"Takohet skutave me viktimat e OFL", Meta i përgjigjet akuzave: I vetmi kriminel që kam takuar është Edi Rama

8 Tetor 2020, 21:39Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta në një intervistë tek ‘Opinion’ ka folur për dekalaratën që bëri kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, i cili tha se Presidenti takohet skutave me viktimat e OFL.

Ai është shprehur se kjo nuk është aspak e vërtetë pasi ai shoqërohet vazhdimisht nga Garda e Repulikës, ndër të tjera ka thënë se me të vetmin kriminel që takohet është Edi Rama.

“Pas 30 vitesh del një i marrë, ose disa të marrë. Unë nuk kam shqetësim se PD e LSI do humbasin në zgjedhje, por ka shqetësimin se nga Shqipëria po largohen shumë njerëz.

I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, për shkak të detyrës, është Edi Rama. Lëri përrallat që thotë ai. Unë jam President dhe ruhem.

Jam në Presidencë, jam te shtëpia ime tek Kodra e Diellit, te Pallati i Brigadave, te rezidenca në Durrës dhe maksimumi te shtëpia në Lalëz.

Rama gënjen. Ai ka ngritur murin e Rilindjes kundër integrimit evropian. Ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve, ndaj i mban listat e mbyllura.

Ai ta thotë kur të dojë se kë kam takuar unë, sepse ai gënjen”, u shpreh Meta.

Gazetari: Kush Rama?

Meta: Po

Meta: Po, mjafton të shikoni Shqipërinë në renditje për trafiqe, pastrim parash. I vetmi person që unë kam takuar me rekorde kriminale. Kush i futi në parlament të gjithë ata deputetë trafikantë droge e prostitutash.

Unë e kam vështirë të pi dhe një kafe se duhet të je mi ruajtur, më mbron Garda. Të gjithë shtëpitë e mia janë të ruajtura nga Garda, jo për mua, po për siguri kombëtare.

5 komente në ““Takohet skutave me viktimat e OFL”, Meta i përgjigjet akuzave: I vetmi kriminel që kam takuar është Edi Rama”

  1. altini says:

    Sa shtepi ka? Sa roje paguhen per kete m..

  2. kujdes says:

    Po kur pi vere me çim peken, une nuk e kam pare garden atje!

  3. Taipi says:

    BUDALL AI MUHABET KA NJE JAVE TANI NA THUAJ PERGJIGJEN E GJETE VETE APO TA THA TEDI

  4. MALOKU says:

    po balilin sa here ne jave e ke takuar ne burg hajdut

  5. Agim says:

    Ky do ti ysh dor me dru pre shkoder thot rruajn shtepit jo shtepin te lumt zbrite nga vendi ku pulat han gur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje