Protestuesit lirojnë nga burgu presidentin e akuzuar për korrupsion, Mero Baze tallet me Metën: Një arsye e fortë e Ilirit për dashurinë për protestat në Kirgistan

7 Tetor 2020, 14:33Politika TEMA

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka ironizuar sërish Ilir Metën teksa poston lajmin që protestuesit në Kirgistan kanë liruar nga burgu presidentin e akuzuar për korrupsion.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shprehet se kjo është një arsye e fort e Ilir Metës për dashurinë për protestat në Kirgistan, pasi sipas gazetarit, kështu i ëndërron presidenti protestuesit, nëse arrestohet.

“Dhe një arsye e fort e Ilir Metës për dashurinë për protestat në Kirgistan.

 Ata kanë liruar nga burgu ndërkohë presidentin e akuzuar për korrupsion.

Kështu i ëndërron Presidenti protestuesit. Nëse arrestohet”- shkruan Baze teksa poston lajmin nga mediat ndërkombëtare.  (TemA)

1 komente në “Protestuesit lirojnë nga burgu presidentin e akuzuar për korrupsion, Mero Baze tallet me Metën: Një arsye e fortë e Ilirit për dashurinë për protestat në Kirgistan”

  1. The One says:

    Jam ne pritje se Cfare bluze do te veshe Ilir Muerda , ate te Celtic apo kirikistanit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje