Vrasja e të rinjve në Vrith, Artan Hoxha: Shpresoj mos të ketë më viktima, s’i ndalojmë dot paratë e “pista” të blejnë mandate deputetësh

8 Tetor 2020, 21:12Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar gjetjen e kufomave të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt në Vrith të Malësisë së Madhe.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Hoxha shkruan se me trupat e pajetë u vërtetua teza e tij për ngjarjes, se të rinjtë ishin ekzektuar për konflikte kanabisi.

Më tej, gazetari uron që ky vit të mos shkaktojë më viktima të tjera.

“Ja pra që paska patur edhe krisma, edhe viktima, edhe parcela me kanabis, edhe kanabis te grabitur, edhe polici që nuk gjente dot jo vetëm parcelat me kanabis, por as kufomat e narkokulturës..

Policisë iu deshën 5 ditë për të provuar atë që e kam shkruar që të dielën e kaluar.

Dhe sigurisht, ajo puna e “motivit të dobët” qe “rrodhi” nga burime policore, një ditë pasi publikova lajmin, besoj tashmë është e qartë…

Motivi i krimit paska qenë me “aromë dehëse” dhe “parcela të shëndosha”…

Ngushëllime familjarëve, për jetët e humbura të dy djemve të rinj…

Uroj që kanabisi i këtij viti para zgjedhor, të mos shkaktojë më viktima njerëzore.

Edhe pse nuk do t’i ndalojmë dot paratë e narkotrafikut, të blejnë mandate deputetësh për parlamentin e ardhshëm…,”-shkruan gazetari Hoxha.

Dy kufomat e të rinjve janë gjendur të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzekutori i dy të rinjve.

Dyshohet se ai fshihet në shpellat e zonës malore por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar në Mal të Zi. Familja e tij nga frika e hakmarrjes është ngujuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje