COVID-19 në Bruksel, izolohet presidenti i Parlamentit Europian

9 Tetor 2020, 09:10Bota TEMA

Pallatet e institucioneve europiane nuk i shpëtojnë valës së dytë të përhapjes të koronavirusit në kontinent, duke prekur edhe figurat më të rëndësishme.

Presidenti i Parlamentit Europian, italiani David Sassoli, gjendet në izolim pasi një bashkëpunëtor i afërt ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

“Kam qenë në kontakt me një bashkëpunëtorin tim që rezultoi pozitiv. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkruan vetë Sassoli.

Sipas disa burimesh, presidenti i Parlamentit Europian ka kryer një tampon që ka rezultuar negativ, por sipas ligjit belg duhet të izolohet gjithsesi për një javë, deri në dhjetë ditë.

Ish-gazetari i njohur italian ka hyrë në detyrën prestigjioze europiane në korrikun e vitit të kaluar.

1 komente në “COVID-19 në Bruksel, izolohet presidenti i Parlamentit Europian”

  1. nje shqiptar ne Itali says:

    Auguri Davide , respekte per ju si njeri , politikan e mik i mire i shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje