Habia e Edi Ramës me udhëheqësin e Ku Klux Klanit të Serbisë

8 Tetor 2020, 08:28Politika TEMA

Nga Berat Buzhala

Vulini është një monstrum politik dhe njerëzor. Ai e ka vetëm një të mirë, është transparent. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë i thotë gjërat ashtu siç i mendon, për dallim prej presidentit Vuçiç. Vulini është më të vjetrën. I quan shqiptarët me terma pezhorativë, ashtu siç na quanin në “kohët e mira të vjetra” Shesheli, Millosheviqi, Arkani, Qosiqi, e shumë e shumë të tjerë të asaj plejade. Ne ishim zezakët e tyre. Këtë Edi Rama nuk e ka ditur.

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë ishte habitur kur kishte mësuar se si një ministër i Qeverisë së Serbisë, në faqën zyrtare të ministrisë së tij, po i quante shqiptarët “shiptari”, kurse për vetë Ramën i kishte rezervuar edhe disa cilësime estetike. Është fjala për ministrin e mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulinin.

Ndërsa derisa Rama po habitej me Vulinin, unë po habitesha me Ramën. Si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë, pas shtatë vitesh në krye të shtetit shqiptar, duke i pasur afër vetes të gjitha informatat e shërbimeve sekrete të shtetit, duke i pasur para vetes të gjithë librat e mundshëm të historisë, por edhe të ditëve tona, edhe më tutje është kaq naiv në raport me Serbinë? Rama dëshironte të besonte se ajo çfarë Vulin kishte thënë për të dhe për shqiptarët ishte një meme (miim) e jo një postim serioz.

Pra, kryeministri i Shqipërisë, e ndoshta edhe të gjitha shërbimet sekrete shqiptare, për vetë faktin që u habitën kaq shumë, lënë të kuptohet se për Vulinin dinë më pak se sa secili shitës në tregun e gjelbër në Kosovë. Sikur bota të kishte qënë vetëm pak më ndryshe, sikur të mos kishte ekzistuar NATO, BE dhe SHBA, Aleksandar Vulin, i shoqëruar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë serbe, fare lehtë do të mund të kishte qënë një udhëheqës i Ku Klux Klanit. Vulini është një monstrum politik, por edhe njerëzor. Ai e ka vetëm një të mirë, është transparent.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë i thotë gjërat ashtu siç i mendon, për dallim prej presidentit Vuçiç. Vulini është me të vjetrën. I quan shqiptarët me terma pezhorativë, ashtu siç në “kohët e mira të vjetra” na quanin Shesheli, Millosheviqi, Arkani, Qosiqi e shumë e shumë të tjerë të asaj plejade. Ne për këta njerëz ishim zezakë. Ishim qenie inferiore, të padenja edhe për t’u ulur së bashku në autobus, për t’u shkolluar së bashku, për të jetuar së bashku. Ne, për këta njerëz, për njerëzit si Vulini, para të cilit në mënyrë të turpshme po i mbyllin sytë ambasadorët e BE’së, ishim të denjë vetëm për të çarë dru për banorët e Beogradit.

Fatkeqësisht, derisa i gjithë rajoni i Ballkanit ka bërë hapa përpara drejt tolerancës ndëretnike, të vetmit serbët kanë mbetur aty ku kanë qënë tash e 100 vjet, a tash e 200 vjet, a tash e 1000 vjet. Në politikën e Serbisë, në mediat e Serbisë, nuk ka ndryshuar asgjë. Është tepër e çuditshme qysh Edi Rama për këto shtatë vjet në krye të shtetit shqiptar nuk e ka kuptuar një gjë të tillë.

Ai madje dukej që ishte i bindur se i ka mbetur edhe shumë pak punë për ta shndërruar Vuçiqin dhe nxënësit e tij në paqeberës të këtij rajoni. Po bënin plane të mëdha së bashku, qysh shqiptarët dhe serbët duhet të ndjeknin rrugën e francezëve dhe të gjermanëve. Po këndonin së bashku (ka video) në Beograd pas takimeve të frytshme. Kalinka – Malinka ishte shndërruar në himn të takimeve, të interpretuar nga ylli i muzikës popullore serbe Ivica Daçiq, edhe ky një nxënës i devotshëm i Sllobodan Millosheviqit, që gjithashtu fare lehtë do të mund të kishte qënë themelues i KKK’së.

