Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Várhelyi, në konferencën e përbashkët me Kryeministri Edi Rama deklaroi se Bashkimi Europian e ka shumë seriozisht politikën e zgjerimit për Shqipërinë dhe se ka sjellë lajme të mira për të gjithë shqiptarët.
Në fjalën e tij ai theksoi se tashmë do kalohet tek segmenti i tretë, që ka të bëjë me planin ekonomik të investimeve, një plan që do të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e rajonit për të kapur ritmin e BE.Në katër ose 5 vitet e ardhshme Várhelyi tha se do të ndryshohet panorama e të gjithë Rajonit.
Më tej, ai deklaroi se testi i vërtetë për Shqipërinë janë zgjedhjet. Komisioneri tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.
Duke u ndalur tek investimet e BE-së, ai tha se plani fillestar është prej 9 miliardë euro dhe po diskutohet edhe për 20 miliardë euro të tjera.
Pjesë nga fjala e komisionerit:
Është kënaqësi që jam në Tiranë në fakt mikpritja ka qenë shumë e ngrohtë. Sapo erdha nga Kuvendi ku pata mundësinë të flisja në Kuvend ishte nder, tani pata mundësinë të flisja me Kryeministrin dhe kjo gjë për mua është nder.
Unë kam sjellë lajme të mira dhe shpresoj që qytetarët do ta shohin si të mirë. Ne kemi ardhur në fund të rinovimit të politikës tonë të zgjerimit.
Kur filluam punë si komision e bëmë të qartë e kemi me të vërtetë dhe do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe dëshirojmë të forcojmë punën po ashtu do ta bëjmë me politikën e zgjerimit sepse e kemi shumë seriozisht. Në fakt ne kemi mundur që të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave.
Kalojmë tek segmenti i tretë i kësaj pune të madhe dhe kjo ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Plani duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e Rajonit për të kapur ritmin e BE. Por patëm sfidën e Covidit kështu që ajo që bëmë ne ishte një në ndihmë të Ballkanit.
Ky është një plan që ne e kemi ndërtuar me vendet e Rajonit, jemi këtu t’ju dëgjojmë dhe ju kemi dëgjuar gjatë gjithë kohës, kemi biseduar me të gjitha vendet e Rajonit, na kanë ardhur idetë, që mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen e sa më shpejtë të rritjes ekonomike.
Kemi përpiluar të gjithë këtë paketë dhe e kemi projektuar duke pasur parasysh faktin që duam të kemi një ndikim madhon në Rajon. Ne mund të ndryshojmë panoramën e të gjithë Rajonit në 4, 5 vitet e ardhshme.
9 miliardë euro për këtë plan, po bashkëpunojmë me partnerët europian, edhe me 20 miliardë euro në garanci. Pra, po flasim për një projekt madhor, një plan që do të mund të fokusohet tek lëmet e ekonomisë dhe kemi parë se pjesët më të dobëta kanë të bëjnë më transportin, infrastrukturën.
Kur flasim për transportin, rrugët që të mund të lidhin me Rajonin dhe vendet me njëra tjetrin. Po përpiqemi të punojmë për këto projekte. Në 4 ose 5 vitet panorama e Rajonit do të jetë ndryshe. Jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë.
Kemi një potencial të madh në Shqipëri, Shqipëria do të jap furnizimin e gazit në të gjithë Rajonin, kryeministri është i gatshëm. Në Shqipëri jemi të gatshëm të sjellim në
Jemi të gatshëm të flasim për korridoret blu, për gazsjellësin, jemi të gatshëm të për 2 hidrocentralin në vend. Të gjitha këto janë projekte madhore, investimi, që do të sjellin një ndryshim të madh që do të ndryshojnë klimën e investimeve në vend. Duam që klima e biznesit të jetë e garantuar, duam një gjyqësor të pavarur. Po ashtu, duhet investuar në kapitalin njerëzor,arsimimi dhe edukimi është kyç, jemi të gatshëm të krijojmë një program që të kemi aftësitë e duhura për brezin e të rinjve, aftësi për të cilat ka nevojë ekonomia, ne do të duhet të kalojmë sfidën e vetme të këtij rajoni që është largimi i trurit.
Ne përgëzuam kryeministrin për arritjet. Ka ende sfida, si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. Vettingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet do jenë testi
Kohët e fundit po shohim një historik, për ato operacionit madhore dhe po ashtu shohim se ka lëvizje në Gjykatën Kushtetuese, duhet të shikojmë që gjyqtarët e kushtetueses të jenë në punë dhe të bëjnë punën.
jepjani ilir mutit ti menaxhoj
ai eshte per kete pune
Ke lajm te mire : “Cekun e bardhe”?
=
2025 hyn Mali Zi, Serbia, Koqova , Bosnia, Maqedonia dhe me ne fund Albanistani, lol!
Te fundit ne Evrope, te fundit ne Ballkan..albanistonezet pellazgi….lol!
ma bllokuat komentin , o zagart e Meros….neser ne mengjez apo kur ta zhdukni kete lajm mashtim dhe fake news per shqiptaret do ma botoni
Prandaj duhet te votohet RAMA
QE te behet pune
Po emori LIKE FLOLIRI MONA Basha Berisha te gjitha parat shkuan ne xhepat e tyre
VOTEN per RAMEN eshte VOT per POPULLIN
Kete RADHE vota duhet menduar mire
ROFT SHQIPERIA pa BANDIT
O cna beri gropen ky me kte fjaline e fundit. “Zgjedhjet do jene testi”. Tani sdo ngelet kinez rus serb grek pa na bo corap vendin ne prill.
Po çfarë lajme të mira nga BE-ja , kur në Ballkan ajo operon me teorinë e leshit ‘ tërhiq e mos e këput’.
Donald Trump ua tha, që po nuk ndërhytë partia komuniste e Kinës do tju vijë në derë duke blerë Ballkanin, do tjua vëri kufirin te thana e do ju mari frymën.
Dhe ju me vrap oburra ‘kemi lajme të mira’??
Nuk bëhet Ballkani Perëndimor (BP) as me 9 dhe me as 29 miliardë euro. I lënë pas dore që nga fillimi i kohës, i djegur nga komunizmi, luftërat dhe konfliktet, krimi dhe korrupsioni BP ka nevojë të shikojë dritë shprese në fund të tunelit.
Duhen investuar me qindra miliarda euro që Ballkani Perëndimor të përafrohet me standartet perëndimore. Nuk janë hiçgjë kur mendon se gjithë këto para do tu kthehen europianëve në një mënyrë a një tjetër, që nga krahu punëtor, energjia , turizmi, minierat , industria, bujqësia, gazësjellësat etj etj .
Nuk janë asgjë për 7 shtete 200 miliardë apo 300 miliardë euro, ndërkohë që Greqia Jo vetëm që ju gënjente për dhjetra vite me radhë se nuk i arrinte kurrë buxhetet e fuste një po merte 10 nga buxheti i përbashkët , por aty nga fundi ju’ hodhi sirrën’ e ju zhvati 500 miliardë euro.
As keni për ti parë më ato lekë dhe bëni gati ca të tjera.
Z. Komisioner sa nga kjo ndihme eshte pjesa qe i bie Shqiperise, pasi gjithnje llokma e madhe i ka rene Serbise dhe therrimet ne dhe Kosoves.
Kemi 30 vjet qe degjojme te njejten daulle …. ne vend te lajmeve te ” mira ” per shqiptaret , sill gruan …çoç do i mesojne shqiptaret …