin tonë, duke mbajtur narrativën e njëjtë.
“Këtu nuk është çështja e Varhelyity, por e gjithë BE-së që mban ndaj rajonit. BE kërkon që të mbajë narrativën e tranzicionit për interesat e saj gjeopolitike, sipas formulës, që ju keni bërë hapa përpara, por mund të bëni edhe më shumë hapa përpara.
Ajo që ka thënë Ralf Gjoni mendoj se është shqetësim që e kanë shumë persona, edhe presidenti e ka thënë, për shumë gjëra në vend, edhe për Kodin Zgjedhor.
BE flet për hapa përpara, ndërsa Shqipëria po bën hapa drejt shkatërrimit. Europa duhet të dënonte këto që po ndodhin, por vazhdojnë me narrativën e tranzicionit.
BE do të mbajë unionin, siç kërkon të mbajë Rama pushtetin me narrativën që kam bërë përpara”, u shpreh Lubonja.
Më tej, Lubonja vlerësoi se fakti që në krye të KQZ-së së re është vendosur Ilirjan Celibashi, nuk është tregues se në vend mund të ketë drejtësi për zgjedhjet, pasi përvoja ka dëshmuar se në vendin tonë vota blihet.
“Nuk kam asnjë problem me Celibashin, por ajo që na ka treguar historia është se Edi Rama ka kapur të gjitha institucionet, prapa syve e përpara syve.
Unë s’kam besim tek Celibashi se do të vendos drejtësi. Sa mund të evidentohet dhënia e tenderave, aq mund të ndalohet vjedhja e votës”, vlerësoi Lubonja.
JA KOMUNISTI I PA KTHESHEM…. PLERE… RRACE E NDYRE…
O i marre qe thua se BE ka ne shqiperi interesa gjeostrategjike,po ne a kemi kerkuar ne vitet 1990 te behemi si e gjithe europa .Kushtet qe ka vendi yne qe ja ka falur zoti per shkakun e atyre qe e kane qeverisur prej 1912 e ne vazhdim nuk i kane shfrytsuar per arsye te ndryshme po tashti qe paska interesa europa ku duam te shkojme ne rusi ,kine apo turqi? Cfar kerkon ti qe europa ti veshe kostumin e budallellekut opozitesb qe u zhvesh lakuriq duke u vetflijuar me veprimet qe mori me daljen nga parlamenti me mos pjesmarjen ene zgjedhjet e pushtetit vendor stj.Te paraqesin si analist je vetquajtur me kete emer ne amerike ata qe bejne analisltin jane te licensuar dhe analiza e tyre ka peshe te rende jo si kji e jotja.
Lubonja ne momentet me kritike I gjendet prane sivellaut te tij vllah rames …po u thote opozitareve dorezohuni Se rama ka BE me vete… sa i paskrupult qe je more vllah i shpifur…Turp se nje pjese ende ste kuptpjne dot kur e perdredh gjuhen prej kockave te pushtetit qe ke ne goje..
Interes i BE edhe atë gjeostrategjik e thotë Lubonja, është që në Shqipëri të vazhdoj tranzicioni në vazhdimësi.Më ndjeni por tezë më qesharake ka kohë që nuk kamë dëgjuar.
E more vesh o Lubo???? Me ne fund…. prandaj jepi se ka akoma qe besojne prallat tuaja….
Kush eshte opozita e sotme z.Lubonja? Mendoj se opozita e sotme (duke perjashtuar Lulin pasi eshte liberal dhe me vizion) nuk ka asgje te re nga ajo e korrupsionit te viteve 2009-2013. Shikohen shume hajdude dhe servile te cilet ja dine vleren pushtetit,normalisht per keq, per vjedhje,sundim e korrupsion,prandaj kjo kategori ka nevoje edhe per pak pushim deri sa te veteleminohen. Permiresimet ligjore ndaj korrupsionit, kontrolli europian dhe amerikan ka bere qe kjo kategori te reduktohet e gradualisht te shkoje ne nivele te paperfillshme. Kur Lubonja i vitit 2020 flet per strategji europiane ne dem te interesave te shqiptareve, me kujton Lubonjen e viteve 1960 qe ju propagandonte shqiptareve artin dhe kulturen kineze,mbylljen e objekteve te kultit si shfaqje e huaj dhe opium per popullin,si dhe antievropianizmin e theksuar,megjithese i penduar pas vitib 72,jo hapur. Opozita e sotme duhet te eleminoje klanet e vjetra 30 vjeçare qe te behet e besueshme per popullin, te ktheje syte nga ligji,nga demokracia dhe mirqenia e popullit sipas vlerave demokratike europane dhe amerikane, siç propagandojne ne menyre te hapur por jo ne realitet,pasi syte dhe mendjen e kane pasur nga lindja.