Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi gjatë fjalës së tij në Kuvendin tha se Shqipëria është më pranë BE-së se kurrë.
Në fjalën e tij, Varhelyi u shpreh se Ballkani Perëndimor ka qenë dhe do jetë gjithmonë prioritet i BE për të mundësuar integrimin e plotë të rajonit.
“Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara. Jemi në një moment kyç, kur Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së dhe kontributi i të gjithëve është vendimtar. Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë.
Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin.
Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE. Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma, vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve.
Përgëzoj institucionet e vetting-ut. Kemi parë edhe një numër operacionesh të suksesshme ndërkombëtare. Inkurajoj palët që të mbajnë fokusin në reformat e domosdoshme”, tha Varhelyi.
????
Ta marin veshe hajdutet se po ecet drejte evropes. Reformat jane pozitive. Luli; moa ja fut kot. Beje kurse matematike se qeveria po punon.