Ish kreu i PD tallet me Bashën: Stambolli digjet, republikasi krihet. Vazhdon me mendtë e Çimit ky!

7 Tetor 2020, 13:02Politika TEMA

Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me takimet që ka zhvilluar sot me taksistët e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi ndërsa komenton situatën politike në vend, ironizon Bashën, duke shkruar “Stambolli digjet, republikasi krihet”.

“Ngjarja e fundit ! ( tani ne media )

Basha vazhdon turin e takimeve me 2 taksist ne Tirane.

Stambolli digjet, republikasi krihet.

– Rama me gjithe at qe blene voten, te kapur me ze dhe figure jane aty, bile ne tavolinen e marrëveshjes per zgjedhjet.

– Listat e mbyllura i miratoj ne parlament

– Koalicionet i ndaloi me ligj.

– Bashkite jua a shiti vete te gjitha.

Se kuptoj cfare narkoze servilizmi kane marre keta qe thone ” me Bashen Kryeminsiter” kur ky vete se ka ne plan.

Them narkoze se edhe pergjigjen e kane si te mpire nga truri, cfaredo fakti tju japesh pergjigja eshte e njejete : “Mos i sherbe Rames, Basha kryeminsiter ” me keq se grate e Enverit ne 90-en”.

PS: me.mend e Cimit ky, merru vetem me ekonomine, se sado vota te vjedh Rama ke aq shume vota sa te dalin e teprojne” -shkruan Ibsen Elezi.

1 komente në “Ish kreu i PD tallet me Bashën: Stambolli digjet, republikasi krihet. Vazhdon me mendtë e Çimit ky!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje