Teksa Partia Demokratike zhvillon në Devoll zgjedhjet e brendshme për të nxjerrë kandidatin fitues që mund të shkojë në garën e elektorale, sipas tirananews, janë shënuar disa incidente.
Kryetari i PD-së Arben Miza është qëlluar me grushte nga mbështetës të ish kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati!
I gjendur përpara kësaj situate, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi i ka bere thirrje që të qetësohen dhe të mos krijojnë përplasje të tjera.
Konflikti ka nisur pas akuzave që kreu i PD-së ka adresuar ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave kundër dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.
Devolli konsiderohet një nga bastionet kryesore të PD-së në juglindje të vendit dhe gara mes kandidatëve për deputet është konsideruar si mjaft e ethshme.
Haahaha Gazmend Bardhi. Shikoni si e mban kallamin ne goje me dockat e vogla?. Foto qe flet shume per peronalitetin e Bardh Sumes?.