Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për armëpushim në rajonin e Nagorno-Karabakut duke nisur që nga 10 tetori 2020.
Lajmin e shumëpritur Lavrov e shpalli pas një takimi të zgjatur rreth 10 orë me ministrat e jashtëm të dy vendeve në luftë, armeni Zohrab Mnatsakanyan dhe azerbajxhanasi Jeyhun Bayramov, që gjithsesi preferuan të mos komentonin vendimin e përbashkët.
“Republika e Azerbajxhanit, Republika e Armenisë me ndërmjetësimin e bashkëkryetarëve të Grupit të Minskut të OSBE-së, në bazë të parimeve bazë të negociimit, nisin neogciata thelbësore me synim arritjen e një zgjidhjeje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Lavrov.
Sipas ministrit rus termat teknikë do të arrihen në mënyrë të ndarë, ndërkohë që palët kanë rënë dakord të ndalin luftimet, të shkëmbejnë të burgosurit dhe trupat e viktimave.
Nuk dihet si do të jetë ecuria e këtij konflikti që u ndërpre në vitin 1994 pas disa vitesh lufte për një rajon malor në territorin e Azerbajxhanit, por që ka kryesisht popullsi armene.
Sipas burimeve lokale, rreth 400 persona kanë gjetur vdekjen në dyluftimet e ditëve të fundit, mes tyre edhe dhjetëra civilë. Armëpushimi i papritur me ndërmjetësimin e Lavrov do të ishte një fitore e rëndësishme diplomatike edhe për Rusinë e Vladimir Putin.
Armepushim sa ti shesin ca armatime Armenise dhe fillon prape avazi