Njësia 4 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e turit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpër çdo njësi. Në takimin me stafin e Njësisë Administrative, ai kërkoi mbylljen e procesit të dosjeve të familjeve që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit, në mënyrë që të gjithë të dëmtuarit të përfshihen në projektin e Rindërtimit.
“I mbyllim dosjet! I marrim vendimet! Po t’i lëmë për vitin tjetër do thonë: Po i bëjnë për fushatë, jo po se kanë interes tani, jo se duan t’i mbajnë njerëzit varur. Ne nuk jemi ai lloj race, nuk mbajmë asnjeri varur. Siç mbyllëm 100% tërmetin e shtatorit, do të mbyllim 100% edhe të nëntorit. Nëse ata kanë gjetur 6 spekulantë në 6000 dosje, do të thotë 1 në 1000; pra, 999 të tjerët janë realisht nevojtarë që po ndihmohen, janë mirënjohës, janë njerëz të drejtë, që e duan rendin, që respektojnë faktin se komuniteti po i ndihmon,” u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë tha se përmes kësaj skeme, unike sa i takon eksperiencave të ngjashme në vende të tjera, ku funksionojnë skemat e sigurimeve, do të ndihmohen të gjithë nevojtarët. Ai siguroi se shtëpitë në pallatet e reja, të projektuara nga Stefano Boeri, arkitekti më i kërkuar sot në Evropë, do të jenë shtëpi me vlerë më të madhe në treg.
Në një takim të zhvilluar me ish-ushtarakë, kryebashkiaku tha se Shqipëria nuk meriton një rikthim të tretë të Sali Berishës në pushtet. “Kur mendoj që ende diskutohet rikthimi për herë të tretë i Saliut, atij që mori në qafë gjyshërit, prindërit tanë, tani edhe brezin tim, të fëmijëve të mi dhe të fëmijëve tanë, më duket një fyerje shumë e madhe”, tha Veliaj, duke shtuar rikthimi i tij shmanget vetëm duke punuar çdo ditë.
Gjithashtu, kryebashkiaku vizitoi edhe punimet që po vijojnë për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikësesh në Tiranë. Në zonën e Kinostudios ku do të stacionohen tre automjete zjarrfikësesh, ndërsa stacioni do të ketë mjedise të posaçme për trajnimin e stafit dhe ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave.
“Sapo kemi mbyllur stinën e zjarreve, një stinë e jashtëzakonshme me problematika dhe jam shumë krenar për të gjithë ju. Sot dua t’ju uroj sukses 50 zjarrfikësve të rinj, jo vetëm me fjalë, por edhe me një kryevepër! Deri në fund të vitit, ne do kemi zjarrfikëset më moderne në rajon”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë theksoi se ky institucion i ri do të shërbejë edhe si një epiqendër, jo vetëm për shpëtimin e jetës. Gjatë periudhës së tërmetit, por edhe të pandemisë, shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit ka përballuar një numër të lartë telefonatash nga kryeqyteti, ndërsa një ndihmë të çmuar ka dhënë edhe në rastet e aksidenteve automobilistike.
O Erjon ne nuk shqetesohemi se do vij Salehu për herë të 3-të.
Se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
Salehu ka mërdhif.
Por ajo që na shqetëson neve është që të mos vish ti o 99-sh
Se ne e dimë shumë mirë që Rama duhet të iki.
Por duam ta terrezisim mirë.
Se bashkë me Ramën (ikën Luli (Salehu de jure) , Iliri bashkë me Monikën, Mediu dhe kompani.
Por që të ndodhi kjo duhet që Edi të iki më parë vetë.
Dhe jo ne ikje të t’a lërë ty tagrin e forcës politike më të madhe në vend. (Të të vij dhuratë ne pjatë)
Sepse ti nuk je i majtë dhe nuk të lidh asgjë me të majtën përveçse perfitimit dhe interesit që nuk
i realizove dot me tentativat e tua G99.
Ndryshe PS është nje forcë e marr peng prej një tufe çakejsh dhe hienash grabitqare.
Ti Erion ke qenë, je dhe do mbetesh 99-sh.
Shpresoj që socialistët mos ta harrojnë këtë gjë
(Madje dhe bashkinë e ke bërë G99.
Doni më për Erion 99
Saliu me pushtet?!?!?!?!
O peshtymore po ti ofendove 3 breza artistesh duke shembur teatrin dhe po mbush xhepin duke ndotur Tiranen per 30 brezat e ardhshem me leje ndertimi qe premtove se nuk do ti lejoje.
Parate apo fondet me te cilat komuniteti po ndihmon hallexhinjte nuk jane parate e tua as te Fondacionit “Erion Veliaj”. Ato jane parate taksapaguesve shqiptare me bindje te majta apo te djathta qofshin. Nese ti po i miradministron keto para (gje per te cilien te pakte jane ata qe te besojne) po ben VETEM DETYREN. Askush nuk te vuri pushken te kandidosh 2 here rradhasi per kryetar bashkije dhe mos na thuaj se e bere se tu dogj barku per Tiranen e tiranasit.
Por nuk ke asnje te drejte te besh propagande GEBELSIANE duke qene i kudondodhur ne shperndarjen e ndihmave pasi edhe kameramanet qe te ndjekin gjithengamos edhe kronikat qe jepen ne kanalet televizive kushtojne qimet e kokes dhePAGUHEN PO NGA TAKASAPAGUESIT SHQIPTARE e jo nga TY.
Fondacioni Bill&Melinda Gates psh. shpenzon MILIARDA dollare per bamiresi por askush nuk i ka pare Billin e Melinden te shesin mend neper ekrane televizive siç ben ti o VERSIONI SHQIPTAR i GUSTAV GEBELS.
Sqarim por ndonje lexues me moshe te re; Gustav Gebels ishte minitri i propagandes i Gjermanise Naziste nje profesionist i shkelqyer ne fushen e propagandes , flas nga ana formale.
Krahasimi prej meje i Veliajt me Gebelsin ka te beje ABSOLUTISHT vetem me FORMEN apo ANEN FORMALE dhe NE ASNJE MENYRE me permbajtjen e atyre qe thote Veliaj.
Te paret qe komentojne sapo flet Erioni apo E. Rama jane bukatoret! – Çfare jane bukatoret?
Bukatoret jane pikerisht keta qe shkruajne njemienje gomarlleqe kunder puneve dhe veprave pasi paguhen nga individe dhe segmente antishqiptare, te cilet duan te mbreterojne ne kete vend, mu ashtu sic kane bere deri dje!
Kjo kohe iku bashke me komunistin Sali, antishqiptarin Lulzim dhe te marrosurin e korruptuar Ilir..