Rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese dhe i kërkon qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.
Deklarata e Barrington u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes.
Letra e hapur e përpiluar nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona.
Por, zyra e kryeministrisë insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.
Ajo argumenton se nuk ka prova se kjo gjë do të mbronte njerëzit e rrezikuar apo nëse imuniteti i tufës do të zhvillohej.
Koncepti i imunitetit të tufës u përmend, në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese, por u tërhoq shumë shpejt pas reagimit të disa kritikëve.
Doktor Bhattacharya i Stanford nje nga kryesoret e dokumentit e ka studiuar dhe pershkruar shume mire situaten. Vdekshmeria eshte diku tek 3 per 1000. Moshat e vjetra te izolohen. Te tjeret te vazhdojne jeten. Nese te rinjte e kalojne ata nuk e perhapin me dhe loja mbyllet. Nese imuniteti natyral zhduket pas 3-4 muajsh as vaksina nuk te shpeton dot sepse edhe imuniteti qe krijon vaksina do te zhduket per 3-4 muaj. Imuniteti natyral eshte me mire sesa ai i fituar nga vaksina qe ka shume komponente te tjera. Mbyllja vetem shkaterron ekonomine nuk zhduk virusin. Problemi eshte qe idiotet kane kapur institucionet mjekesore duan fonde dhe politikanet duan te rizgjidhen. Ne USA Covidi eshte e vetmja shprese qe demokratet kan per te rrezuar Trump. Sic tha preversja perkrahesja e flakte e demokrateve artistja Jane Fonda “Covid eshte dhurate nga zoti per fitoren e demokrateve”. Duroni deri ne 3 Nentor. Kushdo qe te fitoje do ta hapi se ska rruge tjeter vec imunitetit te tufes. Mesa duket Suedia ka pas te drejte.