Prandaj, është e pafalshme qysh Rama, dhe rrethi i tij, kanë shpresuar, kanë bërë plane të mëdha, që së bashku me klasën aktuale politike në Serbi do ta ndërtojnë një të ardhme të ndritshme për të gjithë popujt e këtij rajoni. Ai sot po i ndien pasojat e politikave të tij të mëhershme. I befasuar po e pyet Vuçiçin në Twitter për zhvillimet e fundit në raportet shqiptaro – serbe, duke dashur të besojë se ai nuk po e di se çfarë po bën ministri i tij.

Gjëja më e bukur e gjithë kësaj budallakie, por që flet shumë për mentalitetin serb, ishte kur Vulini deklaroi se “nuk janë të gjithë shqiptarët e pandershëm”. Ai si burrë të mirë, si shqiptar të ndershëm, e veçoi Esat Pashë Toptanin. Kjo flet më shumë se çdo gjë tjetër. U pa se ai dhe Vuçiçi kanë qënë të gatshëm që Esat Pashës t’ia bëjnë edhe një shok, Edi Ramën.

Unë nuk besoj se Edi Rama bën pjesë në një ligë me Esad Pashën, mirëpo unë besoj se Rama e ka mbivlerësuar talentin e vet për të bërë politikë të madhe.

Një akrep, që nuk dinte not, e kishte pyetur bretkosën nëse do të mund ta bartte në shpinën e saj matanë lumit. Bretkosa kishte hezituar, duke u frikësuar se në një moment gjatë rrugës atë do ta thumbonte akrepi, por ky i fundit e kishte siguruar se një gjë e tillë do të ishte naive të mendohej, sepse pastaj do të mbyteshin që të dy në fund të lumit. Bretkosa e kishte konsideruar këtë argumentim të akrepit si të pranueshëm dhe ishte pajtuar që ta kalonin lumin së bashku. Diku nga mesi i lumit akrepi vendosi që megjithatë ta thumbojë bretkosën, duke u mbytur kështu që të dy. Në botën tjetër, të dy tashmë të vdekur, bretkosa e kishte pyetur akrepin se përse e kishte bërë një gjë të tillë, duke i ditur pasojat, duke e ditur se edhe ai do të fundosej. “S’kisha çfarë të bëja. Është në natyrën time”.

Në raport me shqiptarët, kjo është, kjo ka qënë dhe për një kohë kjo do të jëtë politika serbe. Është thjesht në natyrën e tyre. Duke qenë shërbëtor i Sllobodan Millosheviqit, duke e ditur se problem kryesor për integrim në Bashkimin Evropian i ka shqiptarët e Kosovës, Vuçiçi kishte nevojë për shpinën e Edi Ramës. Sigurisht që në një moment të caktuar do ta thumbonte.

16 komente në “Habia e Edi Ramës me udhëheqësin e Ku Klux Klanit të Serbisë”

  1. Mal Cori says:

    Ehe, Berat, nuk ta lejon truri jot i trashe, qe ta kuptosh Ramen ne ironine dhe sarkazmen e tij.
    Nuk e ke ate fat, i Berat….

    1. ben says:

      Mal Cori-Nuk jam mbeshtetes i Berat Buzhales, bile disa here me duket vullgar ne luften non-sens qe i ben Edi Rames ne favor te Lul Bashes e Berishes, por kesaj rradhe duhet ta pranoj se ka shkruar dicka qe e kalon te verteten. Nuk e di aresyen se perse ka arritur ne kete konkluzion si ajo qe shkruan ketu, por pamvaresisht kesaj, fakti mbetet fakt se serbet kane qene dhe do jene kunder nesh. Gjuha e moderuar e Vucicit ka nje aresye qe lidhet me nevojen e Serbise qe te behet pjese e BE-se, ne rradhe te pare qe te kushtezoje hyrjen e Shqiperise dhe me vone edhe te Kosoves ne kete union, duke perfituar leshime qe mendon se keto dy vende do ti bejne Serbise kur te kene nevoje per voten e saj per anetaresim ne BE.
      Nga ana tjeter, nuk e besoj se Rama eshte aq naiv sa te mos e kuptoje se serbet kane mbetur ato qe kane qene, por keshtu ja do puna, pasi teze Merkeli do ti terhiqte veshin nese do vepronte ndryshe. Aq e vertete eshte kjo sa qe vete historia e 30 vjeteve te fundit kur Shqiperise i vihen kushte pas kushtesh per te hapur negociatat per anetaresim, ndersa Serbine e lusin cdo dite qe te anetaresohet ne BE pa plotesuar asnje kusht te vetem. Hipokrizia e BE-se eshte aq e madhe sa duhet me qene teper idjot qe te mos e marresh vesh kur shikon standarte te ndryshme qe aplikohen ndaj nesh ne raport me te tjeret qe desherojne te behen pjese e BE-se. E vetmja rruge qe ta bejme Europen qe te na degjoje eshte deklarimi boterisht se Shqiperia nuk ka me deshire qe te behet pjese e nje unioni qe e persekuton me kushte qe nuk u jane vene vendeve te tjera kandidate. Vetem atehere do shikoni se si do ndryshoje qendrimi i BE-se karshi vendit tone.

  2. Kapterri says:

    Rama si ato që duhet të mor shiptar. Ju kujtoni se keni monopolin e dijes mor druvarët e serbisë. Ju nuk mereni vesh me njëri tjetrin mor pallavesh. Prandaj jua fut serbi kur të dojë.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Po ne Shqiperi po merren vesh me njeri tjetrin? Kosoves po ja fut Serbi, po Shqiperise po ja fut greku, serbi, turku.

  3. Berti says:

    Edi Rana i fi dhe i ka ditur peroara teje te gjithe bemat e serbeve ot ti katunar tendencioz. Edhe miz u kruaj ne Edin se nuk i prish pune fare. Ja mbraoa gjithe Shqiperine… shiko punet e Kosoves me mire.

  4. cubi.matjan says:

    Shkrim I drejte, me vend, por kopil – pa emer dhe pa mbiemer te prindit ?!?!!?.

  5. Taipi says:

    Nje kryeminister ka nje detyrim ne menyren si duhet te komunikoj aq me teper per komunikimet nderkombetare Po ty te ka ardhur goja se ri shume afer PLAKUT MERE E LIKE FLORIRIT Por ata do perfundojne ne burge prandaj flasin si rugac ordiner

  6. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk e di. .por habitem me këtë shkrimin e Buzhales. .ka goditur në shënjë dhe me shumë llogjikë. .ndofta ngaqë jam ndikuar negativisht nga shumë persona këtu në forum që e akuzojnë Buzhalen dhe familjen e tij si agjent e shërbëtorë të sërbit. .ju militantët jeni njerëzit më të fëlliqur që për një kore bukë që ju hedh padroni juaj çorapekuq nuk hezitoni të akuzoni dhe hidhni baltë nga të gjitha drejtimet ..jeni katandisur si tfgs dhe ngelet këtu në forum duke lavdëruar don kishotin tuaj thua se populli nuk e njeh. .veprat janë ato që ngelen se fjalët i merr era kështu që janë të pavend fjalët tuaja në mardhëniet që edi rama krijoi me sërbinë. .ja këto janë frytet e punës së edit. .me bukur se e ka paraqitur Buzhala nuk ke çi thua. .

  7. Koti says:

    Ky është pallavesh, ha mut kot. I fut turinjtë në çdo hale. Yyyyyyyyyyy neveri.

  8. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Berat,me fal,po nuk te kuptoj .
    Qe artikulli jot te kuptohet nga lexuesi,duhet shqiperuar.
    Shiko mos gjen ndonje perkthyes,ka plot neper rruge.
    Elbasani ose Saranda,bejne perkthime pa leke.
    Ose me mire ,pyet Zhakun trim, meqe ai shprehet ne superlative,
    per kete pacavuren tende.
    Per te quajtur veten gazetar,eshte kerkes elementare zoterimi i gjuhes,
    dhe Berat Ura Vajgurore,me beso ,je vjete drite larg ketij realiteti.
    PS:Jo per te ofenduar,poooor ajo qe na bashkon eshte gjuha,
    dhe nekete drejtim nje gazetar duhet te japi nje shembull pozitiv.
    Ndryshe ja fusim njeri gozhdes,tjetri patkoit.
    Aaa,per pak harrova,beji te fala Lules,kunatit te Kunatit,
    qe na rekomandove para ca ditesh.

    1. joel shkodra says:

      Mire ky se eshte kosovar, dhe aty-ketu ka shprehje e forma kosovare, por shiko me mire shkrimet e gazetareve tane me me shume gabime gjuhesore.

  9. Nik says:

    Zhaku i pamposhtur akuzon tè gjith komentuesit militant,e ju zhaku pamposhtur nga pikvèshtrimi juaj jeni Buzhalist i PD sè?Kètu diskutohet politika e jashtme shqiptare por tè japi leksione buzhala se si do tè trajtojn (selfèt)sèrbèt?Unè besoj se ka njè platformè nga ministrija e jashtme pèr mardhèniet me sèrbin dhe unè si njè lexues gazete por edhe buzhala nuk jemi ekspert tè politikès sè jashtme.Mund tè shpreh vetèm kètè se; nqse ne si Kosovè dhe Shqipèri investojm nè ushtri, armatim ,anije luftarake,avion luftarak atèhere E,Rama do tè pèrdorte tjetèr gjuh me selfèt>>shèrbètorèt<< sepse kèshtu i quajn sèrbèt.Kur tè jemi armatosur mè sè miri atèhere ndryshojn raportet ,pra mè shumè se kaq çfar mund tè bèj,e,rama i cili pret edhe dritèn jeshile pèr tè hyr nè europè,apo tè ngrihen hollandezèt dhe ti thonè se veç reformès nè drejtèsi qè nuk e ke kryer po na hap probleme me sèrbin?Kosova dhe shqipèria nuk kanè aleatè siç kishin nè 1999 èn,gjeopolitika nga 100% qind prandaj mos e rruaj ti dhe Buzhala qè hedh vickla si ata krriçat e vegjèl.Sotè sèrbia ka faktorin pozitiv se janè mè tè zgjuar nga ne nè diplomaci kundrejt kosovès 1000 mij her,i ndihmon rusia dhe europa prandaj idioti Buzhala ti de kukuslani i sèrbève tallin fundin e shqipès me shqipot.Nqse dèshirojm t'ju japim reston selfève ju a dha dje Spartak Ngjela si dhe Kadareja nè vitet 1999 dhe 2000 duke i trajtur si paçavure sèrbèt nè shumè drejtime.

  10. Donika says:

    O Mero mos u merni anti shqiptarin te lutem.Ky eshte nje kerrrrme e ndyre. Te lutem o Mero,se kur ja boton ti I duket vetja shqiptar.

  11. pjeter says:

    Prite o Buzhale prite Saliun kur te te krekoset,si gyxon ti mor vesh derr,te vesh Ramen ne vend te tij? Pse per çfare ka punu ai gjith jeten,per tia cofur vendin e nderit Zografi?Fol me fakte o Buzhale per keto anet pertej Morines,se kush esht kandidati me i afert ti beje shoqeri Esatit.Ne momentin me te veshtire te Serbise Milosheviçjane,kush i eshte gjendur prane? Rama apo ai qe zotrote s’guxon ti permendesh emrin?ne momentin qe Kosoves i duhej ne krah nje shtet Shqiptar,kush i vuri zjarrin Shqiperise? Rama apo Saliu? Kush eshte ai Shqiptar qe ka guxuar qe ne mes te Beogradit, dhe madje edhe direkt ne menyre nderkombetare ne valet vizive,tu Thote Serbeve qe Kosova eshte realitet,dhe me pare e njef Serbia me mire eshte per te,kush ka guxuar?Kush i perpiloi listat fallco te D.Martit,Eama apo Mbesa e sllobodankes,dhe e bija e atij qe nuk ja permend kurre emrin.Tentimet tuaja ti faturoni Rames makinacione,e konspiracione tradhetie,per me shume ju klasifikon juve ata qe jeni,qe per inat te Rames,iç nuk ke keni problem,tia u pellasi mullixhiu,me gjith rrotele.

  12. Nafije fallxhorja says:

    Ky eshte loqja me veshe majmuni e hajdutit Meta.

  13. Bubuzheli says:

    Majmun Bukshkala prit edhe pak sa te mbaroje Kopeshti zoologjik se ka vend edhe per ty!Je i planifikuar e kam seriozisht!Nepermjet teje femijet qe do vizitojne kopeshtin zoologjik do te mesojne se nga e kane prejardhjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje