Ish ministri i LSI kopjon Metën: SHBA djallosi vettingun, gjykatat dhe sistemin e drejtësisë në vendin tonë. S'kemi nevojë për Republikën e ambasadorëve

9 Tetor 2020, 11:09Politika TEMA

Pas mesazhit të fortë të Ambasadës Amerikane për të vazhduar me profesionalizëm dhe përkushtim procesin e vettingut, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se vettingu është selektiv dhe sfidon SHBA për këtë proces, teksa nuk kursen edhe akuzat.

Postimi i plotë i Manjanit:

==========

Tani ose nuk kanë parë gjë dhe deklarata është e gënjeshtërt, ose deklarata është e vërtetë dhe SHBA nëpërmjet ambasadës së saj, djallosi vettingun, gjykatat e sistemin drejtësisë në këtë vend.

Pyetja që kërkon përgjigje është:

Nëse pavarësisht këtij konstatimi SHBA janë “të lumtura” me këtë vetting selektiv, atëherë o nuk e paskemi njohur SHBA, ose kjo e fundit keqpërfaqësohet në këtë pjesë të botës.

Kemi nevojë për Republikën e Shqipërisë jo për Republikën e ambasadorëve.

4 komente në “Ish ministri i LSI kopjon Metën: SHBA djallosi vettingun, gjykatat dhe sistemin e drejtësisë në vendin tonë. S’kemi nevojë për Republikën e ambasadorëve”

  1. nkolla says:

    Sigurisht qe lesh e lija duk ka nevoje per shtet e drejtesi pasi ben vete ate duke vjedhur e shkaterruar vendin. Shihe se cfare eshte bere ne AKBN, ku deri tani vetem sa eshte gervishtur cipa, te thellohet prokuroria e ta shofim se cfare eshte bere ne fakt. Aty jane pensionet dhe pagat tona te munguara ore zoti km.

  2. pal gjoka says:

    Ket Ylli Manjanin do ishte mire te kontrollohej per periudhen kur ka qene Minister i Drejtesise.Gjate kesaj kohe ka dhene mbi 300 licensa per notere te cilet jane pa shkolle dhe pa aftesi.Keto licensa i ka dhene kundrejt pageses prej 100 000 deri ne 200 000 Euro per cope.Pra me ketolicensa ka marre mni 30 milion Euro.Ministrja e Drejtesise duhet ti shohe te gjitha ketolicensa te dhena ne kohen e ketij.

    1. NAIMI says:

      SHOKU PAL, AQ NOTERE KA GJITHE TIRANA, SHQIPERIA MAX 700. LEXOJENI ARTIKULLIN, NUK KEMI NEVOJE PER BIOGRAFINE E ARTIKULLSHKRUESIT. FATKEQESISHT NUK I BIE FJALE NE TOKE.

  3. Patriot says:

    BKH…tik tak tik tak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje